Përditësimi i lehtësimit të masave mbrojtëse ndaj COVID-19 në Republikën e Shqipërisë

Qeveria shqiptare ka vijuar me lehtësimin e masave shtrënguese për të parandaluar përhapjen e COVID-19, në të gjithë territorin.

 

Lëvizja në fundjavë

Gjatë fundjavës hiqen kufizimet e orareve për qytetaret dhe bizneset në zonat e kuqe dhe të gjelbërta. Kjo do të jetë fundjava e fundit që qendrojnë në fuqi perimetri i zonave të kuqe, pra nuk do të lejohet dalja nga kufiri i këtyre zonave deri ditën e hënë datë 1 Qershor, kur do të hiqen të gjitha kufizimet e lëvizjes për të gjithe vendin.

Plani i masave lehtësuese nga data 1 Qershor

  • Nga data 1 Qershor Qershor të lejohet lëvizja e qytetarëve dhe automjeteve në të gjithë territorin, në të gjithë vendin pa kufizim.
  • Nga data 1 Qershor do të hapen çerdhet dhe kopshtet publike duke zbatuar protokollet e sigurisë se miratuar.
  • Nga data 1 Qershor do të hapen kufijtë tokësorë, duke hequr karantinimin dy javor, si një masë e që po ndiqet edhe në vendet europiane dhe vendet e rajonit. Masa e vendosjes se karantines dy/javore do të mbetet në fuqi, në raste te veçanta me urdher të autoriteteve shendetesore sipas kritereve të përcaktuara nga ECDC.
  • Nga data 1 Qershor plazhet do të jenë të hapura, nën masa të sigurisë, sipas një plani i cili përfshin gjithë vijën bregdetare, si një zonë e sigurt. Plazhet sipas zonave të miratuara do jenë të përcaktuara me autorizime të posaçme nga një autoritet i përkohshëm që është ngritur peër këtë periudhë dhe që do të administrojë lejet per cdo stacion plazhi nëpërmjet një aplikimi online dhe një protokolli të veçantë për të siguruar ruajtjen e distancave dhe kushtet higjeno-sanitare në plazhe. Ndaj ftojmë të interesuarit të zbatojnë procedurat që do të bëhen publike nga MTM, duke informuar se çdo kush që shkel rregullat për arsye përfitimi në plazh do të penalizohet.
  • Do të lejohen nga data 1 Qershor kampionatet sportive, pa praninë e publikut. Do të hapen parqet, qëndrat e formimit arsimor, kulturor, qëndrat e internetit si dhe palestrat sipas protokolleve të sigurise.

Ndalohen të hapen deri në 23 Qershor

  • Aktivitetet që ende shfaqin rrezik në këtë fazë ku qarkullimit i virusit është i pranishëm dhe që do të vijonë të jenë të mbylluar janë: Transporti publik, për të cilin po punohet me Ministrinë e Infrastruukturës dhe Transporteve për një plan i cili do të bëhet publik në një kohë të shpejtë, gjithashtu do të vijojnë të jenë të ndaluara, aktivitetet kulturore, kinematë, teatret, klubet e natës, pishinat, grumbullimet masive, dasmat, konferencat dhe dëgjesat publike.

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat e higjenës dhe distancimin fizik në këtë fazë të lehtësimin të masave;

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregohen të kujdesshëm. Ruani distancimin fizik mbi 1.5 metër. Kur nuk arrihet distancimi fizik përdorimi i maskës është i domosdoshëm. Ruani etiketën respiratore. Kur kolliteni apo tështini përdorni shami letre ose këndin e brrylit. Masat e higjienës personale duhet të kombinohen me larjen sa më të shpeshtë të duarve për më shumë se 20 sekonda. Evitoni ambientet e mbyllura dhe grumbullimet me shumë njerëz dhe kujdesuni për të moshuarit.

Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes prandaj telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Pourtalesstrasse 45 A,
CH-3074 Muri bei, Bern

Tel / Fax

Tel. +41319526010
Fax +4131 9526012
Nr. i emergjences: +41774099729

E-MAIL

embassy.bern@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00