Shqipëria merr kryesimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, OSBE 2020

Duke filluar nga data 1 Janari 2020, Shqipëria merr për herë të parë Kryesimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim ne Evropë (OSBE). Ajo do të jetë pjesë e Trojkës së Kryesive së Organizatës së bashku me Italinë dhe Sllovakinë, të cilat kanë qenë kryesuese respektivisht në vitet 2018 dhe 2019.
Shqipëria do të drejtojë OSBE-në e frymëzuar nga ndjenja e përgjegjësisë dhe e motivuar nga vendosmëria për të kontribuar në sigurinë, stabilitetin dhe demokratizimin e përgjithshëm të kontinentit.
Objektivat kryesore të Kryesisë Shqiptare, 2020

  • Shqipëria do të vijojë përpjekjet maksimale për parandalimin, menaxhimin dhe zgjidhjen e konflikteve në hapësirën e OSBE-së. Vëmendje të veçantë do të marrë kriza në Ukraine dhe vendet përreth saj, e cila mbetet sfidë për Europën.
  • Nga ana tjetër vendi ynë do të angazhohet për të promovuar mirëqeverisjen dhe parimet e antikorrupsionit në gjithë hapësirën që mbulon Organizata.
  • Shqipëria njëkohësisht do të adresojë përpjekjet e përbashkëta për të gjitha vendet pjesëmarrëse të kësaj organizate, në shërbim të parandalimit të trafikimit të qenieve njerëzore, po ashtu edhe të luftimit të kulturës së pandëshkueshmërisë në përgjithësi.
  • Shqipëria do të ketë prioritet të veçantë ne vitin 2020 vitin e ardhshëm edhe promovimin e universalitetit të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore.
  • Një rol të veçantë gjatë Kryesisë shqiptare natyrisht do t’i jepet rinisë, e cila është përcaktuar si prioritet ndërdimensional.
  • Kryesia shqiptare do të ketë në fokus forcimi i rolit të gruas në nivel ndërkombëtar në proceset e paqes.

#Albania2020

Adresa

Ambasada Shqiptare
Ebu Ziya Tevfik sok. No. 17,
Çankaya, Ankara

Tel / Fax

Tel. +90312 4416103
Fax.+ 90312 4416109
Nr. i emergjences : +90 549 561 19 85

E-MAIL

embassy.ankara@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00