Articles

Ambasadori Kastriot Robo vizitë në Mauzoleun e Atatürkut në Ankara.

Albanian

 

 

Ambasadori i RSH-së në Turqi, z. Kastriot Robo, pas dorëzimit të Letrave Kredenciale Presidentit Erdoğan, vizitoi Mauzoleun (Anıtkabir) e themeluesit të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk.

 

Së bashku me një delegacion shoqërues, Ambsadori Robo vendosi kurorë lulesh në mauzole, ndërsa më pas shkroi shënime në Librin e Veçantë të Kujtimeve.

Mbi dorëzimin e Kredencialeve dhe takimin në vijim me Presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan.

Albanian

Më 10 mars 2020, Ambasadori i RSH-së në Turqi, z. Kastriot Robo, i paraqiti Presidentit Erdoğan Letrat Kredenciale.
 
Audienca u mbajt në Kompleksin Presidencial dhe pasi Ambasadori Robo i prezantoi Presidentit Erdoğan stafin dhe familjarët, bënë një fotografi në kujtim të pritjes.
 
Në vijim Ambasadori Robo, u prit në një takim të veçantë nga Presidenti turk. Në këtë takim të pranishëm ishin edhe Zëdhënsi Presidencial turk, z. Ibrahim Kalın, Shefi i Kabinetit, z. Hasan Doğan, si dhe Drejtori i Protokollit të Presidencës turke.
 

Festivali Ndërkombëtar i Teatrove të Shteteve Ballkanike

Albanian

Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove të Shteteve Ballkanike, që mbahet në Bursa ndërmjet 9 dhe 26 mars 2020, adhuruesit e dramës do të kenë mundësi të ndjekin nje shfaqje edhe nga Shqiperia. Më 15 dhe 16 mars do të jepet shfaqja “Doktor Shuster” . (Qendra Artistike -Kulturore e Korçes.)

Vizita në Ankara e grupit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë .

Albanian

 
Siç u ra dakord gjatë  takimit të  Ministres Denaj me presidentin e Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë  (TOBB), z.Rifat Hisarciklioglu, më  23 janar në  Ankara, midis datave 23-27 shkurt 2020,  ka zhvilluar punimet grupi i Ministrisë  së  Finacave dhe Ekonomisë  me Unionin e Dhomave të  Tregëtisë  dhe Industrisë turke mbi dhënien e asistencës teknike për të ndihmuar në rritjen e rolit të Bashkimit të Dhomave të Tregtisë së Shqipërisë dhe fuqizimin e kapacitetit të saj.

Zv.Ministri i Brendshëm Julian Hodaj, viziton Tuqinë.

Albanian

Zv.Ministri i Brendshëm Julian Hodajpo zhvillon një vizitë në Turqi. I shoqëruar nga Ambasadori i RSH-së në Ankara, z. Kastriot Robo, Hodaj ka nisur axhendën e takimeve në Ministrinë e Brendshme turke me Ministrin Suleyman Soylu, ku u vlerësua bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve, si dhe komunikimi në fusha të interesit të përbashkët si ajo e sigurisë etj.

Cakaj pret Çavuşoğlu​ në Tiranë/ Nënshkruhen tre marrëveshje të rëndësishme

Albanian

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti sot në një takim Ministrin e Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu​.
Takimi kishte në fokus diskutime në fusha me interes të përbashkët, si: avancimi i mëtejmë i marrëdhënieve ekonomike e tregtare mes dy vendeve, rëndësia e përmirësimit të cilësisë së bashkëpunimit rajonal dhe thellimi i ndërveprimit në organizata shumëpalëshe.

Studentja shqiptare mbërrin me avion ushtarak nga Wuhani në Ankara

Albanian

Me 1 shkurt 2020 përmes një avioni të forcave ushtarake turke ka mbërritur në Ankara studentja shqiptare, Silva Doci, që jetonte dhe studionte në epiqendrën e koronavirusit në Wuhan.
Në pistën ku u ul avioni binin në sy masa ekstreme organizative marrë nga pala turke.Për të pritur shtetasit turq dhe studenten shqiptare kishin dalë ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, prefekti i Ankarase, si dhe Ambasadori i Shqipërisë në Ankara Kastriot Robo.

Hapen Aplikimet për Bursat e Turqisë për vitin 2020

Albanian

 
 
 
 
 
 
Programet dhe nivelet e studimit
 
Programet e hapura për aplikim janë: Programet universitare dhe pasuniversitare
Aplikimet do të jenë të hapura për aplikantët që dëshirojnë të studiojnë në nivele bachelor, master dhe doktorature.
Programet e tjera të tilla si Bursat e Kërkimit, Bursat e Suksesit dhe KATİP kanë periudha të ndryshme aplikimi dhe shpallen rregullisht në faqen tonë të internetit dhe kanalet e mediave sociale.
 
Datat e aplikimit: 10 janar - 20 shkurt 2020

Ministrja Financave vizitë zyrtare në Turqi për bashkëpunim ekonomik

Albanian

Më datë 24 Janar 2020 në Ankara u zhvillua Sesioni i 12-të i Komisionit te Përbashkët Ndërqeveritar shqiptaro-turk. Komisioni u bashkëkryesua nga Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Znj.Anila Denaj dhe Ministri i Rinisë dhe Sporteve, Z. Mehmet Muharrem Kasapoglu ku u nënshkrua Protokolli përkatës.

Shqipëria merr kryesimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, OSBE 2020

Albanian

Duke filluar nga data 1 Janari 2020, Shqipëria merr për herë të parë Kryesimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim ne Evropë (OSBE). Ajo do të jetë pjesë e Trojkës së Kryesive së Organizatës së bashku me Italinë dhe Sllovakinë, të cilat kanë qenë kryesuese respektivisht në vitet 2018 dhe 2019.
Shqipëria do të drejtojë OSBE-në e frymëzuar nga ndjenja e përgjegjësisë dhe e motivuar nga vendosmëria për të kontribuar në sigurinë, stabilitetin dhe demokratizimin e përgjithshëm të kontinentit.
Objektivat kryesore të Kryesisë Shqiptare, 2020

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Ebu Ziya Tevfik sok. No. 17,
Çankaya, Ankara

Tel / Fax

Tel. +90312 4416103
Fax.+ 90312 4416109
Nr. i emergjences :+90 544 962 26 17

E-MAIL

embassy.ankara@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00