Turqi, ambasadori Gazheli pritje në Ankara për festën e 28 Nëntorit

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Turqi, Zoti Genti Gazheli, dha në Sëissotel të Ankarasë një pritje me rastin e festës së 28 Nëntorit.
Në këtë ceremoni krahas Zv/kryeministrit turk Veysi Kaynak dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, morën pjesë edhe gjeneralarmate Hulusi Akar, Komandanti i Forcave Tokësore të Turqisë, gjeneralarmate Salih Zeki Çolak, Komandanti i Forcave Ajrore të Turqisë Abidin Ünal.
Morën pjesë edhe Ambasadori i Kosovës në Turqi, Z. Avni Spahiu dhe përfaqësues të misioneve diplomatikë si dhe të ftuar vendas dhe të huaj.
 
Pritja u hap me ekzekutimin e himneve kombëtare të të dy vendeve dhe vijoi me fjalën përshëndetëse të Ambasadorit të Shqipërisë në Ankara z. Genti Gazheli, i cili pasi i falënderoi autoritetet turke pjesëmarrëse, trupat diplomatike,  dhe duke përshëndetur të gjithë pjesëmarrësit e ardhur nga vende të ndryshme të Turqisë, vuri theksin në rrugëtimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet e mira që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve.
 
Ndërsa Zëvendëskryeministri Kaynak në fjalimin e tij theksoi se Shqipëria është një prej partnerëve dhe miqve më të rëndësishëm të Turqisë në gjeografinë e Ballkanit dhe shprehu kënaqësinë e tij për pjesëmarrjen në këtë recepsion të mbajtur me rastin e Ditës Kombëtare dhe të Flamurit.
Kaynak theksoi gjithashtu punimet e bëra nga institute të ndryshme turke në Shqipëri duke filluar nga Agjencia Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA) dhe Instituti Yunus Emre.
Ndër të tjera pasi ka vënë në dukje se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë kanë qenë në nivelin më të lartë gjatë gjithë historisë, Kaynak ka theksuar se Turqia e konsideron Shqipërinë si një vend me rëndësi strategjike për ndërtimin e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në Ballkan.
Në këtë mbrëmje  ku morën pjesë rreth 1000  të ftuar nga të gjitha trevat e Turqisë, ishte edhe këngëtarja e mirënjohur Vikena Kamenica dhe Grupi Keli Band.

Postal Address

Embasy of Albania
Ebu Ziya Tevfik sok. No. 17,
Çankaya, Ankara

Tel / Fax

Tel. +90312 4416103
Fax.+ 90312 4416109

E-MAIL

embassy.ankara@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
09:00 - 17:00