Shërbime të Ambasadës

Zyra Konsullore pranë ambasadës Bernë

Pret telefonata në numrin +41-31 9526010 / +4177 416 64 30 nga e hëna deri të enjten ora 09.30 - 15.00 të premten ora 09.30-14.00
 
Gjithashtu qytetarët mund të komunikojnë edhe nëpërmjet e-mail në adresën:embassy.bern@mfa.gov.al
 
Numri i emergjencës +41 77 40 99 729
 
Veprimet konsullore kryhen çdo ditë të premte ora 09.00-14.00
 
Të nderuarit qytetarë, në kuadrin e zbatimit të Platformës së Shërbimit Konsullor Online, projekt i cili ka filluar që më datë 16 janar 2017, duke filluar nga data 1 maj 2017, të gjitha shërbimet konsullore, ofrohen vetëm online përmes Platformës SHKO- Shërbimi Konsullor Online.
 
Platforma e Shërbimeve Konsullore Onlinë ofron aplikime online për 36 shërbime. 23 kryhen online, ndërsa për 13 shërbimet e tjera është e domosdoshme paraqitja fizike e qytetarit - aplikues për finalizimin e shërbimit.
 
Shërbimet Konsullore ju mund t`i merrni online nëpërmjet Platformës së Shërbimeve Konsullore Online si më poshtë:
1. Në faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme
http://punetejashtme.gov.al/sherbimet-konsullore-online/
 
