Mbi dorezimin e teksteve shkollore per mesimin e gjuhes shqipe ne Shkollen Publike ne Bursa.

Bursa, Turqi/ 282 tekste shkollore dhe plotësuese të paracaktuara për mësimdhënien e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Diasporë, dërguar falas nga Qendra e Botimeve për Diasporën kanë mbërritur në ambasadën shqiptare në Turqi dhe tashmë janë dorëzuar te mësuesit e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare atje.

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Ankara z. Kastriot Robo ka vizituar Shkollën Publike në Bursa, mirëpritur nga drejtori i Shkollës Publike Ali Celal Elmaz, zëvendësdrejtori Kenan Doğru,mësuesja e Gjuhës Shqipe në këtë shkollë dhe Ambasadore e Kombit znj.Teuta Tabaku, si dhe nxënës të Kurseve të Gjuhës Shqipe.

Ambasadori dorëzoi tekstet didaktike për vitin shkollor 2020-2021dërguar nga QBD-ja nën kujdesin e nga Ministrit të Shtetit për Diasporën, si dhe certifikatat e mbarimit të nivelit A2 të nxënësve.

Librat e mbërritur u tërhoqën nga mësuesit e kësaj shkolle: Metush Bajrami, Marlijenda Manaj, Ramush Zharku, Rexhep Kurtishi, Imri Trena, Mustafë Ibrahimaj dhe mësuesi veteran Tahir Haziri.

Përveç teksteve shkollore dhe një larmie titujsh plotësues për nxënësit e komunitetit shqiptar atje, në dërgesë përfshihet edhe risia “Botimet Dygjuhëshe”, projekt i QBD-së, me fjalorët dygjuhësh dhe serinë e përrallave klasike dygjuhëshe, të cilat synojnë ta bëjnë mësimin e gjuhës edhe më të lehtë e argëtues.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Ebu Ziya Tevfik sok. No. 17,
Çankaya, Ankara

Tel / Fax

Tel. +90312 4416103
Fax.+ 90312 4416109
Nr. i emergjences :+90 544 962 26 17

E-MAIL

embassy.ankara@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00