Articles

Cakaj – Szijjártó: Hungaria rikonfirmon mbështetjen e saj për çeljen e negociatave

Albanian

Në margjinat e Konferencës së Varshavës për situatën në Lindjen e Mesme, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj zhvilloi një takim dypalësh me Ministrin e Jashtëm të Hungarisë Péter Szijjártó.
Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen pikëpamjet rreth ecurisë së procesit të integrimit evropian të Shqipërisë. Ministri në Detyrë Cakaj u ndal veçanërisht tek arritjet që ka shënuar Shqipëria sidomos sa i takon hapave të ndërmarra në përmbushjen e pesë prioriteteve dhe kushteve për hapjen e negociatave.

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, merr pjesë në Ministerialin e Varshavës “Promovimi i së ardhmes në paqe dhe siguri për Lindjen e Mesme”

Albanian

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjendet në Poloni, ku po merr pjesë në Ministerialin e Varshavës “Promovimi i së Ardhmes në Paqe dhe Siguri për Lindjen e Mesme”, të bashkorganizuar nga Ministri i Jashtëm Polak, Jacek Czaputowicz dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvillon në Washington takime me përfaqësues të lartë amerikanë dhe homologë evropianë

Albanian

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj gjatë qëndrimit të tij në SHBA, në kuadër të ministerialit të Koalicionit Global Kundër ISIS, zhvilloi një seri takimesh me përfaqësues të lartë të administratës, Kongresit dhe Senatit amerikan, si dhe me homologë të tij, Ministra të Punëve të Jashtme të disa vendeve evropiane.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj pritet nga homologu turk Suleyman Soylu

Albanian

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj  zhvilloi një vizitë zyrtare në Turqi, me ftesë të ministrit të Brendshëm turk, Süleyman Soylu.
Gjatë takimit në Ministrinë e Brendshme, ministri Soylu vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve, bashkëpunim i cili sipas tij, mbështetet në faktorë historikë, si dhe praninë e madhe të faktorit shqiptar në Turqi.

E GJITHË VËMENDJA PËR DIASPORËN

Albanian

Samiti i Dytë i Diasporës shqiptare ka filluar regjistrimet on-line. Ai do të jetë një ngjarje mbarëkombëtare dhe zhvillon punimet në datat 28 shkurt deri në 2 mars. 
Për më shumë shikoni në linkun:

 

http://samiti.diaspora.gov.al/regjistrohu-ne-samit3/

Ministri i Evropës dhe Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, në pritjen e organizuar nga Kryeministri me trupën diplomatike të akredituar në vendin tonë

Albanian

Ministri i Evropës dhe Punëve të Jashtme Ditmir Bushati merr pjesë në takimin e përvitshëm që Kryeministri zhvillon me trupën diplomatike të akredituar në vendin tonë.

Shqipëria do të drejtojë OSBE-në në 2020, Bushati: Fitore e politikës sonë të jashtme dhe kursit konstruktiv që ka ndjekur Shqipëria në vite

Albanian

Shqipëria merr mbështetjen unanime të vendeve anëtare të OSBE-së për kandidaturën e saj për të drejtuar këtë organizatë të rëndësishme në vitin 2020. Vendimi u zyrtarizua   gjatë Takimit të 25-të të Këshillit Ministror të OSBE-së në Milano. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, i cili mori pjesë në punimet e këtij takimi, tha se kjo është fitorja më e madhe e politikës së jashtme në kuadër të bashkëpunimit multilateral, pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Samiti i Dytë i Diasporës, ftesë për përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në botë

Albanian

Të gjithë përfaqësuesit e komunitetit shqiptar, që punojnë dhe jetojnë në vende të ndryshme të botës, të cilët kanë shënuar sukses veçanërisht në fushën e biznesit, sipërmarrjes dhe jo vetëm janë ftuar të marrin pjesë në Samitin e Dytë të Diasporës që mbahet në Tiranë në datat 1 dhe 2 Mars 2019.
Ambasadat e Shqipërisë Ne Turqi, njofton të gjithë të interesuarit që shprehin interes te kontaktojne në e-mailin zyrtar të ambasadës.
Samiti i Dytë i Diasporës përkon me përvjetorin e 575-të të Lidhjes së Lezhës.

Ambasada e Shqipërisë në Ankara, pritje për Ditën e Pavarësisë

Albanian

Ambasada e Shqipërisë në Ankara organizoi më 28 Nëntor një pritje me rastin e Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë.Në pritjen e organizuar me rastin e “Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë” në Sheraton Hotel, nga ambasadori i Shqipërisë në Ankara, Genti Gazheli, morën pjesë ministri turk i Bujqësisë dhe Pyjeve, Bekir Pakdemirli, Shefi i Shtabit Gjeneral Yaşar Güler, përfaqësues të misioneve dhe të ftuar të tjerë.

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Ebu Ziya Tevfik sok. No. 17,
Çankaya, Ankara

Tel / Fax

Tel. +90312 4416103
Fax.+ 90312 4416109
Nr. i emergjences :+90 544 962 26 17

E-MAIL

embassy.ankara@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00