Shërbimet Konsullore

LEGALIZIMET

Me legalizime përmblidhen, çertifikatat e lindjeve të lëshuara nga zyrat e Gjendjes Civile Greke ( ose Akti i Lindjes lëshuar nga Spitali), çertifikata vdekje të shtetasve shqiptarë, dokumentacioni për martesë ndërmjet një shtetasi shqiptar me një shtetas grek ( ose me një shtetas të huaj rezident në Greqi). Këto tipe dokumentash janë të vulosura më parë në Prefekturën Greke dhe Ministrinë e Jashtme Greke (për Greqinë e Veriut - Ministria e Jashtme e Makedonia Thrakis në Selanik)

CELEBRIMET

Dokumentacioni që duhet të legalizojë shtetasi grek, para shpalljes së martesës me një shtetas shqiptar ( sipas Manualit Konsullor)
1. Leje martese (Adia Gamo)
2. Certifikate lindjeje
3. Kopje e pasaportës ose kartës ID (e legalizuar nga Policia Qëndrore)
4. Vërtetim Banimi
Këto kater dokumenta vulosen në Prefekturë, Ministrinë e Jashtme Greke (Makedonia Thrakis)
Më pas vulosen ne Konsullatën e Përgjithshme të RSH në Selanik.
Për cdo dokument të legalizuar paguhet 20 euro ne Banken Ethniki

Procedura që duhet të ndiqet nga shtetasi shqiptar:
Me dokumentat e shtetasit grek, paraqitet shtetasi shqiptar në gjendjen civile në Shqipëri, për të bërë shpallje martese (ose paraqitet përfaqësuesi i pajisur me prokurë nga çifti)

Pas 10 ditesh (afati ligjor) del çertifikata “për lidhje martese” nga Gjendja Civile në Shqipëri.

KUJDES!!
Lidhje martese mes një shtetasi shqiptar dhe një shtetas grek, nuk mund të kryhet në Konsullatën e RSH në Selanik, por në një nga Bashkitë e shtetit Grek, ku është bërë shpallja e martesës, ose në Gjendjen Civile në Shqipëri.

Nëse celebrimi do të kryhet në Bashkinë Greke, çertifikatat e shtetasit shqiptar (çertifikatë për Lidhje Martese dhe Çertifikatë Personale) duhet të jenë të legalizuara në Prefekturën përkatëse, Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë dhe Përfaqësinë Greke në Shqipëri.

Njohja e martesës ne Shqipëri
Regjistrimi i martesës në zyrën e gjendjes civile, mund të bëhet duke legalizuar çertifikatën greke të martesës në Prefekturë, Ministrinë e Jashtme Greke dhe Konsullatën e Pergjithshme te RSH në Selanik.

Pagesa për këtë veprim është 20 euro

Lidhje martese në Konsullatë midis dy shtetasve shqiptarë

Dokumentacioni:
1. Nusja dhe dhëndri të dy me pasaporta biometrike ose kartë ID
2. Çertifikatë lindje për secilin, të vulosura në prefekturë
3. Çertifikatë për lidhje martese për secilin, me vulë në prefekturat përkatëse
4. Dy dëshmitarë (jo familjarë të dhëndrit ose të nuses) me pasaportat biometrike ose karta ID
5. Vlefshmëria e dokumentacionit të mësipërm, 3 muaj nga data e marrjes në gjendjen civile.

Kujdes!
Nëse vetë të interesuarit nuk mund të shkojnë në Shqipëri për të bërë shpalljen e martesës, paraqiten të dy në Konsullatë me pasaportë ose karte ID për të bërë prokurë të posaçme “për shpallje martese”.

Dokumentacioni për prokurat:
Paraqiten me pasaporta biometrike dhe karta ID të dy shtetasit shqiptare që do të lidhen në martesë, si dhe paraqesin gjeneralitetet e personit, që do të bëjë shpalljen e martesës në gjendjen civile në Shqipëri.

LINDJET E FËMIJËVE NË GREQI

Të porsalindurit duhet të regjistrohen në zyrën e gjendjes civile përkatëse në Shqipëri.

