Projekti "Frymëmarrje për të ardhmen".

Në kuadër të projektit "Frymëmarrje për të ardhmen", ndërmarrë nën kujdesin e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në Turqi, Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Kosovë është organizuar aktiviteti i dhurimit nga Turqia të fidanëve frutorë, ku një pjesë e tyre janë mbjellë edhe gjatë ceremonisë në këto vende.

Në Shqipëri në ceremoninë e organizuar në Liqenin e Farkës në Qarkun e Tiranës ishin të pranishëm kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural i Shqipërisë, Bledi Çuçi,  kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, koordinatorja e Agjencisë Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA) në Tiranë, Dr. Emine Gizem Başkan dhe zyrtarë të tjerë, ndersa ne Turqi ishte i pranishem Ambasadori i Shqiperise ne Turqi, Kastriot Robo.

 

Presidenti turk në lidhjen e drejtpërdrejtë në ceremoninë e dhurimit është shprehur se pemët  në Shqipëri mbjellen si shenjë e miqësisë midis Turqisë dhe Shqipërisë.

 

Adresa

Ambasada Shqiptare
Ebu Ziya Tevfik sok. No. 17,
Çankaya, Ankara

Tel / Fax

Tel. +90312 4416103
Fax.+ 90312 4416109
Nr. i emergjences :+90 544 962 26 17

E-MAIL

embassy.ankara@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00