Articles

Ambasadori Kastriot Robo takohet me Prefektin e qytetit bregdetar Antalya

Albanian

Ambasadori Kastriot Robo realizoi një vizitë kortezie në prefekturën e qytetit Antalya, ku u prit nga prefekti z. Ersin Yazıcı.

 

Ambasadori Robo, pasi falënderoi prefektin për mikpritjen, vlerësoi  masat e autoriteteve përgjegjëse gjatë periudhës së pandemisë për "Programin e Certifikuar për Turizëm të Sigurtë" në Turqi, ku Antalya zë një vend kryesor.

 

 

Ky takim gjithashtu kishte në fokus rritjen e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët dhe forcimin e marrëdhënieve midis dy popujve dhe vendeve tona.

Turqi-Shqipëri, nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e banesave pas tërmetit.

Albanian

Ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit të Republikës së Turqisë, Murat Kurum dhe Ministri i Shtetit për Rindërtim i Shqipërisë, Arben Ahmetaj, kanë nënshkruar "Marrëveshjen e Bashkëpunimit për Ndërtimin e Banesave pas Katastrofës", e cila përfshin ndërtimet në qytetin e Laçit të 522 banesave, 37 njësive tregtare dhe parkingut të mbyllur me kapacitet për 375 automjete.

Mbi aktivitetin e organizuar në Qendrën e Kulturës Shqiptare në Ankara me rastin e 170 vjetorit të lindjes së Rilindasit shqiptar 'Sami Frashëri'.

Albanian

 
Në Qendrën e Kulturës Shqiptare në Ankara me rastin e 170  vjetorit të lindjes së Rilindasit shqiptar 'Sami Frashëri', u organizua një aktivitet nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Ankara, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës.
 
Në aktivitetin ku ishin të pranishëm studentë, bashkëatdhetarë dhe intelektualë të ndryshëm të cilët jetojnë në Turqi, spikat fjala e Ambasadorit Kastriot Robo.
 

Njoftim:

Albanian

 

 

Duke filluar prej 11 qershorit 2020, hiqet karantina 14 ditore per ata qe vijne nga jashte ne Turqi.

 

Ky njoftim perfshin edhe ata qe kane ardhur me pare dhe ende nuk e kane plotesuar periudhen 14 ditore te karantinimit

Përkujtim i shkrimtarit të madh Shemseddin Sami Frashëri.

Albanian

 
 Më 1 qershor 1850 - Në Frashër lindi Sami Frashëri, i njohur ndryshe si Şemseddin Sami Bey. Ai ka qenë funksionar dhe intelektual i Perandorisë Osmane si dhe një gazetar, dramaturg dhe ideologu themelor i Rilindjes Kombëtare, së bashku me dy vëllezërit e tij Abdylin dhe Naimin.
 
Sot,Qendra e Kulturës Shqiptare në Ankara mban emrin e Shemseddin Sami Frashëri.

Mbi fazën e hapjes dhe regjimin e ri në Shqipëri, nga data 1 Qershor:

Albanian

-Lejohet levizja e qytetarëve dhe automjeteve në të gjithë territorin e vendit pa asnjë kufizim.
-Hapen gjithashtu çerdhet dhe kopshtet publike dhe jopublike sipas protokolleve strikte të miratuara.
-Hapen kufinjtë tokësorë, duke hequr karantinimin dy javor si një masë që po ndiqet edhe në vendet europiane dhe vendet e rajonit. Masa e vendosjes së karantinës dy/javore do të mbetet në fuqi në raste të veçanta me urdhër të autoriteteve shëndetësore sipas protokolleve dhe kritereve të përcakuara nga ECDC – Qendra Europiane e Kontrollit të Sëmundjeve.

Ndihmë vëllazërore!

Albanian

Avioni ushtarak i Turqisë me ndihma mjekësore për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në kuadër të luftës kundër pandemisë së koronavirusi të ri (COVID-19) u nis nga kryeqyteti Ankara.

Turqia vazhdon ndihmat e saj mjekësore për shtetet të cilët janë prekur nga COVID-19.

Njoftim mbi statusin e qëndrimit të të huajve në Turqi gjatë situatës aktuale me Covid-19.

Albanian

 
Ministria e Jashtme e Turqisë njofton se shtetasit e huaj që ndodhen në Turqi dhe për shkak të situatës aktuale me Covid-19 dhe anullimit të shumë fluturimeve ndërkombëtare; nëse gjatë gjatë kësaj periudhe u mbaron viza apo koha e përkohshme e qëndrimit pa viza, nuk do të penalizohen apo gjobiten. ( pra nga data e mbylljes së kufinjëve deri në normalizimin e situatës.)

Njoftim

Albanian

 

 

Ambasada e RSH-së në Turqi i bën thirrje shtetasve shqiptarë rezidentë në Turqi, të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të evitojnë udhëtimet që nuk janë të domosdoshme, si një masë për mbrojtjen nga koronavirusi. 

 

Gjthashtu, I bëjmë thirrje gjithë shtetasve shqiptarë që gjenden në territorin e Turqisē, për shërbim apo turizëm, që të kthehen pa humbur kohë për të evituar që të mbeten të bllokuar në Turqi. 

 Ndërkohë përsërisim se Linjat ajrore që operojnë me fluturimet Tiranë-Stamboll dhe anasjelltas, kanë vendosur këto kufizime:

Mbi vizitën në Agjencinë Shtetërore Turke të Banimit –TOKI.

Albanian

Më 11 mars Ambasadori Kastriot Robo zhvilloi një vizitë pranë Agjencisë Shtetërore Turke të Banimit – TOKI, ku u prit nga Kryetari saj, Ömer Bulut.
Biseda e këtij takimi u përqëndrua në ndërtimin e 500 njësive të banimit, projekt të cilin Turqia do ta realizojë nëpërmjet organizmit të TOKI-t, me udhëzim të presidentit Recep Tayyip Erdoğan pas tërmetit shkatërrues që goditi vendintonë më 26 nëntor të vitit të kaluar.

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Ebu Ziya Tevfik sok. No. 17,
Çankaya, Ankara

Tel / Fax

Tel. +90312 4416103
Fax.+ 90312 4416109
Nr. i emergjences :+90 544 962 26 17

E-MAIL

embassy.ankara@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00