2. Në faqen e Ambasadave dhe Konsullatave
http://www.punetejashtme.gov.al/al/sherbime/sherbimet-konsullore-online
 
3.Nga Portali ndërqeveritar E-Albania
https://e-albania.al/ekonsullata.aspx
 
Asistenca e mbrojtja e shtetasve në vështirësi
Në situata të vështira e fatkeqësi shtetasit shqiptarë dhe të afërmit e tyre mund t’i drejtohen kurdoherë MPJ, DrejtorisëKonsullore, dhe përfaqësive tona diplomatike e konsullore jashtë shtetit, për të marrë ndihmë e për t’u këshilluar. Shtetasit mundtë kërkojnë ndihmën e përfaqësive tona edhe kur u shkelen të drejtat e tyre në shtetin e rezidencës. Asistenca dhe ndihma qëmund të jepet varet nga hapësirat e lejuara nga aktet ndërkombëtare dhe marrëveshjet reciproke dhe rrethanat konkrete. 
Detaje për asistencën në përgjithësi: Asistencë dhe ndihmë e përgjithshme
Katastrofat natyrore, situatat luftarake, terrorizmi dhe rrëmbimet
Katastrofat natyrore dhe situatat luftarake
Përfaqësitë tona veprojnë menjëherë për të kontaktuar shtetasit shqiptarë në zonat e prekura nga katastrofat natyrore dhesituatat luftarake jashtë shtetit. Të afërmit duhet të kontaktojnë menjëherë MPJ, Drejtorinë Konsullore, për të dhënëinformacione të vlefshme për vendndodhjen e shtetasve.
Inkurajojmë të gjithë shtetasit tanë të regjistrohen pranë Përfaqësive tona që mbulojnë shtetet ku ata qëndrojnë ose të kenëpërherë me vete informacion se si mund të kontaktojnë Përfaqësitë ose MPJ, Drejtorinë Konsullore.
Terrorizmi dhe rrëmbimet
Sulmet terroriste dhe rrëmbimet janë të mundshme. Shtetasit shqiptarë që udhëtojnë jashtë shtetit në zona të pasigurta duhet tëmbajnë parasysh se mund të gjenden në situata të tilla. Para se të qarkullojnë në vende të huaja ata duhet të informohen përrrezikshmërinë e vendit të destinacionit. 
Vdekjet, sëmundjet dhe aksidentet e rënda
Ndihma në rastet e vdekjeve
Përfaqësitë tona ndihmojnë familjen dhe të afërmit në raste vdekjesh. Ato këshillojnë, ndërmjetësojnë me autoritetet e venditpritës për përgatitjen e dokumentacionit për kryerjen e veprimeve të varrimit ose riatdhesimin me trasnporte funerale.
Në rast se shtetasit e vdekur nuk kanë të afërm në vendin e qëndrimit, Përfaqësitë interesohen për të njoftuar e  kontaktuar tëfamiljarët në Shqipëri përmes MPJ.  
Asistenca për të sëmurët ose të aksidentuarit rëndë
Përfaqësitë ndihmojnë të sëmurët ose të aksidentuarit rëndë. Nëse këta shtetas nuk kanë të afërm, përmes Ministrisë sëPunëve të Jashtme njoftohen familjarët në Shqipëri.
Të ndaluarit, personat nën hetime dhe të burgosurit
Përfaqësitë tona interesohen dhe ndihmojnë shtetasit e ndaluar, nën hetime apo të burgosur. Ato ndërhyjnë tek autoritetetvendase për të mbrojtur të drejtat e shtetasve dhe për të garantuar të drejtën për hetime e gjykime të paanshme. Ndërhyjnë përtë mos lejuar keqtrajtimin e të burgosurve dhe sigurimin e kushteve normale, në raport me standardet e vendit pritës, të mbajtjesnë burg.
Me dëshirën e shtetasve Përfaqësitë rekomandojnë avokatë dhe përkthyes të njohur prej tyre. Njoftojnë përmes MPJ, DrejtorisëKonsullore, të afërmit dhe familjarëve. Por Përfaqësitë nuk mund të marrin përsipër përfaqësime në procese gjykimi si avokatëmbrojtës.
Shtetasit e ndaluar, të hetuar dhe të burgosurit mund të mos lejojnë njoftimin e Përfaqësisë tonë dhe kontaktimin e tyre. Në këtoraste as familja e të afërmit nuk mund të ndihmohen nga Përfaqësitë tona për t’u lidhur e për t’u informuar për ta. 
Për më shumë: Asistencë për shtetasit shqiptarë të ndaluar dhe arrestuar
Ndihma në rastet e humbjes së kontakteve
Kur humbin kontaktet me shtetasit jashtë vendit, të afërmit e tyre i drejtohen MPJ,  Drejtorisë Konsullore, ose përfaqësive tona. Përpjekjet që do të bëhen për rivendosjen e kontakteve do të jenë të suksesshme në varësi të saktësisë së informacionit që do të ofrojnë të afërmit.
Të afërmit duhet të mbajnë parasysh se strukturat e Shërbimit Konsullor nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë në privatësinë e shtetasve. Ato nuk kanë të drejtë të kërkojnë, pa dëshirën e shtetasve, lidhjen me të afërmit e tyre.
Për më shumë: Asistencë për shtetasit shqiptarë të humbur
Asistenca financiare për riatdhesimin
Shpenzimet për riatdhesimin e shtetasve nuk përballohen nga shteti. Janë vetë shtetasit ose të afërmit e tyre që duhet të bëjnëpagesat për udhëtim e kthimit dhe lëshimin e dokumenteve të nevojshme.
 
