Mbi aktivitetin e organizuar në Qendrën e Kulturës Shqiptare në Ankara me rastin e 170 vjetorit të lindjes së Rilindasit shqiptar 'Sami Frashëri'.

 
Në Qendrën e Kulturës Shqiptare në Ankara me rastin e 170  vjetorit të lindjes së Rilindasit shqiptar 'Sami Frashëri', u organizua një aktivitet nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Ankara, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës.
 
Në aktivitetin ku ishin të pranishëm studentë, bashkëatdhetarë dhe intelektualë të ndryshëm të cilët jetojnë në Turqi, spikat fjala e Ambasadorit Kastriot Robo.
 
Pasi falenderoi pjesëmarrësit në këtë event në një kohë jo normale pandemie, e cilësoi si nder dhe detyrim kombëtar mbledhjen në përkujtimin e një nga figurave më mbresëlënëse të kombit shqiptar, i cili së bashku me vëllezërit e tij Frashëri, kanë qënë shtylla kryesore e Rilindjes Kombëtare shqiptare në shekujt e 19-të dhe në filllim të shekullit të 20-të.
 
Mbajtja e kësaj veprimtarie përkujtimore në QKSH-në në Ankara, që me të drejtë është quajtur ‘’Sami Frashëri’’, shtoi Ambasadori Robo, është një shtysë më shumë për të mësuar nga vepra dhe jeta e tij.
 
Kultura jonë është e pashtershme, burim frymëzimi dhe nxitës cdo ditë e më shumë për këtë ambasadë dhe komunitet shqiptar në Turqi. Edhe në këtë përvjetor energjia jonë si komb, na ka shoqëruar në cdo hap e në cdo veprimtari diplomatike dhe ndërpersonale. Fryma që na shtyn të veprojmë është pikërisht cështja e vyer e kombit tonë që meriton angazhim maksimal.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Ebu Ziya Tevfik sok. No. 17,
Çankaya, Ankara

Tel / Fax

Tel. +90312 4416103
Fax.+ 90312 4416109
Nr. i emergjences : +90 549 561 19 85

E-MAIL

embassy.ankara@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00