Ambasadori Kastriot Robo takohet me Prefektin e qytetit bregdetar Antalya

Ambasadori Kastriot Robo realizoi një vizitë kortezie në prefekturën e qytetit Antalya, ku u prit nga prefekti z. Ersin Yazıcı.

 

Ambasadori Robo, pasi falënderoi prefektin për mikpritjen, vlerësoi  masat e autoriteteve përgjegjëse gjatë periudhës së pandemisë për "Programin e Certifikuar për Turizëm të Sigurtë" në Turqi, ku Antalya zë një vend kryesor.

 

 

Ky takim gjithashtu kishte në fokus rritjen e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët dhe forcimin e marrëdhënieve midis dy popujve dhe vendeve tona.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Ebu Ziya Tevfik sok. No. 17,
Çankaya, Ankara

Tel / Fax

Tel. +90312 4416103
Fax.+ 90312 4416109
Nr. i emergjences : +90 549 561 19 85

E-MAIL

embassy.ankara@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00