Lëvizja e lirë në vendet e hapësirës Schengen
Vendet në të cilat nuk ka nevojë për vizë
Vendet në të cilat shtetasit shqiptarë nuk kanë nevojë për vizë e që zbatojnë rregullat e hapësirës Schengen janë:
Austria, Belgjika, Bullgaria, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Greqia, Gjermania, Holanda, Islanda, Italia, Letonia, Lichtenshtejn, Lituania, Luksemburg, Malta, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Qipro, Republika Çeke, Rumania, San Marino, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra.
Afatet dhe motivet e qëndrimit pa vizë
Afatet e qëndrimit
Shtetasit shqiptarë mund të qëndrojnë në vendet si më sipër për 90 ditë brenda një periudhe 6 mujore. Numërimi i ditëve tëqëndrimit fillon në momentin e hyrjes së parë. Nga data e hyrjes së parë llogaritet gjashtëmujori përgjatë shtetasit nuk mund tëkalojnë afatqëndrimin prej 90 ditësh. Për hyrje dalje të shkurtra, afati i qëndrimit është shuma e ditëve për secilit udhëtim.
Nëse përgjatë një gjashtëmujori shtetasit nuk qëndrojnë 90 ditë të plota, ditët e mbetura nuk kalojnë e përllogariten si shtesë e afatqëndrimit të lejuar në gjashtëmujorin pasardhës.
Mosrespektimi i afatqëndrimit 90 ditor për gjashtëmuaj përbën shkelje të legjislacionit të vendeve të Schengen-it. Shtetasit qëthyejnë këtë afat penalizohen me gjoba ose me ndalim të hyrjes në të gjithë hapësirën Schengen-it.
Motivet e qëndrimit
Motivi i vetëm i qëndrimit pa vizë në hapësirën e vendeve të Schengen-it është qëndrimi afatshkurtër për qëllime turizmi, kontakte pune, biznesi, aktivitete kulturore dhe vizita familjare. Shtetasit nuk kanë të drejtë të shfrytëzojnë qëndrimin pa vizë përqëllime punësimi, trajtime shëndetësore ose shkollim.
Për të qëndruar tej afatit 90 ditë për 6 muaj shtetasit janë të detyruar të kërkojnë vizë qëndrimi, ose e ashtuquajtur vizë e tipit D. Me këtë vizë garantohet marrja e lejes së qëndrimit për motive qëndrimi afatgjatë.
Dokumentacioni i nevojshëm
Kërkesë parësore është paraqitja e pasaportës së vlefshme biometrike. Në përputhje me motivin e udhëtimit shtetasi është i detyruar të justifikojë me dokumente mbështetëse, nëse kërkohen, motivin e udhëtimit dhe aftësinë e tij për të përballuarfinanciarisht udhëtimit. Autoritetet kufitare të huaja kanë të drejtë të refuzojnë hyrjen shtetasit, i cili nuk është në gjendjemjaftueshëm të justifikojë motivin e udhëtimit.
Hyrja në hapësirën Schengen u refuzohet personave, të cilët më parë janë dënuar nga njëri prej vendeve Schengen përmosrespektim të legjislacionit të qëndrimit.
Informimi për bllokimin në hapësirën Schengen
Si rregull nëse një shtetas është ndaluar të hyjë në hapësirën Schengen duhet të kërkojë informacion nga vendi që ka bërëbllokimin. Vetëm vetë shtetasi ka të drejtë të kërkojë këtë informacion. Për këtë ai duhet t’i drejtohet autoriteteve të vendit osepërfaqësisë diplomatike e konsullore të tij. 
 
Regjimi i vizave për shtetasit shqiptarë
+-
 
Regjimi i vizave për shtetasit shqiptarë 
Dokumentacioni i nevojshëm për marrjen e vizave të huaja
Dokumentacioni që duhet të sigurojnë shtetasit për të marrë vizë është i ndryshëm në funksion të legjislacionit të huaj dheqëllimit të udhëtimit. Si rregull, shtetasit duhet të kenë pasaportë udhëtimi me vlefshmëri të mjaftueshme, të plotësojnëformularin e aplikimit, të paraqesin ftesën apo garancinë nga pritësi në vendin e huaj si dhe sigurimin e udhëtimit/shëndetit përraste urgjence mjekësore dhe riatdhesim. 
Në faqet elektronike të ministrive të vendeve të huaja apo vetë ambasadave të tyre ofrohet zakonisht informacion i nevojshëm. 
Regjimi i vizave 
Informacioni që jepet në tabelën bashkëlidhur është vetëm orientues, sipas të dhënave më të fundit që disponon MPJ. Shtetasitpara se të udhëtojnë duhet të kontaktojnë me përfaqësinë më të afërt të vendit destinacion për t’u informuar për kushtet e hyrjese daljes në këtë vend. 
MPJ nuk është përgjegjëse për ndryshime ose pasaktësi në informacionin e dhënë. 
Për vendet ku shtetasit nuk kanë nevojë për vizë afatshkurtër (shih në tabelë kolonën “Vizë Afatshkurtër”), informacioni“Përfaqësia ku aplikohet” jepet për rastet nëse ata do të kenë nevojë të kërkojnë vizë qëndrimi (vizë e ngjashme me atë tipit D). 
Bashkëlidhur tabela me vendet: Regjimi i vizave për shtetasit shqiptarë. 
Çfarë duhet të kenë parasysh shtetasit para se të udhëtojnë? 
Shtetasit duhet të sigurohen nëse në vendet ku do të shkojnë ka trazira politike, katastrofa, sëmundje dhe epidemi apo është e nevojshme të vaksinohen. Është e rekomandueshme të njihen më parë, aq sa është e nevojshme, për traditat, zakonet, doket e vendeve ku do të shkojnë.
Para udhëtimit shtetasit duhet të kenë me vete adresat e përfaqësive  shqiptare që mbulojnë vendet ku do të kalojnë: http://www.punetejashtme.gov.al/al/perfaqesite-diplomatike/perfaqesite-shqiptare-ne-bote 
 
