Ambasada në Londër prezanton E-Konsullata dhe informon mbi Samitin e Diasporës

Në datë 23 shtator 2016 në ambientet e Ambasadës së RSH në Londër u zhvillua një takim i gjerë me përfaqësues të shoqatave dhe veprimtarë të shquar të komunitetit shqiptar në Britaninë e Madhe.
 
Gjatë takimit Ambasadori Qirko prezantoi para të pranishmeve vizionin e Ambasadës për të punuar së bashku dhe për të qenë sa më të lidhur dhe pranë nevojave të njëri tjetrit. Të pranishmit ndanë eksperiencat e tyre të kaluara të bashkëpunimit me Ambasadën dhe vlerësuan shumë përpjekjet aktuale të të gjithë stafit të Ambasadës për të mbajtur afër dhe për të ndihmuar komunitetin shqiptar.
 
Në këtë kuadër Ambasadori Qirko informoi të pranishmit lidhur me organizmin në Tiranë në datat 18-20 nëntor 2016 të Samitit të Diasporës, si aktiviteti i parë i këtij lloji dhe me një natyrë gjithëpërfshirëse, ku secili anëtar i diasporës shqiptare është i ftuar të marrë pjesë dhe të kontribuojë për krijimin e një lidhjeje të qëndrueshme midis Shqipërisë dhe diasporës.
 
Më tej u informuan të pranishmit me anën e një prezantimi në Power Point mbi aplikacionin E-konsullata, i cili u ofron atyre lehtësi në marrjen e shërbimeve konsullore, si dhe shërben si një portë e drejtpërdrejtë komunikimi me MPJ kudo që ata ndodhen.
 
Gjatë takimit të pranishmit morën përgjigje rreth pyetjeve të tyre mbi organizmin e Samitit dhe lidhur me funksionimin e aplikacionit E-konsullata.
 
Në fund të takimit gjatë koktejit të pranishmit vazhduan të shkëmbenin idetë e tyre me stafin e ambasadës lidhur me mundësitë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dhe forcimit të lidhjeve mes Ambasadës dhe komunitetit shqiptar në Britaninë e Madhe.

Adresa

Ambasada Shqiptare
33 St. George\'s Drive,
London SW1V 4DG

Tel / Fax

Tel: +44(0) 20 7828 8897
Fax.+44 (0) 77 8562 8137
Emergency call:
+44 (0) 75 18662630

E-MAIL

embassy.london@mfa.gov.al
consular.london@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Shërbimi Konsullor:
E hënë, E mërkurë
09:00-14:00
Pasaportat: E marte, E Enjte 09:00-12:00