Aktivitet me komunitetin shqiptar në Brighton

Shoqata ‘Shpresa Programme’ në bashkëpunim me Ambasadën tonë në Londër, zhvilluan në datën 22 tetor 2016, një aktivitet me komunitetin shqiptar në Brighton. Aktiviteti i quajtur ‘Albanian Festival in Brighton’ i pari i këtij lloji, kishte si qëllim krijimin e një ure mirëbesimi ndërmjet policisë dhe komunitetit shqiptar që jeton në këtë qytet. 
 
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe funksionarë të lartë zyrtarë të pushtetit lokal, si dhe drejtues të policisë. Kryetari i Bashkisë së qytetit të Brighton-it, z. Pete Westpremtoi intensifikimin e bashkëpunimit me komunitetin shqiptar me qëllim integrimin dhe sigurinë e tyre. Sipas tij, Brighton është qyteti ku mbështet harmoninë e të gjithë nacionaliteteve të ndryshme, i cili shquhet për respektimin e të drejtave të tyre dhe të gjithë komunitetet jetojnë në harmoni të plotë.
 
Ndërsa Ambasadori shqiptar, Z.Qirjako Qirko, në fjalën e tij shprehu se ndihej krenar për mirëintegrimin e komunitetit shqiptar në këtë qytet. Nën këtë aspekt ai nënvizoi se brezat e rinj tashmë janë studentë ekselent në Britani, gjë që reflekton punën dhe sakrificën e prindërve të tyre për t’u shkolluar dhe për t’u integruar në mënyrë sa më dinjitoze. Ndër të tjera, Ambasadori Qirko dha edhe një intervistë për kanalin lokal BBC1, ku deklaroi se media tashmë duhet të reflektojë edhe aspektet pozitive të jetës së shqiptarëve në Britani, dhe jo vetëm lajme më kontekst negativ që shpeshherë nuk janë në nivelet e duhura.

Adresa

Ambasada Shqiptare
33 St. George\'s Drive,
London SW1V 4DG

Tel / Fax

Tel: +44(0) 20 7828 8897
Fax.+44 (0) 77 8562 8137
Emergency call:
+44 (0) 75 18662630

E-MAIL

embassy.london@mfa.gov.al
consular.london@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Shërbimi Konsullor:
E hënë, E mërkurë
09:00-14:00
Pasaportat: E marte, E Enjte 09:00-12:00