Regjimi i vizave për të huajt
Regjimi i vizave
Regjimi i vizave për të huajt përcaktohet në bazë të Ligjit, 108/13, “për të huajt”, dhe VKM, 513/13, “për trajtimin e të huajve”, i ndryshuar.
1) Hyjnë pa vizë në Shqipëri:
a) Të huajt që kanë një vizë të vlefshme Schengen, me shumë kalime, e cila është përdorur më parë në një nga vendet e zonësSchengen, ose që kanë një leje të vlefshme qëndrimi në një nga vendet e zonës Schengen;
b) Të huajt që kanë një vizë të vlefshme të SHBA ose të Mbretërisë së Bashkuar, me shumë kalime, e cila është përdorur mëparë në një nga këto vende, ose kanë leje të vlefshme qëndrimi në SHBA ose në Mbretërinë e Bashkuar.
2) Të huajt nga Arabia Saudite, Bahrejni, Bjellorusia, Gjeorgjia, Katari, Omani dhe Rusia, mund të hyjnë në Shqipëri pa vizaafatshkurtër (tipi C) për motive turizmi në periudhën 1 qershor – 1 nëntor 2015;
3) Viza D e qëndrimit është e nevojshme për të huajt që do të qëndrojnë në Shqipëri më shumë se 90 ditë gjatë një periudhegjashtëmujore (90/180 ditë) dhe që do të kërkojnë pranë organeve të migracionit leje qëndrimi;
4) Bashkëlidhur gjeni tabelën me regjimin e specifikuar të vizave për secilin vend të huaj: Regjimi i vizave për të huajt
5) Të huajt nga vende që nuk janë përfshirë në tabelë kanë nevojë për vizë para se të udhëtojnë në Shqipëri dhe aplikimet mundt’i paraqesin në përfaqësinë më të afërt nga vendi i tyre i origjinës ose rezidencës;
Procedurat për vizat
1) Lëshimi i vizave afatshkurtër (tip C);
2) Lëshimi i vizave të qëndrimit (tip D);
3) Lëshimi i vizave aeroportuale (tip A); 
4) Formulari i vizave;
 
Legalizimi dhe apostilimi i dokumenteve
Të gjithë dokumentet e lëshuara nga administrata shqiptare e të destinuara për t’u përdorur jashtë shtetit duhet të jenë të legalizuara. Të legalizuara duhet të jenë edhe dokumentet e huaja që do të paraqiten në autoritetet tona.
Legalizimi i dokumenteve në përfaqësitë tona dhe në MPJ
Legalizimi është procedura e njohjes së rregullshmërisë së dokumentit të huaj. Për këtë diplomatët konsullorë konfirmojnë funksionarin përgjegjës dhe institucionin, përkatësisht duke vërtetuar nënshkrimin dhe vulën. Më parë autoriteti që lëshon dokumentin duhet të ketë njoftuar personat që kanë të drejtë të lëshojnë dokumente dhe depozituar nënshkrimet e tyre.
Autoritetet përgjegjëse për legalizimin e dokumenteve për secilin vend të huaj mund të gjenden në faqet zyrtare të ministrive të jashtme.
Legalizimi i dokumenteve shqiptare për përdorim jashtë shtetit dhe legalizimi i dokumenteve të huaja për tu paraqitur në autoritetet shqiptare rregullohet me VKM nr. 134, datë 07.03.2003.
Bashkëlidhur:
Lista e vendeve, për të cilat kërkohet legalizimi i dokumenteve: Lista e vendeve me legalizim
 
