Çelet Viti Mbarëkombëtar i Skënderbeut

Në datë 17 janar 2018, me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, Ambasada e Shqipërisë në Londër, së bashku me Ambasadën e Kosovës dhe veprimtarë të shquar të komunitetit shqiptar në Londër zhvilluan një ceremoni përkujtimore pranë bustit të tij të vendosur në një shesh të Londrës.
 
Gjatë ceremonisë u vendosën buqeta me lule pranë bustit të tij, si dhe u evokua vepra e këtij prijësi të shquar. Gjithashtu, në mbrëmje në mjediset e Ambasadës së Shqipërisë në Londër u shfaq filmi "Skënderbeu" i restauruar dhe me titra në gjuhën angleze, ku të pranishmit risollën në kujtesën e tyre momente të rëndësishme historike të Shqipërisë së asaj kohe, si dhe vlerësuan realizimin artistik të këtij filmi.
 
Aktivitetet e mësipërme çelën Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut, gjatë të cilit janë parashikuar të zhvillohen një sërë aktivitetesh historiko-shkencore.

Adresa

Ambasada Shqiptare
33 St. George\'s Drive,
London SW1V 4DG

Tel / Fax

Tel: +44(0) 20 7828 8897
Fax.+44 (0) 77 8562 8137
Emergency call:
+44 (0) 75 18662630

E-MAIL

embassy.london@mfa.gov.al
consular.london@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Shërbimi Konsullor:
E hënë, E mërkurë
09:00-14:00
Pasaportat: E marte, E Enjte 09:00-12:00