Rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Turqisë dhe Komitetit Shkencor me qëllim të menaxhimit të rrezikut të pandemisë Covid-19

1.Rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Turqisë dhe Komitetit Shkencor me qëllim të menaxhimit të rrezikut të pandemisë Covid-19 për mbrojtje të shëndetit publik dhe rendit publik, për të siguruar izolimin social, për të mbrojtur distancën fizike dhe për të mbajtur nën kontroll përhapjen e sëmundjes.
Shihet se përhapja/transmetimi i pandemisë, i cili ka prekur të gjithë botën në vitin 2020, kohët e fundit është rritur në të gjitha vendet. Është vërejtur se ka një rritje shumë serioze të numrit të infektuarve nga pandemia, veçanërisht në vendet e kontinentit Evropian dhe shumë masa të reja janë ndërmarrë për luftimin e saj.
Përveç rregullave të pastërtisë, maskës dhe distancës, të cilat janë parimet themelore të jetës shoqërore në Turqi, ngjashëm edhe ne rrjedhën e pandemisë dhe rreziqet e mundshme, janë përcaktuar rregullat dhe masat që duhet të ndiqen për të gjitha fushat e jetës. Në këtë kontekst, Kabineti Presidencial nën kryesinë e Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan u mblodhën më 17.11.2020, dhe masat do të jenë të vlefshme nga ora 20:00 e ditës së Premte, më 20.11.2020;
 
1. Qendrat tregtare, tregjet, berberët, parukierët dhe qendrat e bukurisë do të jenë në gjendje t'u shërbejnë qytetarëve vetëm nga ora 10:00 deri në 20:00.
2. Vendet e ushqimit dhe pijeve si restorantet, ëmbëltoret, dhe kafenetë mund të jenë të hapura ndërmjet orës 10:00 dhe 20:00 vetëm për të siguruar shërbimin e marrjes me vete. Kompanitë e porositjes nga restorantet ose ushqimit në internet do të mund të ofrojnë shërbim vetëm pas orës 20:00 me telefon ose porosi online.
Ushqimoret që janë në autostradat mes qyteteve, apo automjetet që shërbejnë për qëllime transporti publik mes qyteteve ose për logjistikë, te cilat janë te përcaktuara si te tilla individualisht nga Bordet e Përgjithshme të Qarqeve  dhe nuk janë te vendosura në zonën e banimit, do të përjashtohen nga kufizimet.
3.Aktivitetet e kinemave kafeneve, kopshtet, interenet kafetë/salla interenti, salla lojërash elektronike, salla bilardo, klube e kopshte argwtimi do të ndalen tërësisht deri me datën 31.12.2020. Zbatimi i masave të mëhershme ndaluese për hapësirat e pirjes së nargjileve do të vazhdojë tutje.
 4. Në të gjitha zonat e Turqisë, shtetasit e moshës 65 vjeç e lart do të mund të dalin vetëm mes orës 10:00 - 13:00 gjatë ditës, dhe qytetarët nën 20 vjeç (të lindur më 01.01.2001 dhe më pas) mes 13:00 - 16:00 gjatë ditës. Me përjashtim të punonjësve që paraqesin një dokument pune (dokument që tregon vendet e tyre të punës dhe kushtet e punës), qytetarët e grupmoshave të specifikuara do të kufizohen të dalin në rrugë jashtë këtyre orëve.
5. Deri në vendimin tjetër, dalja në rrugë do të jetë e ndaluar gjatë fundjavave, përveç nga ora 10:00 deri në 20:00. Prodhimi dhe zinxhiri i furnizimit përjashtohen nga ky kufizim. Në këtë drejtim, ora e ndalimit do të kufizohet nga 20:00 e Shtunë, 21 Nëntor, deri në 10:00 të Dielën, 22 Nëntor; dhe nga 20:00 të Dielën, 22 Nëntor, deri në 05:00 të Hënën, 23 Nëntor.
Zbatimi i masave të lartpërmendura do të vazhdojë të aplikohet në mënyrë që të minimizohet efekti në jetën e përditshme nga ndalesa për dalje në rrugë;
 