Apostilimi i dokumenteve
Shqipëria është anëtare e Konventës së Hagës “Për heqjen e detyrimit të legalizimit të dokumenteve zyrtare të huaja” të 5 tetorit 1961, që do të thotë se dokumentet shqiptare që do të përdoren në vendet anëtare të së njëjtës Konventë, si dhe anasjelltas, nuk do të legalizohen nga përfaqësitë diplomatike e konsullore. Për më shumë: http://www.hcch.net/index_en.php?act=text.display&tid=37
Në bazë të kësaj Konvente, dokumentet pajisen me një vulë Apostille nga autoriteti kompetent i vendit ku janë lëshuar dhe më pas mund të përdoren direkt në institucionin përkatës (Gjendje civile, gjykatë, institucion arsimor, etj.) të vendit pritës.
Autoritetet përgjegjëse për apostilimin e dokumenteve gjinden në adresën:
http://www.hcch.net/index_en.php?act=conventions.authorities&cid=41
Bashkëlidhur:
Lista e vendeve, për të cilat kërkohet apostilimi i dokumenteve: Lista e vendeve me apostilim
Vendet për të cilat nuk kërkohet legalizimi/apostilimi i dokumenteve
Me marrëveshje dypalëshe dokumentet për disa vende (Hungaria, Republika Çeke, Rumania, Rusia dhe Sllovakia)  pranohen direkt pa pasur nevojë të legalizohen apo apostilohen.
Bashkëlidhur:
Lista e vendeve, dokumentet e të cilave pranohen pa u legalizuar apo apostiluar: Lista e vendeve drejtpërdrejt
Institucionet përgjegjëse
Në Shqipëri, autoriteti përgjegjës për legalizimin e apostilimin e dokumenteve është MPJ, Drejtoria Konsullore. Në vende të tjera mund të jetë Ministria e jashtme, Ministria e Drejtësisë, apo edhe struktura të ndryshme lokale.
Autoritetet përgjegjëse për legalizimin e dokumenteve për secilin vend të huaj mund të gjenden në faqet zyrtare të ministrive të jashtme.
Autoritetet përgjegjëse për apostilimin e dokumenteve gjinden në adresën:
http://www.hcch.net/index_en.php?act=conventions.authorities&cid=41
Paraqitja e dokumenteve për legalizim
Paraqitja e dokumenteve për legalizim jashtë shtetit bëhet direkt në përfaqësitë tona jashtë shtetit.
Paraqitja e dokumenteve për legalizim në Shqipëri bëhet përmes shërbimeve postare.
Për më shumë:

  1. Legalizimi i dokumenteve të huaja;
  2. Apostillimi i dokumenteve;
  3. Legalizimi i dokumenteve shqiptare
  4.  
  5. Dokumentet e identitetit dhe udhëtimit

    Pajisja me kartë identiteti dhe pasaportë biometrike

    Aplikimi pranë Zyrave të Gjendjes Civile
    Për të aplikuar për pasaportë biometrike shtetasit shqiptarë duhet të paraqiten personalisht pranë Zyrave të Gjendjes Civile ku janë të regjistruar.
    Aplikimi i shtetasve nën moshën 16 vjeç për pasaportë biometrike, bëhet vetëm në prezencë të paktën të njërit prej prindërve, të kujdestarit ligjor ose të përfaqësuesit të caktuar me prokurë të posaçme noteriale.
    Pasaporta biometrike ka vlefshmërinë deri në 10 vjet. Pasaportat për fëmijët deri në moshën 16 vjeç kufizohen në afat deri në 5 vjet.
    Shtetasit deri në 6 vjeç pajisen me pasaportë biometrike pa u marrë shenjat e gishtave, por kurdoherë duke qenë prezentë në procesin e aplikimit.
    Pajisja me pasaportë biometrike pranë zyrave të gjendjes civile bëhet brenda 15 ditëve nga data e aplikimit. Në momentin e marrjes në dorëzim të kësaj pasaporte, shtetasit vihen ne dijeni për pavlefshmërinë e pasaportës së mëparshme.
    Pasaporta biometrike mund të tërhiqet pranë drejtorive/komisariateve të policisë nga aplikanti, përfaqësues ligjor, përfaqësuesi me prokurë të posaçme ose nga një pjesëtar i afërt i familjes (bashkëshorti/ja, prindi, fëmija).
    Në pasaportën e re nuk lejohet të bëhen shënime për fëmijë të vegjël apo për zgjatje afati.

     
    Aplikimi pranë Përfaqësive tona jashtë shtetit
    Shtetasit shqiptarë me banim jashtë shtetit, mund të aplikojnë për t’u pajisur me pasaportë biometrike ose kartë identiteti në njërën nga përfaqësitë:
     
    Ambasada Athinë, Konsullata e Përgjithshme Selanik, Ambasada Romë, Konsullata e Përgjithshme Milano, Misioni pranë BE-së në Bruksel, Ambasada Londër, Zyra Konsullore Nju Jork dhe Konsullata e Përgjithshme Mynih.
     
