Disa vendime të Ministrisë së Brendshme turke lidhur me lejën e qëndrimit të shtetasve te huaj në Turqi:

 

 

1-Shtetasit e huaj të cilët janë të pajisur me lejë qëndrimi të rregullt në Turqi dhe afati i të cilës ka përfunduar gjatë periudhës kur ata ndodheshin jashtë vendit për shkak të pezullimit të fluturimeve si rrjedhojë e COVİD-19; nuk është e mundur që proçedura e zgjatjes së kësaj leje qëndrimi të bëhet nga jashtë shtetit.  

 

-Në vijim, kategoritë e listuara mëposhtë, duhet të pajisen me vizë sipas rastit/qëllimit në Ambasadën turke në vendet ku jëtojnë:

 

• Të huajët të cilët do të studiojnë në nivelin arsimor fillor, tetë-vjeçar, lice dhe shkolla të akreditura më tej;

• Të huajët të cilët do të regjistrohen në kurse gjuhe turke;

• Të huajët të cilët vijnë për kërkime arkeologjike;

 

-Për llojet e tjera të lejeve të qëndrimit, nuk kërkohet vizë e specifikuar sipas rastit. Shtetasit e huaj që mund të vijnë në Turqi me vizë ose pa vizë sipas marrëveshjes, zgjatjen në vijim mund ta bëjnë nga prefekturat e rretheve përkatëse. ( Valilikler/Göç Idaresi).

 

2- Sa i përket lejës së qëndrimit afatshkurtër turke për qëllime turistike e cila kishte filluar të aplikohej prej datës 01.01.2020 ; është pezulluar përkohësisht për shkak të COVID-19.  Për më tepër informacion, mund të vizitoni faqen e Drejtorisë së Përgjithashme të Zyrës së Emigrimit: https://goc.gov.tr/turizm-amacli-kisa-donem-ikamet-izni-uygalamasi.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Ebu Ziya Tevfik sok. No. 17,
Çankaya, Ankara

Tel / Fax

Tel. +90312 4416103
Fax.+ 90312 4416109
Nr. i emergjences : +90 549 561 19 85

E-MAIL

embassy.ankara@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00