Aktiviteti i Dhomave Britanike të Tregtisë në Westminster House

 
Aktiviteti i Vjeshtës së Dhomave Britanike të Tregtisë (BCC) u mbajt në ambientet e Parlamentit britanik, në praninë e zyrtarëve të lartë të institucioneve, deputetëve, lordëve, si dhe një numri të madh përfaqësuesish të korporatave dhe bizneseve britanike. Drejtori i Përgjithshëm i BCC z. Adam Marshall, në fjalën e tij theksoi rolin dhe kontributin e dhomave të tregtisë në promovimin dhe fuqizimin e bizneseve britanike dhe komuniteteve lokale. Ai evidentoi se rezultatet jo frymëzuese pasqyrojnë faktin se pasiguria politike, luhatjet e monedhës, si dhe ecuria e procesit Brexit vijojnë të ndikojnë në perspektivat e rritjes së biznesit.
 
Ndërsa deputetja Margot James Ministre për Biznesin, Konsumatorët dhe Korporatat vlerësoi rolin e dhomave në angazhimin e tyre për zgjidhjen e problemeve të biznesit në bashkëpunim me pushtetin qendror.
 
Ambasadori Qirko, në kuadër të bisedave që zhvilloi me disa nga pjesëmarrësit në event si: z. Francis Martin - President i BCC, z. Adam Marshall-Drejtori i Përgjithshëm i BCC, deputetë dhe lordë, biznesmenë, si dhe me disa përfaqësues të mediave të rëndësishme në vend, prezantoi mundësitë, klimën dhe asetet që Shqipëria ofron për tërheqjen e investimeve të huaja.  

Adresa

Ambasada Shqiptare
33 St. George\'s Drive,
London SW1V 4DG

Tel / Fax

Tel: +44(0) 20 7828 8897
Fax.+44 (0) 77 8562 8137
Emergency call:
+44 (0) 75 18662630

E-MAIL

embassy.london@mfa.gov.al
consular.london@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Shërbimi Konsullor:
E hënë, E mërkurë
09:00-14:00
Pasaportat: E marte, E Enjte 09:00-12:00