Ambasadori Qirko adreson Dhomën e Lordëve të Parlamentit britanik

Me ftesë të Komitetit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Dhomën e Lordëve të Parlamentit britanik, në datën 13.09.2017, Ambasadori i RSh-së në Britaninë e Madhe Z.Qirko adresoi në seancën dëgjimore mbi: ‘Beyond Brexit, The UK and the Balkans’. Gjatë zhvillimit të seancës, anëtarët e Komitetit shprehën interes të  njiheshin me: rolin e Mbretërisë së Bashkuar në një qasje më efektive ndaj zhvillimeve politike dhe ekonomike në Shqipëri, masat e ndërmarra nga qeveria shqiptare në drejtim të luftës kundër korrupsionit; peshën e turizmit në ekonominë shqiptare, pozicionin e Shqipërisë lidhur me dialogun Kosovë - Serbi dhe çfarë roli mund të luajë MB në këtë drejtim; perceptimin e popullit shqiptar mbi integrimin evropian të vendit, qasja e vendeve anëtare të BE-së lidhur me këtë çështje; mbi kontributin e MB pas Brexit në Shqipëri dhe vlerësimi i këtij kontributi; rolin e SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor dhe qasja e administratës Tramp ndaj rajonit.  
 
Në përgjigje të interesimit së Komitetit, Ambasadori Qirko nënvizoi se niveli i shkëmbimeve ekonomike midis dy vendeve tona nuk është në nivelin e  pritshmërive dhe mundësive që aktualisht ekzistojnë, dhe se në këtë këndvështrim forcimi i rolit të diplomacisë ekonomike dhe promovimi i potencialeve ekonomike të Shqipërisë janë ndër objektivat kryesore të Ambasadës shqiptare në BM.
 
Lidhur me luftën kundër korrupsionit, u informua me sistemin e masave të ndërmarra nga qeveria vitet e fundit në këtë drejtim, duke u ndalur veçanërisht në luftën kundër korrupsionit në sistemin e drejtësisë.
 
Ambasadori Qirko, pasqyroi qëndrimin e qeverisë shqiptare për disa nga zhvillimet më të rëndësishmë në Ballkanin Perëndimor, si dhe dëshmoi për angazhimin dhe rolin e saj kontribues në drejtim të paqes e stabilitetit të rajonit. Po ashtu, ai   informoi pjesmarrësit mbi pozicionin e qeverisë shqiptare ndaj dialogut Kosovë - Serbi, si dhe nevojën e një qasje realiste të Serbisë në këtë proces.
 
Përsa i përket integrimt evropian të vendit, u evidentua mbi mbështetjen e gjerë që gjen në Shqipëri ky objektiv, si një gur themeli në politikën tonë të jashtme.
 
Ndërsa, lidhur me rolin e SHBA-ve në rajon dhe angazhimin e administratës Tramp, Ambasadori vuri në dukje mbështetjen dhe simpatinë që gëzon politika amerikane në Shqipëri dhe në disa vende të rajonit. Në vijim, u evidentua roli përcaktues që kjo politikë ka patur në 20 vitet e fundit në drejtim të stabilitetit të rajonit, si dhe interesi i administratës Tramp në drejtim të integrimit euroatlantik të këtyre vendeve, apo kontributin e kësaj administrate në drejtim të zgjidhjes së krizave politike në disa prej tyre.
 
Për më shumë detaje, mund të aksesoni regjistrimin video të seancës së pyetjeve, në linkun si vijon:
http://www.parliamentlive.tv/Event/Index/17b3dcc6-c0be-40ea-ae3f-b1b3fc5c005b

Adresa

Ambasada Shqiptare
33 St. George\'s Drive,
London SW1V 4DG

Tel / Fax

Tel: +44(0) 20 7828 8897
Fax.+44 (0) 77 8562 8137
Emergency call:
+44 (0) 75 18662630

E-MAIL

embassy.london@mfa.gov.al
consular.london@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Shërbimi Konsullor:
E hënë, E mërkurë
09:00-14:00
Pasaportat: E marte, E Enjte 09:00-12:00