5.1 Vendet e punës, bizneset dhe institucionet që do të jenë të hapura:
a) Vendet e punës që lidhen me prodhimin, transportimin dhe shitjen e barnave, pajisjeve mjekësore, maskave mjekësore dhe dezinfektuesve,
b) Institucionet dhe organizatat shëndetësore publike dhe private, farmacitë, klinikat veterinare dhe spitalet e kafshëve,
c) Institucionet dhe organizatat dhe ndërmarrjet publike për mirëmbajtjen e shërbimeve të detyrueshme publike (Aeroporte, porte detare, porte kufitare, dogana, autostrada, shtëpitë e të moshuarve, qendra rehabilitimi, Qendra Emergjente Thirrjesh, Njësitë e AFAD, institucione/organizata që kryejnë punë të lidhura me katastrofat natyrore, Njësitë e Mbështetjes Sociale, Menaxhimi i Migracionit, PTT etj.),
ç) Ndërmarrje të mëdha që veprojnë në sektorët e gazit natyror, energjisë elektrike dhe naftës (të tilla si rafineria dhe pajisjet petrokimike dhe termocentralet e ciklit të gazit natyror),
d) Kompanitë e angazhuara në transportin vendas dhe ndërkombëtar (përfshirë lejet e eksportit/importit/tranzitit) dhe logjistikës,
e) Hotele dhe akomodim,
f) Bizneset/ndërmarrjet që punojnë për të rritur kapacitetin e shërbimeve shëndetësore,
g) Strehimoret e kafshëve, fermat e kafshëve dhe qendrat e kujdesit për kafshët,
ç) objektet e prodhimtarisë,
h) Gazeta, institucionet e radios dhe televizionit, shtypshkronjat dhe shpërndarësit e gazetave,
ç) stacionet e karburanteve dhe riparuesve të gomave që do të përcaktohen nga Guvernatorët për qendrat e vendosjes, një për 50,000 banorë dhe një për çdo 50 km në autostradën mes qyteteve dhe nëse ka, në autostradë që kalon përmes kufijve të qarqeve,
i) Tregjet me shumicë për perimeve/frutave,
5.2 Personat që përjashtohen nga masat e cekura
a) Drejtuesit, oficerët ose punonjësit e vendeve të punës, bizneseve dhe institucioneve të hapura nga të lartpërmendurat,
b) Ata që janë përgjegjës për garantimin e rendit dhe sigurisë publike (përfshirë zyrtarët privatë të sigurisë),
c) Qendrat e Thirrjeve Emergjente, Njësitë e Mbështetjes Sociale, Gjysmëhëna e Kuqe, ata që punojnë në AFAD dhe brenda fushës së katastrofave natyrore,
ç) Ata që dokumentojnë se do të marrin pjesë në provime qendrore të shpallura nga YSYM dhe shoqëruesit e provimeve,
d) Ata që janë përgjegjës për varrimet (zyrtarë fetarë, zyrtarë të spitalit dhe bashkisë, etj.) dhe ata që do të marrin pjesë në funeralet e të afërmve të tyre të shkallës së parë,
e) Ata që janë përgjegjës për mirëmbajtjen dhe riparimin e sistemeve të transmetimit dhe infrastrukturës që nuk duhet të ndërpriten - energjia elektrike, uji, gazi natyror, telekomunikacioni etj.,
f) Ata që janë të përfshirë në transportin ose logjistikën e produkteve dhe/ose materialeve (përfshirë ngarkesën), transportin vendas dhe ndërkombëtar, magazinimin dhe aktivitetet e ngjashme,
g) Shtëpi të moshuarve, qendra rehabilitimi, shtëpi fëmijësh, etj. punonjësit e qendrës së mbrojtjes/kujdesit shoqëror,
ç) Punonjësit në objektet e prodhimtarisë,
h) Ata që kullosin dele dhe bagëti, ata që kryejnë veprimtari bletarie,
i) Punonjësit e shërbimit teknik me kusht që të dokumentojnë se janë jashtë për të ofruar shërbim,
i) Ata që vazhdimisht presin për vendet e tyre të punës gjatë orëve/ditëve vendet e tyre të punës që janë të mbyllura,
j) Personeli që do të punojë gjatë fundjavave për të kryer transportin publik, pastrimin, mbeturinat e ngurta, ujin dhe kanalizimet, spërkatjet, zjarrfikësit dhe shërbimet e varrezave të komunave,
k) Ata që kanë një takim të detyrueshëm (përfshi dhuruesit e gjakut),
l) Ata që janë përgjegjës për plotësimin e nevojave themelore të atyre që qëndrojnë në vende publike si në konvikte, bujtina, etj.,
m) Punonjësit që rrezikojnë të largohen nga vendet e tyre të punës për shkak të shëndetit dhe sigurisë në punë (mjeku i vendit të punës, etj.),
n) veterinerë,
o) Ata me nevoja të veçanta siç janë autizmi, prapambetja e rëndë mendore, sindrom down dhe prindërit/kujdestari i tyre ose personat shoqërues,
