Articles

Takim me Zevendesministrin e Kultures dhe te Turizmit te Turqise, z. Serdar Çam.

Albanian

Më datën 19 nentor 2020, Ambasadori Kastriot Robo zhvilloi një takim me zevendesministrin e Kultures dhe te Turizmit te Turqise, z. Serdar Çam.
Gjatë takimit u fol per mundesite e bashkepunimit dhe perfshirjen e tureve rajonale duke futur edhe Shqiperine nga turoperatoret turq, si dhe  mbeshtetje per trajnimin e punonjesve tane te turizmit, si dhe mundesite qe tregu turistik shqiptar krijon per prezencen e investitoreve strategjike.

Rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Turqisë dhe Komitetit Shkencor me qëllim të menaxhimit të rrezikut të pandemisë Covid-19

Albanian

1.Rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Turqisë dhe Komitetit Shkencor me qëllim të menaxhimit të rrezikut të pandemisë Covid-19 për mbrojtje të shëndetit publik dhe rendit publik, për të siguruar izolimin social, për të mbrojtur distancën fizike dhe për të mbajtur nën kontroll përhapjen e sëmundjes.

Projekti "Frymëmarrje për të ardhmen".

Albanian

Në kuadër të projektit "Frymëmarrje për të ardhmen", ndërmarrë nën kujdesin e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në Turqi, Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Kosovë është organizuar aktiviteti i dhurimit nga Turqia të fidanëve frutorë, ku një pjesë e tyre janë mbjellë edhe gjatë ceremonisë në këto vende.

Mbledhja e ministrave të jashtëm të SEECP ne Antalya, Turqi.

Albanian

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, me 6 Nentor ka marrë pjesë në takimin mes kryediplomatëve të vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) në Antalya të Turqisë, ku është takuar edhe me kryediplomatin turk, Mevlüt Çavuşoğlu.

Njoftim

Albanian

Një tërmet i fortë ka goditur Turqinë perëndimore, pranë zonës së Izmirit. Ambasada shqiptare në Ankara i bën thirrje shtetasve shqiptarë të gjendur në zonë të transferohen në një zonë të sigurt dhe ka vendosur në dispozicion numrin e telefonit +90 549 561 1985 për çdo rast emergjence.

Mbi dorezimin e teksteve shkollore per mesimin e gjuhes shqipe ne Shkollen Publike ne Bursa.

Albanian

Bursa, Turqi/ 282 tekste shkollore dhe plotësuese të paracaktuara për mësimdhënien e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Diasporë, dërguar falas nga Qendra e Botimeve për Diasporën kanë mbërritur në ambasadën shqiptare në Turqi dhe tashmë janë dorëzuar te mësuesit e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare atje.

Vizite ne Zyrat e Dhomes se Industrise se Eskishehirit

Albanian

Ambasadori Kastriot Robo zhvilloi një vizite dhe takim pune ne Zyrat e Dhomes se Industrise se Eskishehirit ne qytetin e Eskishehirit.
Gjatë bisedës tejet të frytshme dhe miqësore, u ra dakord që te zhvillohej nje webinar edhe me Dhomen e Tregetise dhe Inustrise se Shqiperise per te diskutuar per mundesite e bashkepunimit mes dy vendeve tona.

Vizite ne Shoqatën e Industrialistëve dhe Njerëzve të Biznesit të Ballkanit BALKANTÜRKSİAD.

Albanian

Ambasadori Kastriot Robo gjate vizites se tij ne Bursa te Turqise, zhvilloi nje vizite ne Shoqatën e Industrialistëve dhe Njerëzve të Biznesit të Ballkanit  BALKANTÜRKSİAD. 

Bursa, me numrin me te madh te diaspores shqiptare dhe ballkanike,  është një urë lidhese midis Turqise dhe Ballkanit.

 

Gjatë ketij takimi pervec lidhjeve te forta te hereshme  kulturore,  u diskutuan gjithashtu mundësite e reja për bashkëpunim ekonomik; ku shoqatata e Balkanturksiad ka nje pervoje te gjere si brenda dhe jashte kufinjeve.

Takim me perfaqesuesit e DEIK (Bordi per Marredhenie Ekonomike me Jashte i Turqise).

Albanian

Me daten 19 tetor 2020, Ambasadori Kastriot Robo zhvilloi një takim ne Zyrat Qendrore te DEIK (Bordi per Marredhenie Ekonomike me Jashte i Turqise), me anëtarët e Këshillit të Biznesit Turqi-Shqipëri.
 
Gjatë këtij takimi u disktua për  rritjen e prezencës së bizneseve turke në vendin tonë, si dhe u ra dakord te vjijojne takimet dhe kontaktet per mundesite e rritjes se bashkepunimit ne te ardhmen.

Takim me Kryetarin e Asamblese se Madhe Kombetare te Turqise, Prof. Dr. Mustafa Sentop.

Albanian

Me datën 13 tetor 2020, Ambasadori Kastriot Robo u prit ne Parlamentin turk nga Kryetari i Asamblese se Madhe Kombetare te Turqise Prof. Dr. Mustafa Sentop. 

 

Gjatë kësaj bisede tejet miqësore, u vlerësuan marredheniet shume te mira historike mes dy popujve dhe vendeve tona, marredhenie këto qe shtrihen ne te gjitha fushat. 

 

Po ashtu u disktua mbi bashkepunimin parlamentar dhe rendesine e diplomacise parlamentare, takimeve mes Komisioneve te ndryshme parlamentare, si dhe Grupeve Parlamentare te Miqesise ne te dyja Parlamentet.

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Ebu Ziya Tevfik sok. No. 17,
Çankaya, Ankara

Tel / Fax

Tel. +90312 4416103
Fax.+ 90312 4416109
Nr. i emergjences : +90 549 561 19 85

E-MAIL

embassy.ankara@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00