Articles

Takim me Presidentin e Grupit Çalik.

Albanian

Ambasadori Kastriot Robo zhvilloi një takim me Presidentin e Grupit Çalik, një ndër grupet më të mëdha në Shqipëri që zotëron kompanitë ALBtelecom dhe BKT.

 Gjatë këtij takimi u diskutua vazhdimi i bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.

 

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Turqi, z. Kastriot Robo, organizon një takim pune shoqatat e diaspores shqiptare në Turqi.

Albanian

Në  kuadër të  marrjes së detyrës në Ankara, Ambasadori i Republikës së  Shqipërisë  në Turqi, z. Kastriot Robo, ka ftuar në  një  takim pune shoqatat e diaspores shqiptare në Turqi.

Qëllimi i këtij takimi është njohja nga afër me këto shoqata, për të ndërvepruar së bashku mbi pikat e bashkëpunimit dhe potencialin që kjo diasporë  zotëron, duke synuar ruajtjen dhe promovimin e vlerave tona kombëtare, si dhe angazhimin dhe kontributin e saj në  zhvillimin ekonomik,social dhe kulturor të  vendit amë .

 

Videokonferencë me studentët e shkëlqyer në Turqi.

Albanian

Studentët shqiptarë vijojnë të marrin rezultate të shkëlqyera në universitetet më të mira turke. Së fundmi është shpallur lista e të diplomuarve me nota të shkëlqyera në Universitetin Teknik të Stambollit, si dhe në universitet e tjera prestigjoze në Turqi. (Hacettepe)
Ndërkohë, për shkak të notave të larta, Universiteti Teknik i Stambollit është detyruar që të mos shpallë një të parë, por katër të parë dhe të gjithë ata janë shqiptarë.

Takim me Sekretarin e Përgjithshëm të TURKSOY, Düsen Kaseinov.

Albanian

Ambasadori Kastriot Robo zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të TURKSOY, Düsen Kaseinov.
Gjatë takimit u diskutuan aktivitetet kulturore të TURKSOY të planifikuara për vitin 2020, si dhe u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e mëtejshëm për të rritur projektet e përbashkëta.

Takim me Presidentin e Institutit Yunus Emre, Prof. Dr. Sheref Atesh.

Albanian

 
Ambasadori Kastriot Robo zhvilloi një takimme Presidentin e Institutit Yunus Emre, Prof. Dr. Sheref Atesh, ne seline qendrore te ketij institucioni.
Gjatë takimit miqësor u fol për promovimin e kulturave dhe gjuhëve respektive të të dy vendeve dhe u vlerësua veprimtaria e Institutit Yunus Emre në vendin tonë.
Gjithashtu u diskutua për rritjen e bashkëpunimit me këtë Institut në të ardhmen.

Takim me Zevendesministrin e Puneve te Jashtme dhe Drejtorin e BE-se

Albanian

Ambasadori Kastriot Robo u prit në një takim të veçantë nga Zevendesministri i Puneve te Jashtme dhe Drejtori BE-se, Ambasadori Faruk Kaymakçı. 

 

Gjatë këtij takimi u vlerësua ecuria pozitive dhe niveli i marredhenieve, si dhe predispozicionin per te punuar per ti çuar me tej keto marredhenie. 

 

Gjithashtu Ambasadori Robo falenderoi per ndihmen dhe mbeshtetjen e dhene nga Qeveria turke per tejkalimin e pasojave te termetit te 26 nentorit te vitit te kaluar, si dhe per mbeshtetjen e dhene per perballimin e pandemise se COVID-19. 

 

Takim me Presidentin e Keshillit te Arsimit te Larte (YOK) te Turqise, Prof.Dr. Yekta Sarac

Albanian

Më datën 19 gusht 2020, Ambasadori Kastriot Robo zhvilloi nje takim me Presidentin e Keshillit te Arsimit te Larte (YOK) te Turqise, Prof.Dr. Yekta Sarac.

Fokusi i bisedes ishte fillimi i vitit te ri akademik shkollor, pergatitjet nga ana e YÖK ne kushtet e pandemise COVID-19.

 

Prof. Saraç informoi Ambasadorin Robo se YOK-u ka ndermarre masat e duhura per vijimin normal te proçesit mesimor si dhe shprehu gadishmerine per te bashkepunuar me autoritetet pergjejgjese shqiptare per arsimin e larte.

 

Takim me Presidentin e TIKA-s, Agjencia Turke per Zhvillim dhe Koordinim, z. Serkan Kayalar.

Albanian

Më 17 gusht 2020, Ambasadori Kastriot Robo zhvilloi një takim me Presidentin e TIKA-s, Agjencia Turke per Zhvillim dhe Koordinim, z. Serkan Kayalar. Gjate ketij takimi u analizuan projektet e shumta qe kjo Agjenci ka realizuar dhe vijon te realizoje ne vendin tone, si ne fushat e shendetesise lidhur me emergjencat, arsim, bujqesi, kulture etj.

 

Gjithashtu u disktua lidhur me vijimin e bashkepunimit ne kushtet e pandemise Covid-19.

Takim me Kryetarin e YTB-se, Shoqata e Turqeve Jashte dhe e Komuniteteve te Turqise, z. Abdullah Eren.

Albanian

Më datën 13 gusht 2020, Ambasadori Kastriot Robo zhvilloi një takim me Presidentin e YTB, Shoqata e Turqve Jashte dhe e Komuniteteve, z.Abdullah Eren.
Qëllimi i këtij takimi kryesisht ishte intersimi per bursat qe ky institucion turk jep per studime ne Turqi per student shqiptare te te gjitha niveleve (bachelor, master dhe doktorature) vecanerisht ne kushtet e pandemise ku edhe ecuria e procesit mesimor nuk ka qene normale.

Takim me Ministrin turk të Turizmit dhe Kulturës z.Mehmet Nuri Ersoy

Albanian

Më 12 gusht, Ambasadori z.Kastriot Robo zhvilloi një takim me Ministrin turk të Turizmit dhe Kulturës z.Mehmet Nuri Ersoy. 

Gjatë këtij takimi u shkëmbyen mendime lidhur me forcimin e bashkëpunimit turistik shqiptaro-turk, në kushtet aktuale të Pandemisë COVID-19 dhe u vlerësuan masat për një turizëm të sigurt. 

Ambasadori Robo u shpreh se pala shqiptare vlerëson eksperiencat dhe praktikat e tregut turistik turk dhe nevojën e marrjes së kësaj përvoje nga operatorët turistikë shqiptarë.  

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Ebu Ziya Tevfik sok. No. 17,
Çankaya, Ankara

Tel / Fax

Tel. +90312 4416103
Fax.+ 90312 4416109
Nr. i emergjences :+90 544 962 26 17

E-MAIL

embassy.ankara@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00