Për regjistrimin e të miturit duhet të tërhiqet çertifikata e lindjes me emër të fëmijës, në zyrën e bashkisë përkatëse dhe te legalizohet nga Ministria e Jashtme Greke e Greqisë së Veriut në Selanik (Makedonia Thrakis). Kjo çertifikate përkthehet në gjuhën shqipe (në një zyrë përkthimi të licensuar nga Ministria e Drejtësisë në Shqipëri). Më pas paraqitet prindi ose një i afërm i familjes në gjendjen civile në Shqipëri për të bërë regjistrimin e fëmijës.
Në rast se i mituri do të udhëtojë në atdhe së bashku me prinderit, para se të shkojë në Shqiperi, duhet te pajiset me Leje Kalimi të lëshuar nga Konsullata.

KUJDES!!
Në rastet kur Zyrat e Gjendjes Civile Greke nuk vendosin emrin e fëmijës në çertifikatën e Lindjes ( për arsye të ndryshme), ose kur Ministria e Jashtme Greke ( Makedonia Thrakis) nuk vulos çertifikatën e Lindjes ( pasi një ose të dy prindërit e fëmijës nuk janë me dokumenta të rregullta Leje Qëndrimi në shtetin grek) atëherë prindërit do të tërheqin nga Spitali ku ka lindur fëmija, Aktin e Lindjes, ku janë të shënuara të dhënat e të sapolindurit dhe të dhënat e të dy prindërve.

LEJE KALIMI

Leja e Kalimit është një dokument udhëtimi ndërkombetar, që zëvendëson përkohësisht pasaportën dhe i lejon mbajtësit të saj të udhëtojë për në shtetin e tij për t’u pajisur më pas me pasaportë biometrike. Ky dokument është i vlefshëm për 6 (gjashtë) muaj dhe mundëson hyrjen vetëm një herë në Republikën e Shqiperisë. Për rikthim personi duhet të jetë i pajisur me pasaportë biometrike.

Për pajisjen me leje kalimi për fëmijë, dokumentacioni i nevojshëm
Rasti i parë, kur fëmija është i regjistruar në Shqipëri

1. Paraqiten të dy prindërit e fëmijës me pasaporta/letërnjoftim ID dhe fëmija
2. Çertifikatë lindje me fotografi të kohëve të fundit të fëmijës, vulë në prefekturë (3 mujori i fundit)
3. Çertifikate familjare, e vulosur ne prefekturë (3 mujori i fundit)
3/a. Në rastin kur fëmija është jashtë martese, duhet te jetë i regjistruar në përbërjen familjare të prindit që
ka kujdestarine e tij.
4. Dy foto të formatit 4 cm me 5 cm me sfond të bardhë

Rasti i dytë, kur fëmija nuk është i regjistruar në Shqipëri

1. Paraqiten të dy prindërit me pasaporta/letërnjoftim ID dhe fëmija
2. Certifikatë familjare ose martese e prindërve (3 mujori i fundit) e vulosur në Prefekturën përkatëse në Shqipëri
3. Një dokument me fotografi e fëmijës (çertifikatë lindje greke ose kartela shëndetësore, lëshuar nga institucioni përkatës grek).

*** Në rastet kur njëri nga prindërit nuk ka mundësi të paraqitet, i lëshon prindrit tjetër prokurë, për pajisjen e fëmijës me leje kalimi pranë Konsullatës Shqiptare në Selanik.
Prokura nga noter grek, përkthehet në gjuhën shqipe, vuloset në Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Jashtme Greke.

- Për shtetasit madhorë (mbi 18 vjeç)

1. Prania e të interesuarit me pasaportën e skaduar ose me vërtetim policie për denoncimin, në rastin kur pasaporta ka humbur (e legalizuar në prefekture, policinë qëndrore, ministrinë e jashtme greke) e shoqëruar nga nje dokument me foto, ose me kartën shqiptare të identitetit apo me patenteën shqiptare në formatin elektronik.
2. Dy foto format dokumenti 4 cm me 5 cm me sfond të bardhë

Tarifa konsullore për lejet e kalimit eshte 30,00 (tridhjete) euro.

VËRTETIMET

Lëshohen në rastet kur ndyshohen të dhënat në gjendjen civile, ose kur konstatohen gabime në gjeneralitetet e shtetasit shqiptar. Konsullata i lëshon këto vertetime, duke e bazuar në dokumentacionin e saktë të lëshuar nga gjendja civile shqiptare, ku shtetasi është i regjistruar duke saktësuar gjeneralitetet e tij korrekte.

