Shqipëria është vend me një potencial të madh ekonomik, për shkak të vendndodhjes gjeografike, demografisë dhe pasurive të saj natyrore.
Rritja ekonomike e vendit reflekton shenja të konsolidimit fiskalduke reduktuar gradualisht defiçitin buxhetor dhe borxhin publik dhe stabilitet ekonomik.
Marrëdhëniet e shkëlqyera politike shqiptaro-turke e kanë bazën e tyre në miqësinë tradicionale dhe bashkëjetesën qindra-vjeçare midis popujve e kombeve tona. Një nga faktorët kryesore që e ka forcuar këtë miqësi është ekzistenca e një numri mjaft të madh qytetarësh turq me origjinë shqiptarë, të shpërndarë në pothuaj të gjithë Turqinë, të cilët kanë dhënë një kontribut të konsiderueshëm për shtetin turk dhe kombin turk duke gëzuar respektin dhe dashamirësinë e tyre.