    Për më shumë për aplikimin në përfaqësi: 
    1) Lëshimi i kartës së identitetit;
    2) Lëshimi i pasaportës biometrike;
    3) Lëshimi i pasaportës biometrike për fëmijët;
    4) Ripajisje me pasaportë biometrike jashtë vendit;
     
     

    Lëshimi i lejeve të kalimit
    Lejet e kalimit lëshohen për të lejuar shtetasit që nuk kanë pasaportë të riatdhesohen. Me leje kalimi mund të hyjnë në Shqipëri dhe të huajt rezidentë, të cilët kanë humbur pasaportën jashtë shtetit.
    Për më shumë:
    1) Leje kalimi;
    2) Leje kalimi për të mitur;
    3) Leje kalimi për të huaj; 

     

    Aktet noteriale konsullore dhe përkthimi i dokumenteve

    Aktet noteriale konsullore
    Për sa nuk kufizohen nga legjislacioni Përfaqësitë tona lëshojnë me kërkesë të shtetasve dhe përpunojnë aktet noteriale si procesverbale, deklarata, autorizime, prokura të thjeshta, vërtetojnë nënshkrime, kopje ose ekstrakte dokumentesh.

    Prokurat e thjeshta
    Diplomatët konsullorë lejohet të redaktojnë prokura të thjeshta, me të cilat nënkuptohen prokura të caktuara të posaçme. Përmes tyre kalohen tagra përfaqësimi për veprime të thjeshta administrative, të cilat nuk synojnë lindjen, ndryshimin ose shuarjen e të drejtave e detyrimeve të pronësisë të të përfaqësuarit.
    Për lëshimin e prokurave shtetasit paraqiten personalisht në përfaqësitë tona diplomatike e konsullore.
    Për më shumë:

  6. Lëshimi i prokurave;
  7. Autentifikimi i nënshkrimeve;
  8. Njehsimi i kopjeve me origjinalin;
  9. Lëshimi i procesverbaleve;
  10. Lëshimi i ekstrakteve të dokumenteve;
  11. Lëshimi i deklaratave;
  12. Lëshimi i procesverbaleve;
  13. Lëshimi i vërtetimeve;

 
Përkthimi i dokumenteve
Përfaqësitë përkthejnë dokumente, kryesisht të gjendjes civile, nga gjuha e vendit në atë shqipe dhe anasjelltas, të cilat do të përdoren më tej në procedura administrative. Por ato dhe mund të vërtetojnë rregullshmërinë e përkthimit.
Për më shumë: Përkthimi i dokumenteve;
 
 
Kalendari i festave zyrtare 2020
Ambasada qëndron e mbyllur ditët e shtuna dhe të diela si dhe në ditët e festave zyrtare në vijim.
• 01, 02 dhe 3 Janar, Festat e Vitit të Ri
• 14 Mars Dita e Verës
• 22 Mars Dita e Nevruzit
• 01 Prill* E diela e Pashkëve Katolike
• 08 Prill* E diela e Pashkëve Ortodokse
• 01 Maj Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve
• 15 Qershor** Dita e Bajramit të Madh ¹
• 21 Gusht** Dita e Kurban Bajramit
• 19 Tetor Dita e Lumturimit të Nënë Terezës
• 28 Nëntor Dita Flamurit dhe e Pavarësisë
• 29 Nëntor Dita e Çlirimit
• 08 Dhjetor * Dita Kombëtare e Rinisë
• 25 Dhjetor Krishtlindjet
*Në rastet kur festa zyrtare bie në ditët e pushimit javor, dita e hënë është ditë pushimi.
**Shënim: Data e festave të Kurban Bajramit dhe Bajramit të Madh mund të ndryshojë sipas kalendarit hënor. Në rast se do të ketë ndryshime,do të viheni në dijeni me një njoftim të dytë.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Pourtalesstrasse 45 A,
CH-3074 Muri bei, Bern

Tel / Fax

Tel. +41319526010
Fax +4131 9526012
Nr. i emergjences: +41774099729

E-MAIL

embassy.bern@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00