Aktivitet ne Qendren e Kultures Shqiptare ne Ankara

Sot, më 9 mars, në zbatim të kalendarit vjetor dhe aktiviteteve te kulturës dhe trashëgimisë , nen kujdesin e  Ambasadorit te RSH-se ne Turqi, Z. Genti Gazheli, u organizua ne Qendren e Kultures Shqiptare ne Ankara, aktiviteti i radhes.
Fjala e plote e Ambasadorit Gazheli gjatë këtij takimi:
 
Të Nderuar vëllezër Shqiptare të ardhur nga disa treva të Turqisë,
Paraprakisht shpreh kënaqësinë e veçantë që gjendemi sëbashku pikërisht në Qendrën e Kulturës Shqiptare, në një copë Shqipërie këtu në Turqi – ndonëse dashamirësinë dhe ndjenjat e larta të miqësisë dhe vëllazërisë i ndeshim ngado në këtë vend të madh mik.
Është ritual i përhershëm takimi në raste eventesh e datash historike dhe natyrshëm që kështu do jetë gjithnjë: do kujtojmë e do festojmë ngahera e gjithnjë e më të bashkuar.
Mirëpo vetëm kaq e vetëm këto raste nuk mjaftojnë për tu pjekur/takuar mes veti – për të ndarë kënaqësinë e sukseset e shqiptarizmës kudo ato ndodhin, për të tejçuar e forcuar identitetin e kulturën shqiptar, por edhe për tu përfshirë e marrë përgjegjësi për përparimin e begatimin e vendit – çështje të cilat siç dihet i adresoi Samiti i Diasporës që u mbajt në Tiranë  në nëntor të vitit të kaluar.
Natyrshëm që për të merituar këtë emër: ‘Qendra e Kulturës Shqiptare’ nuk mund të ishte ndryshe veçse e përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë, pasi jemi një popull, një gjuhë, një kulurë dhe kemi të njëjtën aspiratë.
Emërtimi i saj me emrin e madh ‘Sami Frashëri’ jo vetëm na bën akoma më shumë krenar për identitetin tonë, por na përbashkon edhe me popullin turk, pasi është i mirënjohur kontributi shumë i madh i Sami Frashërit edhe në Kuturën Turke.
Për sa më lart në vijim edhe të angazhimeve të përbashkëta që u morën në Samitin e Diasporës përbën domosdoshmëri rivitalizimi i Qëndrës së Kulturës Shqiptare, për ta bërë atë me më shumë gjallëri, dinamizëm dhe organizim - dhe jemi të vendosur për ta bërë këtë.
Qëndra e Kulturës Shqiptare ka krijuar profilin e saj, por kurrsesi nuk ka mbaruar misionin e saj, i cili është i përhershëm për afirmimin e kuturrës sonë, për mësimin e gjuhës shqipe, për kompaktësimin e diasporës këtu.
Qendra Kulturore Shqiptare kërkon nga të gjithë ne që ta fuqizojmë më tej atë.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Ebu Ziya Tevfik sok. No. 17,
Çankaya, Ankara

Tel / Fax

Tel. +90312 4416103
Fax.+ 90312 4416109
Nr. i emergjences : +90 549 561 19 85

E-MAIL

embassy.ankara@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00