Articles

Takimi me përfaqësuesit e shoqatave të Luginës së Preshevës në Zvicër

Albanian

Në vijim të takimeve me përfaqësuesit e Shoqatave të Luginës së Preshevës në Zvicër, në ambientet e Ambasadës së RSH në Bernë, Ambasadori I.Gjoni dhe Këshilltari i Ambasadës V. Gashi kanë pritur tre grupe të të ndara të përfaqësueseve të shoqatave të Luginës që veprojnë në Konfederatën Zvicerane.

Biseda është fokusuar në çështjet që lidhen me mundësitë e bashkëpunimit mes Ambasadës dhe Shoqatave. U bisedua për konkretizimin e bashkëpunimit, si dhe mundësinë e unifikimit të këtyre shoqatave në një Union.

Takimi me mësuesit e “Shkollës Shqipe” në Zvicër

Albanian

Në ambientet e Ambasadës së RSH në Bernë gjatë një takim pune me mësuesit e gjuhës shqipe të inkuadruar në “Shkollën Shqipe” Zvicër, ku janë këmbyer mendime mbi gjetjen e rrugëve dhe mënyrave të reja për të masivizuar mësimin e gjuhës shqipe në diasporë si dhe për të bashkërenduar veprimtarinë mes “Shkollës Shqipe”, Ambasadës dhe institucioneve përkatëse në Republikën e Shqipërisë dhe atë të Kosovës, në përputhje me dokumentet e përbashkëta të të dyja qeverive për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë.

Njoftim

Albanian

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë, njofton të gjithë shtetasit shqiptarë në Zvicër se Ambasada do të jetë e mbyllur më datë 5 prill 2021 me rastin e Pashkëve Katolike. Shërbimet konsullore do të rifillojnë në datë 6 prill 2021.
Për çdo rast emergjence lutemi të kontaktoni në adresën dhe numrin e poshtëshënuar:
e-mail: embassy.bern@mfa.gov.al
Nr. emergjencës: +41774099729

Informacion i rendesishem per rregullat e aplikuara ne hyrje te territorit te Zvicres

Albanian

Autoritetet kompetente zvicerane, më datë 7 prill 2021, kanë vendosur përditësimin e masave shtrënguese për ata që udhëtojnë në drejtim të Zvicrës. Një nga ndryshimet me rëndësi për programimin e udhëtimeve tuaja është heqja e Republikës së Shqipërisë nga lista e vendeve me rrezikshmëri të lartë infektim nga COVID-19. Kjo nënkupton se nuk do të ketë më detyrim për karantinimin në momentin e mbërritjes në Zvicër.

Publikime të AIDA mbi mundësinë e investimit në Shqipëri

Albanian

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), së fundmi ka publikuar dy dokumente me informacione mbi mundësitë e investimeve në Shqipëri dhe arsyet kryesore pse Shqipëria tërheq investimet e huaja.

Më konkretisht, publikimet janë:

“Albania Calls - a country of opportunities” - Një botim me të dhëna për klimën e biznesit, marrëveshjet e tregtisë së lirë, baza ligjore për investimet e huaja, treguesit makroekonomik dhe incentivat për sektorët kryesor të investimit.

Si të aplikoj online për rinovim dokumentash biometrike dhe deklarim të adresës

Albanian

Shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë tashmë kanë mundësi të aplikojnë online për rinovimin e dokumentave të tyre biometrike (pasaportë dhe ID) si dhe të deklarojnë adresën e tyre të vendbanimit pa qenë e nevojshme prania në Shqipëri apo zyrat konsullore. Këto dy shërbime realizohen nëpërmjet portalit e-albania.

Njoftim

Albanian

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë, njofton të gjithë shtetasit shqiptarë në Zvicër se Ambasada do të jetë e mbyllur më datë 25 dhjetor dhe nga data 1 - 4 janar 2021. Shërbimet konsullore do të rifillojnë në datë 5 janar 2021.

Për çdo rast emergjence lutemi të kontaktoni në adresën dhe numrin e poshtëshënuar:

e-mail: embassy.bern@mfa.gov.al

nr. emergjencës: +41774099729

KRIJOHET DHOMA E TREGTISË SHQIPËRI-ZVICER

Albanian

Sot në Gjenevë, u organizua ceremonia inauguruese e Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Zvicër (ALSWISS), nismë e një grupi sipërmarrësish shqiptarë dhe Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Konfederatën Zvicerane me mbështetjen e Dhomës së Tregtisë së Kantonit të Gjenevës.

Në ceremoninë e inaugurimit ishte i pranishëm dhe përshëndeti, zoti François Lefort, Kryetar i Parlamentit të Kantonit e Republikës së Gjenevës, Kryetari i Dhomës së Tregtisë së Gjenevës zoti Vincent Subilia si dhe Ambasadori i RSH, në Bernë Ilir Gjoni.

Vendimi për vetëdeklarimin e adresave jashtë Shqipërisë

Albanian
Të nderuar bashkatdhetarë,

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Pourtalesstrasse 45 A,
CH-3074 Muri bei, Bern

Tel / Fax

Tel. +41319526010
Fax +4131 9526012
Nr. i emergjences: +41774099729

E-MAIL

embassy.bern@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00