Ky dokument i kërkohet shtetasve shqiptare (zyrat greke) kryesisht kur duhet te rinovojnë lejen e qëndrimit në shtetin grek (psh. për ndryshimin e mbiemrit të bashkëshortes pas martese, per vendin e saktë të lindjes, datëlindjen, etj).

Dokumentacioni mbështetës, në rastet e saktësimit të gjeneraliteteve:
- çertifikate lindje shqiptare e legalizuar ne prefekturën përkatëse në Shqipëri, Ministrinë e Jashtme në Tiranë dhe Ambasadën/Konsullatën Greke në Shqipëri (vlefshmeria 3 muaj). Në çertifikatë duhet të vihet shënimi i ndryshimit të të dhenave, nga punonjësi i zyrës së gjendjes civile përkatëse. Pasaporta e vlefshme dhe ajo që ka dalë jashtë përdorimit, si dhe letërnjoftimi elektronik ID.
Dokumentacioni mbështetës, në rastet e ndryshimit të mbiemrit:
- çertifikata e martesës e legalizuar si më lart, pasaportat dhe letërnjoftimi elektronik ID.
Dokumentacioni mbështetës, në rastet e ndryshimit të mbiemrit me divorc:
- vendimi i gjyqit i legalizuar në Ministrinë e Jashtme dhe Përfaqësinë Greke në Shqipëri, pasaporta që ka dalë jashtë përdorimit dhe pasaporta aktive.

Shërbimi për çdo lloj vërtetimi kushton 30,00 (tridhjete) euro

PROKURA

Në bazë të legjislacionit shqiptar, Konsulli në Përfaqësitë e Republikës së Shqipërisë jashtë vendit, plotëson kërkesat e shtetasve, edhe për veprime të fushës noteriale, të tilla si:
• Prokura (tërheqje pensioni, tërheqje pasaporte, shpallje martese, tërheqje çertifikatash në gjendje civile, rregjistrim fëmijësh, etj)
a) Për tërheqje pensioni, paraqitet vetë personi me pasaportë biometrike dhe letërnjoftim ID, librezën origjinale të pensionit dhe gjeneralitetet e personit që do të kryejë tërheqjen e pensionit në Shqipëri. Kjo lloj prokure është njëpërdorimshe dhe duhet të përdoret brenda afatit kohor 3 muaj.
• Gjithashtu, Konsullata lëshon prokurë edhe për plotësimin e dosjes së familjeve të të përndjekurve politikë të regjimit komunist, ose përcjelljen e dokumentacionit në Ministrinë e Drejtësisë.

Ligji ka lejuar, përgatitjen nga konsujt, vetëm të prokurave të thjeshta, që nënkupton redaktimin e prokurave që japin tagra përfaqësimi për veprime të thjeshta administrative, të cilat nuk synojnë lindjen, ndryshimin ose shuarjen e të drejtave dhe detyrimeve të pronësisë të të përfaqësuarit.

K U J D E S!!!
Prokura per shitblerjen e pasurive te tundshme apo te patundshme nuk mund te behet ne Konsullate. Kjo lloj prokure duhet të bëhet pranë një noteri dhe më pas të legalizohet në Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Jashtme Greke, si dhe te legalizohet në Ambasadën/ Konsullatën Shqiptare, per tu njohur nga organet kompetente në Shqipëri.
Prokura per autorizimin e avokatit për të përfaqesuar në një proces gjyqsor pranë një gjyakate, nuk mund te bëhet në Konsullatë. Kjo lloj prokure duhet të bëhet pranë një noteri në Shqipëri ose pranë një noteri në Greqi dhe më pas legalizohet në Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Jashtme Greke, si dhe te legalizohet në Ambasadën/Konsullatën Shqiptare që të bëhet e njohur në organet kompetente shqiptare.

