Articles

​​Një tërmet i fuqishëm godet Turqinë

Albanian

Tërmeti me magnitudë 6.8 i shkallës rihter goditi të premten në mbrëmje, provincën Elazig rreth 550 kilometra në lindje të kryeqytetit të vendit Ankarasë. Nga ky tërmet deri tani 22 persona humbën jetën.
Ambasada e Republikes se Shqiperise ne Ankara ben me dije se deri tani nuk eshte identifikuar asnjë shtetas shqiptar nga efektet e ketij termeti.

Shqipëria Solidare

Albanian

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme fton shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, partnerë, shoqata dhe biznese, të ofrojnë kontributin e tyre në këtë moment solidariteti për familjet dhe qytetarët në nevojë, të cilët u prekën nga tërmeti. # ShqipëriaSolidare

 

Për të ndihmuar të gjitha familjet, të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, disa llogari bankare u vunë në dispozicion nga Qeveria e Shqipërisë.

 

 

“Kontribute vullnetare, Emergjenca” në bankat e nivelit të dytë

 

Banka Credins

 

 

Vizita e Ambasadorit z. Genti Gazheli, në qytetin e Bursës.

Albanian

Pak kush prej qytetarëve e di se Bursa, një nga qendrat më të industrializuara metropolitane të Turqisë, është një ndër qytetet më të banuara nga shqiptarët në botë.
Sëbashku me diapsorën shqiptare, më 26 tetor do të organizojmë "Ditën e Kulturës Shqiptare"

Pas ‘Lasgushit’ edhe ‘Migjeni’ niset drejt qiejve të Europës.

Albanian

 
Avioni tjeter i ‘AIR ALBANIA’, Migjeni,  ka nisur fluturimet drejt qiejve te Europes.  Ai do te fluturoje drejt destinacioneve Romë, Milano dhe Bolonja. Avioni i ri Boeing 737 800, është prodhim i vitit 2016, i cili ka shërbim të standardeve të larta nga trupa shqiptare e stjuartëve, që nga ushqimi në bord dhe deri tek televizori për çdo pasagjer.
 

Cakaj: Qeveria e angazhuar politikisht dhe diplomatikisht për hapjen e negociatave

Albanian

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj priti në një vizitë zyrtare këtë të mërkurë Ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës, Pekka Haavisto, shtet i cili mban Presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian. Në këtë kuadër, diskutimi kryesisht u përqendrua në nevojën për hapjen e bisedimeve të Shqipërisë me BE-në në tetor.

Cakaj takon Greminger: Shqipëria gati për Kryesimin e OSBE

Albanian

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, gjatë qëndrimit në Nju Jork, zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger.
Fokus i diskutimeve të takimit ishin përgatitjet teknike dhe politike të Shqipërisë, për marrjen e Kryesisë së OSBE-së në vitin 2020.

Shqipëria kryeson Kartën SHBA-Adriatike, Cakaj: Orientimi euroatlantik është jetik për promovimin e zhvillimit demokratik dhe fqinjësisë së mirë

Albanian

Nën kryesinë shqiptare të Kartës SHBA-Adriatike, me ftesë të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, u mblodhën në drekën tradicionale të A5, Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare dhe vëzhguese të kësaj iniciative.
Për më tepër se një dekadë e gjysmë, Karta e Adriatikut ka ndihmuar në ruajtjen e frymës euroatlantike në rajon dhe procesin e anëtarësimit të Kroacisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe së shpejti Maqedonisë të Veriut.

Cakaj – Czaputowicz: Pritshmëria e Shqipërisë për çeljen e negociatave nuk mbështetet mbi nevojën për favore, por mbi meritën e plotësimit të kushteve.

Albanian

Gjatë vizitës zyrtare në Poloni, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj u takua me Ministrin e Jashtëm polak, Jacak Czaputowicz për të diskutuar intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve, agjendën evropiane të Shqipërisë dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor, si dhe koordinimin në kuadër të organizatave rajonale dhe ndërkombëtare.
Në këtë takim, Ministri Cakaj ka falënderuar homologun e tij për mbështetjen e pakursyer të Polonisë ndaj Shqipërisë në rrugëtimin e saj evropian.

Cakaj në Poznan: Samiti të japë mesazh për hapjen e negociatave

Albanian

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj thekson se Samiti i Poznan duhet të përfundojë me një mesazh të fuqishëm për hapjen e negociatave të Shqipërisë në tetor.
Duke marrë pjesë në mbledhjen e Ministrave të Jashtëm të shteteve të Ballkanit Perëndimor me Ministrat e shteteve anëtare të BE-së, mbështetëse të Procesit të Berlinit, Cakaj kërkon që vendet pjesëmarrëse të shprehen qartë në mbështetje të hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Jordani, Cakaj- Ayman Al Safadi, në fokus, marrëdhëniet dypalëshe, kryesimi shqiptar i Grupit të Kontaktit të Mesdheut të OSBE-së, marrja e Kryesimit të OSBE në 2020

Albanian

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj zhvilloi një vizitë pune në Jordani, ku u prit në një takim nga Ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Jordanisë, Ayman Al Safadi.

 

Fokus i takimit ishin marrëdhëniet dypalëshe, kryesimi nga Shqipëria i Grupit të Kontaktit të Mesdheut të OSBE-së si dhe prioritetet e Kryesisë shqiptare të OSBE-së​ 2020.

 

Gjatë takimit, Ministri Cakaj u ndal tek Kryesimi i Grupit të Kontaktit të Mesdheut të OSBE-së, duke shprehur angazhimin e plotë të Shqipërisë në marrjen e kësaj Iniciative.

 

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Ebu Ziya Tevfik sok. No. 17,
Çankaya, Ankara

Tel / Fax

Tel. +90312 4416103
Fax.+ 90312 4416109
Nr. i emergjences :+90 544 962 26 17

E-MAIL

embassy.ankara@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00