Ambasadori Qirko akreditohet në Irlandë

Ambasadori Qirjako Qirko paraqiti në datën 8 shkurt 2018 Letër Kredencialet Presidentit të Irlandës z. Michael Higgins. Në takimin që Ambasadori zhvilloi me këtë rast me Presidentin Higgins ai informoi lidhur me zhvillimet kushtetuese dhe ligjore në vend, reformën në drejtësi, rolin e Shqipërisë në drejtim të paqes e stabilitetit të Ballkanit Perëndimor (BP), si dhe rolin e vendit tonë në çështjet e sigurisë rajonale e globale.
 
Presidenti Higgins vlerësoi rolin konstruktiv që Shqipëria luan në rajonin e Ballkanit Perëndimor duke e konsideruar atë si një faktor kyç për stabilitetin e këtij rajoni. Duke folur për objektivin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të BP në BE, Presidenti Higgins theksoi se gjithmonë do t’i mbështesë këto vende pasi Irlanda e kupton shumë mirë fuqinë transformuese që ka anëtarësimi në BE.
 
Ambasadori zhvilloi një sërë takimesh në Ministrinë e Jashtme dhe të Tregtisë se Irlandës, gjatë të cilave u konfirmua vlerësimi i palës irlandeze për politikën rajonale të vendit tonë si faktor i rëndësishëm stabiliteti, si dhe mbështetja e pakushtëzuar për vendin tonë lidhur me fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Në këtë takime u evidentua nevoja për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve, veçanërisht në fushën e turizmit. Në takimet e realizuara dhe për të gjitha kërkesat e parashtruara nga Ambasadori Qirko, ai konstatoi qasjen pozitive që pala irlandeze kishte ndaj vendit tonë.
 

Adresa

Ambasada Shqiptare
33 St. George\'s Drive,
London SW1V 4DG

Tel / Fax

Tel: +44(0) 20 7828 8897
Fax.+44 (0) 77 8562 8137
Emergency call:
+44 (0) 75 18662630

E-MAIL

embassy.london@mfa.gov.al
consular.london@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Shërbimi Konsullor:
E hënë, E mërkurë
09:00-14:00
Pasaportat: E marte, E Enjte 09:00-12:00