Takim me Zevendesministrin e Puneve te Jashtme dhe Drejtorin e BE-se

Ambasadori Kastriot Robo u prit në një takim të veçantë nga Zevendesministri i Puneve te Jashtme dhe Drejtori BE-se, Ambasadori Faruk Kaymakçı. 

 

Gjatë këtij takimi u vlerësua ecuria pozitive dhe niveli i marredhenieve, si dhe predispozicionin per te punuar per ti çuar me tej keto marredhenie. 

 

Gjithashtu Ambasadori Robo falenderoi per ndihmen dhe mbeshtetjen e dhene nga Qeveria turke per tejkalimin e pasojave te termetit te 26 nentorit te vitit te kaluar, si dhe per mbeshtetjen e dhene per perballimin e pandemise se COVID-19. 

 

Së fundmi, duke u ndaluar njëkohësisht në ceshtje te marredhenieve dhe bashkepunimit dypalesh shqiptaro-turk, u vendosë theksi në përforcimin e këtij bashkëpunimi, finalizimin dhe nënshkrimin e marrëveshjeve midis dy vendeve tona, si dhe bashkëpunimin në organizatat ndërkombëtare.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Ebu Ziya Tevfik sok. No. 17,
Çankaya, Ankara

Tel / Fax

Tel. +90312 4416103
Fax.+ 90312 4416109
Nr. i emergjences : +90 549 561 19 85

E-MAIL

embassy.ankara@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00