Sherbimi per të gjitha llojet e Prokurave kushton 20,00 (njezet) euro

DOKUMENTAT BIOMETRIKË

Nga data 28 mars 2011, në Konsullatën Shqiptare ka filluar aplikimi i dokumentave biometrikë për shtetasit shqiptar në bazë të Udhëzimit të Ministrit të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë nr. 308, datë 08.05.2009 “Për pajisjen me pasaportë biometrike të shtetasve shqiptarë”

Dokumentacioni identifikues për personat mbi 18 vjeç
Paraqitet vetë personi me;

- Pasaportë tip i vjetër
- Patenteë shoferi me fotografi
- Letërnjoftim elektronik (ID) nëse ka
- Dokument tjetër te vlefshëm me fotografi
- Certifikatë personale, jo më parë se 3-mujori i fundit

Dokumentat identifikues për fëmijët e vegjël nën 16 vjeç

- Çertifikatë personale me fotografi të tre mujorit të fundit (foto e kohëve të fundit)
- Çertifikatë familjare të tre mujorit të fundit
- Fëmija shoqërohet të paktën nga njëri prind, i cili paraqet pasaportën e tij biometrike ose letërnjoftimin ID

Personat nën 18 vjeç shoqërohen nga njëri prind, së bashku me një çertifikatë familjare

• Me letërnjoftimi elektronik ID pajisen vetëm shtetasit që kanë mbushur moshën 16 vjeç

Ndërrim pasaporte pas martese

Dokumentacioni për ndërrim pasaporte pas martese:
1. Paraqitet personi me pasaportën aktuale dhe letërnjoftimin ID
2. Çertifikatë lindje me fotografi me shënimin e ndërrimit të mbiemrit ose çertifikatë martese

Ripajisja me pasaportë biometrike në rastin kur ka humbur e para

Paraqitet personi në policine greke dhe deklaron humbjen e dokumentit, (pasaportë ose kartë identiteti)
Shënohet i saktë numri i pasaportës së humbur dhe të dhënat e tjera te personit
Vërtetimi i Humbjes vuloset në Policinë Qendrore Greke
Vuloset në Makedonia Thrakis (Ministria e Jashtme Greke) dhe më pas nga Konsullata Shqiptare.
Përkthehet ne gjuhën shqipe

Gjithashtu nevojitet një dokument me fotografi për identifikimin

Pasaporta biometrike ka vlerën 108 euro
Dhe letërnjoftimi ID ka vlerën 10 euro

KUJDES!!
Në Konsullatën e RSH ne Selanik nuk mund te aplikohet vetem per Leternjoftimin ID.

SHËNIM:
- Të gjitha veprimet e konsullore janë të bazuara në Ligjin e Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Shqipërisë; Ligjin për Gjendjen Civile të Republikës së Shqipërisë; Manualin Konsullor të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë.
- Çertifikatat e lëshuara nga shteti shqiptar për të gjitha llojet e veprimeve konsullore kanë afat 3 mujor nga data e lëshimit.
- Çertifikatat e leshuara nga institucionet greke kane nje vlefshmeri prej 6 muajsh qe nga data e leshimit. Keto dokumenta, qe te pranohen nga Konsullata, duhet te jene te legalizuara nga prefektura perkatese ne Greqi dhe Ministria e Jashtme Greke.

Për çdo veprim konsullor pagesa bëhet në Bankën Kombëtare Greke (Ethniki Trapeza), në numrat e llogarisë të hapura nga Konsullata Shqiptare.

TARIFAT PER SHËRBIMET KONSULLORE
Janë të mbështetura në Nenin 78, 83/1 dhe 155 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Ligjit nr. 9975 datë 28.07.2008 “Për taksat kombëtare të Republikës së Shqipërisë” dhe Udhëzimit të përbashkët midis Ministrit të Jashtëm dhe Ministrit të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë nr. 38 datë 21.11.2008

Tarifat për Shërbimet Konsullore në EURO
1 Legalizimi i dokumentave të ndryshëm të dala nga organet kompetente greke ( perfshire dhe kopjet e pasaportave shqiptare konform origjinalit) €20,00
2 Leje kalimi €30.00
3 Vertetime ( te ndryshme ) €30,00
4 Deklarata konsullore €30,00
5 Celebrime (Çertifikata e martesës) €30,00
6 Prokura €20,00
7 Verifikime € 10,00
7 Viza hyrje per ne Shqiperi ( tarifat jane ne baze te reciprocitetit me vendin respektiv)

Adresa

Tsimiski 43, TK 54623
Thesaloniki-Greece

Tel / Fax

Tel. 0030 2310257598
Fax.0030 2310 222571
Nr. emergjences : 00 30 6 983661224

E-MAIL

consulate.thesaloniki@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
8:30 - 16:30