Njoftim

 

 

Ambasada e RSH-së në Turqi i bën thirrje shtetasve shqiptarë rezidentë në Turqi, të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të evitojnë udhëtimet që nuk janë të domosdoshme, si një masë për mbrojtjen nga koronavirusi. 

 

Gjthashtu, I bëjmë thirrje gjithë shtetasve shqiptarë që gjenden në territorin e Turqisē, për shërbim apo turizëm, që të kthehen pa humbur kohë për të evituar që të mbeten të bllokuar në Turqi. 

 Ndërkohë përsërisim se Linjat ajrore që operojnë me fluturimet Tiranë-Stamboll dhe anasjelltas, kanë vendosur këto kufizime:

Linja ajrore Pegasus, ndalon fluturimet nga 16 marsi deri më 3 prill.

Ndërsa Air Albania, duke filluar prej 18 marsit, do te fluturoj vetëm 1 herë në ditë. (Mëngjes). 

 

Janë mbyllur të gjithë kufijtë me përjashtim të aeroportit “Nënë Tereza”. 

 

Për çdo informacion, lutemi të kontaktoni Ambasadën e RSH në Turqi  përmes e-mailit: embassy.ankara@mfa.gov.al dhe numrit të emergjencës 00 90 549 561 19 85.

 

Faleminderit për mirëkuptimin.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Ebu Ziya Tevfik sok. No. 17,
Çankaya, Ankara

Tel / Fax

Tel. +90312 4416103
Fax.+ 90312 4416109
Nr. i emergjences : +90 549 561 19 85

E-MAIL

embassy.ankara@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00