Mbi fazën e hapjes dhe regjimin e ri në Shqipëri, nga data 1 Qershor:

-Lejohet levizja e qytetarëve dhe automjeteve në të gjithë territorin e vendit pa asnjë kufizim.
-Hapen gjithashtu çerdhet dhe kopshtet publike dhe jopublike sipas protokolleve strikte të miratuara.
-Hapen kufinjtë tokësorë, duke hequr karantinimin dy javor si një masë që po ndiqet edhe në vendet europiane dhe vendet e rajonit. Masa e vendosjes së karantinës dy/javore do të mbetet në fuqi në raste të veçanta me urdhër të autoriteteve shëndetësore sipas protokolleve dhe kritereve të përcakuara nga ECDC – Qendra Europiane e Kontrollit të Sëmundjeve.
-Nga data 1 Qershor plazhet do të jenë të hapura, nën masa të sigurisë, sipas një plani i cili përfshin gjithë vijën bregdetare, si një zonë e sigurt.
-Do të lejohen nga data 1 Qershor kampionatet sportive, pa praninë e publikut. Do të hapen parqet, qendrat e formimit arsimor, kulturor, qendrat e internetit si dhe palestrat nën rregulla strikte të sigurisë.
-Po punohet me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transporteve për një plan të transportit publik të sigurt, i cili do të jetë gati në një kohë sa më të shpejtë. Deri atëherë transporti publik do të jetë i mbyllur.
-Po kështu do të vijojnë të jenë të ndaluara deri në një urdhër të dytë që do të vlerësohen në datë 23 qershor si dita e fundit e përcaktuar e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, aktivitetet kulturore, kinema, teatër, klubet e natës, pishinat, grumbullimet masive, dasmat, konferenca, dëgjesa publike, si dhe tubimet e çdo lloji.
 
 

Adresa

Ambasada Shqiptare
Ebu Ziya Tevfik sok. No. 17,
Çankaya, Ankara

Tel / Fax

Tel. +90312 4416103
Fax.+ 90312 4416109
Nr. i emergjences : +90 549 561 19 85

E-MAIL

embassy.ankara@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00