ç) Anëtarët e Grupit të Ushqimit të Kafshëve të shënuar në Qarkoren me nr. 7486 me datë 30.04.2020 dhe ata që do të ushqejnë kafshë rruge,
p) Individët që punojnë në prodhimin, ujitjen, përpunimin, spërkatjen, korrjen, tregtimin dhe transportimin e produkteve bimore dhe shtazore,
r) Ata që dalin për të përmbushur nevojat e detyrueshme të kafshëve shtëpiake, me kusht që të jetë i kufizuar në pjesën e përparme të vendbanimit të tyre,
s) Ata që janë të ngarkuar me shërbimin e shpërndarjes në shtëpi brenda orëve kur vendoset ora e ndalimit,
ş) Vendosin një marrëdhënie personale me fëmijët e tyre brenda kornizës së vendimit gjyqësor (me kusht që ata të paraqesin vendimin e gjykatës),
t) Atletë, menaxherë dhe zyrtarë të tjerë në garat sportive që mund të luhen pa audiencë,
u) Duke u paraqitur dhe dokumentuar, ata që punojnë në automjetet e transportit publik brenda qyteteve (aeroplan, autobus, tren, anije, etj.)
ü) Drejtuesit dhe oficerët e automjeteve të transportit publik urban (metrobus, metro, autobus, minibus, taksi, etj.).
6. Praktika e vendosjes së ndalimit të pirjes së duhanit në zona të tilla si rrugët kryesore, sheshet dhe ndalesat e transportit publik, siç specifikohet në qarkoren tonë nr. 18579, datë 11.11.2020, mund të zgjerohet nga Bordet e Përgjithshme të Higjienës së Qarkut.
7. Nga Bordet e Përgjithshme të Higjienës së Qarkut, do të sigurohet që të gjitha llojet e masave, veçanërisht rritja e numrit të udhëtimeve, do të merren nga administratat lokale për të zvogëluar dendësinë e automjeteve të transportit publik në qytet dhe për të siguruar lirshmërinë në udhëtime.
8. Brenda kornizës së parimeve në lidhje me dasmat dhe ceremonitë martesore me Qarkoren tonë të datës 02.09.2020 dhe numer 14210;
Ceremonitë e dasmës duhet të kryhen me kushtin që të vendosen maskat, respektohet distanca, rregullat e pastrimit, pjesëmarrja minimale dhe minimumi 20 minuta ndërmjet secilës ceremoni martese.
Ceremonitë e dasmës kryhen brenda një maksimumi prej një ore në formën e një ceremonie martesore me rregullime vendesh, maska, distancë dhe rregulla pastrimi,
Për më tepër, brenda kornizës së Qarkores tonë Nr. 12682, datë 30.07.2020, zbatimi i plotë i dispozitave në lidhje me ngushëllimet jo kolektive do të vazhdojë.
9. është thelbësore që qytetarët të mos udhëtojnë brenda qytetit ose ndër qytete me automjetet e tyre private gjatë periudhave në të cilat zbatohet ndalimi i daljes në fundjavë.
Por;
Ata që duan të dalin nga spitali ku trajtohen dhe të kthehen në vendbanimin e tyre origjinal, të cilët referohen me një raport të mjekut dhe/ose kanë një takim/kontroll të mjekut,
Ata qe duan te marrin pjese ne varrime te bashkëshortit/tes, të afërmit ose vëllait të shkallës së parë të vdekur ose të shoqërojë transferimin e varrimit (maksimumi 4 persona),
Ata që kanë ardhur në qytetin në të cilin ndodhen në 5 ditët e fundit, por nuk kanë një vend për të qëndruar, por duan të kthehen në vendbanimin e tyre (ata që paraqesin biletën e tyre të udhëtimit, targën e automjetit, dokumente të tjera që tregojnë udhëtimin),
Të cilët dëshirojnë të kthehen në vendbanimet e tyre duke përfunduar shërbimin ushtarak,
Ftesa private ose publike për një kontratë ditore,
Liruar nga institucionet e ekzekutimit penal,
Qytetarët e Turqisë mund të udhëtojnë me automjetet e tyre private përmes sistemeve EBAŞVURU dhe ALO 199 të Ministrisë së Brendshme ose drejtpërdrejt nga Guvernatorët e Qarkut respektiv, me kusht që të marrin leje nga Bordet e Lejeve të Udhëtimit.
Të gjithë zyrtarët publikë, veçanërisht Guvernatorët e Qarkut, duhet të përqendrohen në aktivitete që rrisin ndjeshmërinë shoqërore për të respektuar masat e marra në luftën kundër pandemisë dhe të bëjnë sakrifica të gjithë së bashku siç ka qenë deri më sot.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Ebu Ziya Tevfik sok. No. 17,
Çankaya, Ankara

Tel / Fax

Tel. +90312 4416103
Fax.+ 90312 4416109
Nr. i emergjences :+90 544 962 26 17

E-MAIL

embassy.ankara@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00