Marrëdhëniet dypalëshe

Historiku i Marrëdhënieve Bilaterale

Këshilli Federal Zviceran e njohu shtetin e ri Shqiptar 1 Mars 1922. 1929 është nënshkruar marrëveshja e parë tregtare ndërsa 1935 Bernë u hap konsullata e parë shqiptare. Marrëdhëniet diplomatike janë vendosur 20 korrik 1970. Misioni i parë diplomatik zviceran Tiranë u hap 1991, ndërsa 1992 u hap ambasada e parë zvicerane. nga ajo kohë marrëdhëniet mes dy vendeve kanë ardhur duke u intensifikuar vazhdimisht.

Marrëdhëniet Bilaterale Shqipëri-Zvicër

Marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Shqipërisë dhe Zvicrës janë shumë mira. Aktualisht Zvicra është vendi i katërt donator Shqipëri dhe partneri i 8-të tregtar. Ky partneritet është afatgjatë dhe ka filluar nga 1992. Shqipëria e konsideron Zvicrën një partner shumë besuar. Shqipëria konsiderohet nga Zvicra si një vend prioritar sa i përket bashkëpunimit për zhvillim. dyja vendet ndajnë interesin e tyre përbashkët zhvillimin dhe stabilizimin e rajonit Ballkanit Perëndimor. Zvicra është ndër vendet e para njohu pavarësinë e Kosovës. Zvicra është shumë mbështetëse e lidershipit proaktiv rajonal Shqipërisë si dhe mbështet fuqishëm aspiratat e Shqipërisë për BE.

Aspekte kyçe të Marrëdhënieve Diplomatike

Marrëdhëniet diplomatike fokusohen në bashkëpunimin për zhvillim, fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik, dhe bashkëpunimin në çështje të migracionit dhe ato konsullore. Shqipëria dhe Zvicra bashkëpunojnë shumë ngushtë në çështje të ndryshme të natyrës bilaterale apo ndërkombëtare. Të dyja vendet zhvillojnë konsultime të rregullta politike të cilat zhvillohen në mënyrë të alternuar në Bernë e Tiranë, të fundit të zhvilluara në Bernë në 27 Nentor 2018. Po ashtu, Shqipëria dhe Zvicra bashkëpunojnë ngushtësisht në kuadër të organizatave ndërkombëtare ku ato janë anëtare. Me rëndësi të veçantë është bashkëpunimi që ekziston mes dy vendeve në kuadër të OKB dhe OSBE. Këmbimi i vizitave të nivelit të lartë ka qënë i shpeshtë gjë e cila ka ndikuar në nxitjen e mëtejshme të marrëdhënieve bilaterale. Marrëdhëniet ndërmjet Parlamenteve të të dyja vendeve po ashtu kanë qënë të shpeshta dhe intensive.

Marrëveshjet Bilaterale

Kuadri ligjor që rregullon marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Zvicrës është i shumëllojshëm dhe shterues. Ai konsiston në rreth 30 marrëveshje që mbulojnë fusha të tilla si tregtia, transportet, ekonomia, doganat, çështje konsullore, legale, sigurinë, energjinë, bujqësinë etj. Bashkëpunimi Ekonomik Që nga 1992 Shqipëria përfiton nga privilegjet doganore të akorduara nga Zvicra për vendet në zhvillim. Hapja e ambasadës zvicerane në Tiranë në 1992 mundësoi nënshkrimin e marrëveshjes për mbrojtjen e ndërsjelltë të investimeve (1992) si dhe nënshkrimin (në 1994) të një marrëveshje për shmangjen e taksimit të dyfishtë (riparë në 2015). Që nga Tetori i 1993, Këshilli Federal Zviceran e ka klasifikuar Shqipërinë si një “vend i sigurtë” Tregtia ndërmjet të dyja vendeve është rritur në mënyrë të ndjeshme gjatë viteve. Kështu Zvicra mbetet partneri i 8-të tregtar i Shqipëqrisë. Disa kompani të mëdha zvicerane janë të pranishme në Shqipëri ndërkohë që një numër në rritje i SME-ve zvicerane po zbulojnë tregun shqiptar. Aktualisht në Shqipëri veprojnë afërsisht 30 kompani zvicerane ndërsa 35 kompani shqiptare kruyejnë aktivitet të rregullt tregtar me Zvicrën. Në 2018 Zvicra renditej e 3-ta ndër vendet me stokun e investimeve direkte   në Shqipëri. Një konsorcium nga kantoni i Zug është përfshirë si aksioner në ndërtimin e gazsjellësit Trans Adriatik Pipeline. Kompani të tjera zvicerane janë pjesmarrëse në tregun energjitik. Një grup investitor nga Zyrihu është përfshirë financiarisht dhe në aspektin operacional në fushën e zhvillimit të trurizmit përmes ndërtimit të një porti jahtesh dhe fshati turistik në zonën e Durrësit. Bashkëpunimi për Zhvillim Veprimtaritë e Zvicrës në kuadër të bashkëpunimit për zhvillim orientohen nga prioritetet për zhvillim të qeverisë shqiptare dhe synojnë mbështetjen e Shqipërisë në realizimin e agjendës së saj të reformave dhe rrugës së saj drejt integrimit në Bashkimin Europian. Zvicra ka mbështetur tranzicionin demokratik të Shqipërisë qysh prej 1992 me afërsisht 260 milion franga zvicerane. Strategjia për Bashkëpunim e Zvicrës përkundrejt Shqipërisë për periudhën 2017-2022, e financuar prej SDC dhe Sekretariatit Shtetëror për Eknominë (SECO), fokusohet në katër drejtime kryesore: Demokratizim, decentralizim dhe qeverisje vendore;zhvillim ekonomik; infrastruktura urbane dhe energjia; dhe shëndetësia.

Shkëmbimet Kulturore

Shqipëria dhe Zvicra nxisin këmbimet në fushën e kulturës dhe krijimin e lidhjeve ndërmjet artistëve dhe aktorëve të tjerë kulturorë në mënyrë reciproke. Ambasadat e Shqipërisë dhe Zvicrës mbështesin rregullisht veprimtari kulturore në muzikë, teatër, letërsi apo filma. Mjaft artistë shqiptarë kanë dhënë shfaqe në koncerte në të dyja vendet. Në Universitetin e Bernës së shpejti do të fillojë të funksionojë një cikël leksionesh të gjuhës shqipe që do ti paraprijë hapjes së katedrës së gjuhës shqipe.

Shtetas Shqiptarë në Zvicrës dhe Diaspora

2018 në Zvicër figurojnë, 1823 shtetas shqiptarë  pa përfshirë shtetasit shqiptarë me nënshtetësi të dyfishtë. Duhet nënvizuar fakti që Zvicra është atdheu i dytë për një prej diasporave më të mëdha në Europë me afërsisht 300 mijë shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia që jetojnë e punojnë në Zvicër. Diaspora shqiptare është shumë aktive dhe e mirëintegruar në shoqërinë zvicerane. Ajo është e organizuar kryesisht në shoqata apo entitete kulturore e gjuhësore. Brezi i dytë e i tretë i saj gjithnjë e më shumë po përfshihet në jetën sociale e politike të vendit. Gjatë zgjedhjeve të përgjithshme politike të Tetorit 2015 pati 30 kandidatë shqiptarë nga të gjitha forcat politike që përfaqësojnë spektrin politik zviceran.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Pourtalesstrasse 45 A,
CH-3074 Muri bei, Bern

Tel / Fax

Tel. +41319526010
Fax +4131 9526012
Nr. i emergjences: +41774099729

E-MAIL

embassy.bern@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00