Cakaj: Qeveria e angazhuar politikisht dhe diplomatikisht për hapjen e negociatave

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj priti në një vizitë zyrtare këtë të mërkurë Ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës, Pekka Haavisto, shtet i cili mban Presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian. Në këtë kuadër, diskutimi kryesisht u përqendrua në nevojën për hapjen e bisedimeve të Shqipërisë me BE-në në tetor.
“Finlanda është mbështetëse për një vendim pozitiv për Shqipërinë në tetor dhe po angazhohet drejtpërdrejtë në punën për të bindur vendet anëtare të bëjnë të njëjtën gjë. Për më shumë, krahas mbështetjes politike, Finlanda ka dhënë një mbështetje të konsiderueshme teknike në shërbim të përmbushjes së detyrimeve të Kapitullit 12 (siguria ushqimore, veterinaria dhe politikat fitosanitare) të legjislacionit evropian.” – shkruan Cakaj në një postim në rrjetet sociale.
Një tjetër temë diskutimi ishte dhe thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit tregtar mes dy vendeve, domosdoshmërinë e bashkëpunimit të shtuar në fushën e arsimit dhe turizmit, si dhe rëndësinë e rritjes së ndërveprimit politik dhe diplomatik mes Shqipërisë dhe Finlandës.
Gjatë bisedës Cakaj dhe Haavisto u ndalën dhe tek procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën, ku të dy ministrat nënvizuam edhe nevojën urgjente për përmbyllen e këtij procesi në mënyrë që qytetarët e Kosovës të lëvizin si të gjithë qytetarët e vendeve të Rajonit.
Ministri në Detyrë Cakaj edhe njëherë nënvizon se Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Qeveria e Shqipërisë në përgjithësi janë të angazhuara politikisht dhe diplomatikisht për të siguruar mbështetjen e vendeve anëtare për çeljen e negociatave në tetor.​

Adresa

Ambasada Shqiptare
Ebu Ziya Tevfik sok. No. 17,
Çankaya, Ankara

Tel / Fax

Tel. +90312 4416103
Fax.+ 90312 4416109
Nr. i emergjences : +90 549 561 19 85

E-MAIL

embassy.ankara@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00