Ndihmë vëllazërore!

Avioni ushtarak i Turqisë me ndihma mjekësore për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në kuadër të luftës kundër pandemisë së koronavirusi të ri (COVID-19) u nis nga kryeqyteti Ankara.

Turqia vazhdon ndihmat e saj mjekësore për shtetet të cilët janë prekur nga COVID-19.

Me udhëzim të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për të mbështetur luftën kundër COVID-19, materialet mjekësore të përgatitura nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke, u ngarkuan në avionin e Forcave Ajrore Turke (TSK) në aeroportin ushtarak Etimesgut në Ankara. Pasi përfundoi ngarkimi, avioni u nis për në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

 

- "Do të vazhdojmë të zgjasim dorën e mëshirës së Turqisë anembanë botës"

Drejtori i Përgjithshëm i Gjysmëhënës së Kuqe Turke, Ibrahim Altan, në deklaratën për gazetarët tregoi se përveç Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut janë dërguar ndihma në Dominik, Haiti, Poloni dhe Moldavi.

Ai tregoi se numri i vendeve ku kanë dërguar ndihma si institucion është rritur në 17. "Do të vazhdojmë me organizimet. Me mbështetjen e popullit tonë do të vazhdojmë të zgjasim dorën e mëshirës së Turqisë anembanë botës. Vendet që kërkojnë ndihma e falënderojnë Turqinë", u shpreh Altan.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Ebu Ziya Tevfik sok. No. 17,
Çankaya, Ankara

Tel / Fax

Tel. +90312 4416103
Fax.+ 90312 4416109
Nr. i emergjences : +90 549 561 19 85

E-MAIL

embassy.ankara@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00