Ambasadori

CV E AMBASADORIT

 

ILIR GJONI

 

Ilir Gjoni është lindur në Tiranë në 20 Prill 1962.  Ai është diplomuar në vitin 1985 në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji, dega e gjuhës Angleze.  

 

Zoti Gjoni ka dy Mastera; një në Diplomaci të fituar në Akademinë Mesdhetare të Studimeve Diplomatike në Maltë (1991-1992) dhe nji për Cështje të Sigurisë Kombëtare në Shkollën Pas Universitare Navale në Monterey të Kalifornisë (2002-2004). 

 

Z. Gjoni ka një përvojë punë gati 30 vjecare në institucione të ndryshme qeveritare e jo qeveritare. Ai ka punuar në Diplomaci (MPJ) për gati 10 vjetë, (1985-1994), në gazetari si redaktor për cështjet ndërkombëtare në një prej gazetave më të mëdha të pavarura në vend        ( Koha Jone).  

 

Ilir Gjoni ka punuar gjithashtu për organizatat ndërkombëtare sic është UNHCR në funksionin e Oficerit ndërlidhës për Zyrën e Tiranës (1997-1999). 

 

Përvoja e punës së Z. Gjoni  përfshin gjithashtu një periudhë relativisht të gjatë të kryerjes së funksioneve të larta shtetëtore ku përfshihet shërbimi si Drejtor i Kabinetit të Kryeministrit (1999-2000); respektivisht Ministër i Mbrojtjes dhe i  Rendit Publik.  

 

Zoti Gjoni është zgjedhur deputet i  Kuvendit të Shqipërisë  në dy Legjislatura (2001-2005; 2009-2013).

 

Ilir Gjoni flet rrjedhshëm gjuhën Angleze si dhe kupton e flet gjuhët Frënge e Italiane. 

 

Ai është ië martuar  dhe ka dy djem.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Pourtalesstrasse 45 A,
CH-3074 Muri bei, Bern

Tel / Fax

Tel. +41319526010
Fax +4131 9526012
Nr. i emergjences: +41774099729

E-MAIL

embassy.bern@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00