Ambasada shqiptare në Londër pret sipërmarrësit e rinj nga Shqipëria

Në ambientet e Ambasadës së RSH-së në Londër u mbajt një takim me një grup sipërmarrësish të rinj start- up nga Shqipëria në fushën e teknologjisë dhe inovacionit, të cilët zhvilluan njëvizitë në Londër në kuadër të projektit UK-Albania tech hub. Ky është një projekt pilot, i cili organizohet nga Ambasada britanike në Tiranë dhe British Council, me qëllim ofrimin e ndihmës ndaj bizneseve të reja në marrjen e eksperiencës së duhur.   
 
Ambasadori Qirko falenderoi Ambasadën britanike dhe British Council që ofroi këtë projekt të vlefshëm për bizneset e reja shqiptare, në mënyrë që ata të mund të përfitojnë nga ekspertiza britanike. Ai theksoi rëndësinë e vizitave të tilla, të cilat ofrojnë vendosjen e kontakteve dhe bashkëpunimin e mundshëm me bizneset dhe kompanitë britanike në të ardhmen. Më tej, Ambasadori Qirko u shpreh se duke qenë se Shqipëria ofron potenciale të mëdha ekonomike dhe njerëzore, në fokusin e punës sonë do të vazhdojë të mbetet parësor objektivi për intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike me BM. 

Adresa

Ambasada Shqiptare
33 St. George\'s Drive,
London SW1V 4DG

Tel / Fax

Tel: +44(0) 20 7828 8897
Fax.+44 (0) 77 8562 8137
Emergency call:
+44 (0) 75 18662630

E-MAIL

embassy.london@mfa.gov.al
consular.london@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Shërbimi Konsullor:
E hënë, E mërkurë
09:00-14:00
Pasaportat: E marte, E Enjte 09:00-12:00