Vendimet e Këshillit Federal të Zvicrës mbi lehtësimin e masave shtrënguese nga 06.06.20

Këshilli Federal ka vendosur se duke filluar nga data 6 qershor 2020, masat shtrënguese për të luftuar koronavirusin do të lehtësohen gjerësisht. Këshilli mori vendimin në mbledhjen e datës 27 maj, si reflektim i zhvillimeve pozitive me situatën epidemiologjike.

Këshilli Federal, gjithashtu ka vendosur që data 19 qershor do të jetë edhe dita kur përfundon “gjendja e jashtëzakonshme”, duke e kaluar në stadin e gjendjes “speciale”, sipas parashikimeve të Ligjit për Epidemitë. Paralelisht, Këshilli Federal po përgatit të transferojë masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19 në një ligj urgjent të përkohshëm , i cili pritet të paraqitet për konsultime më 19 qershor 2020.

Masat konkrete do të jenë si më poshtë:  

  • Për të vijuar me lehtësimin e masave duhet të sigurohen distancat sociale apo masat higjienike, në të kundërt detyrimi për gjurmimin e kontakteve, duke detyruar mbajtjen e listës së të pranishmëve.
  • Ndalimi i tubimeve tani do të jetë për më shumë se 30 persona dhe jo më 5 personave. Kjo rregullore hy në fuqi që me datë 30 maj.
  • Mbledhja e firmave në publik do të lejohet duke filluar nga data 1 qershor, veprimtaritë sigurisht duhet të shoqërohen me masa mbrojtëse sipas udhëzimeve
  • Eventet që parashikojnë pjesëmarrjen e jo më shumë se 300 persona do të lejohen që prej 6 qershorit, duke përfshirë aktivitete familjare, panaire, koncerte, shfaqje teatrale, shfaqje filmike, si dhe demonstrime politike dhe të shoqërisë civile. Për eventet që parashikojnë pjesëmarrjen e jo më shumë se 1000 personave do të vendoset në mbledhjen e Këshillit Federal të 24 qershorit. Aktivitetet që mbledhin mbi 1000 individë do të vijojnë të jenë të ndaluara deri më 31 gusht 2020.
  • Do të rifillojnë të zhvillohen eventet sportive që nuk kërkojnë kontakt të ngushtë fizikë, duke aplikuar masat mbrojtëse të parashikuara edhe për aktivitetet e tjera. Aktivitetet stërvitore për të gjitha sportet mund të rinisin pa asnjë kufizim në numrin e grupeve që nga 6 qershori. Seancat stërvitore kanë detyrimin të regjistrojnë lista të pjesëmarrjeve.
  • Kampet e pushimeve verore për fëmijë dhe të rinj do të lejohen të vijojnë aktivitetin që nga data 6 qershor,  për sa kohë merren masa të përshtatshme higjienike dhe te distancimit social Numri maksimal i pjesëmarrësve në kam nuk mund të jetë më shumë se 300.
  • Të gjitha bizneset e kohës së lirë dhe argëtimit, të tilla si kazinotë, parqet argëtuese, kopshtin zoologjik, kopshtet botanike dhe pishinat mund të rihapen, që prej datës 6 qershor.
  • Kufizimi që ndalonte grupimet e më shumë se 4 personave në restorante tashmë do të hiqet dhe do të lejohen shfaqje të muzikës live por me kufizim në orarin e ushtrimit të aktivitetet,  jo më vonë se ora 24:00, rregulli vlen edhe për diskot dhe klubet e natës.
  • Mësimdhënia në klasë në shkollat ​​e mesme të larta dhe ato profesionale dhe në institucionet e arsimit të lartë do të rifillojë nga data 8 qershor.
  • Rekomandimet për të punuar nga shtëpia mbeten në fuqi.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Pourtalesstrasse 45 A,
CH-3074 Muri bei, Bern

Tel / Fax

Tel. +41319526010
Fax +4131 9526012
Nr. i emergjences: +41774099729

E-MAIL

embassy.bern@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00