Presidenti Meta në Turqi për përurimin e aeroportit të ri të Stambollit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mbërriti në Stamboll, me ftesë të veçantë nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan për të marrë pjesë në përurimin e aeroportit të madh të këtij qyteti.
Simbolika e këtij përurimi përkon me 95-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë.Gjatë ceremonisë së inaugurimit, Presidenti Meta është takuar dhe me presidenti turk. “Kënaqësi e veçantë ta uroja Presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan për 95-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë e njëkohësisht për inagurimin e aeroportit të ri të madh të Stambollit”,- shkruan kreu i shtetit shqiptar.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Ebu Ziya Tevfik sok. No. 17,
Çankaya, Ankara

Tel / Fax

Tel. +90312 4416103
Fax.+ 90312 4416109
Nr. i emergjences : +90 549 561 19 85

E-MAIL

embassy.ankara@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00