SHERBIMET KONSULLORE TE AMBASADES

Albanian

SHERBIMET KONSULLORE TE AMBASADES

PASAPORTA, KARTA ID, LEJE KALIMI ETJ.

SI MERRET PASAPORTA DHE KARTA E IDENTITETIT NEPERMJET AMBASADES

Ky sherbim parashikon 4 faza te cilat duhen ndjekur me perpikmeri. Gjithcka fillon online.

Faza e parë:

  • Klikoni në portalin www.e-albania.al;
  • Klikoni butonin‚ Regjistrohu;
  • Plotësoni të dhënat personale që ju kërkohen dhe përfundoni regjistrimin. Më pas do dërgohet një kod me 4 shifra në numrin tuaj të telefonit ose në emailin tuaj. Atë kod duhet ta vendosni në portal në kuadratin që ju kërkohet. Në këtë mënyrë regjistrimi përfundohet me sukses.

Faza e dytë:

  • Klikoni në portalin www.e-albania.al
  • Klikoni butonin‚ Hyr
  • Vendosni numrin personal, që ndodhet në fund djathtas të dokumentit tuaj të identifikimit (NID) dhe Fjalkalimin e vendosur nga ju dhe hyr në portal.
  • Tek SHKO, do te kerkoni për shërbimin ‘Aplikim për kartë identiteti dhe pasaportë’: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9765
  • Krijo një aplikim të ri
  • Plotëso formularin e aplikimit, duke zgjedhur shtetin Suedi dhe zyrën konsullore Stockholm
  • Zgjidhni datën dhe orën e takimit në Ambasadë.
  • Përfundo aplikimin.
  • Prisni për emailin e konfirmimit për pranimin e aplikimit tuaj.
  • Prisni emailin e konfirmimit te kohes se takimit, i cili nese nuk e gjeni ne Inbox-in tuaj, do ta gjeni patjeter ne SPAM/JUNK/OTHERS
  • Ne rast se brenda dy diteve nuk e gjeni emailin e konfirmimit, na kontaktoni në emailin e ambasades: embassy.stockholm@mfa.gov.al
  • Kujdes: VETEM PER PASAPORTE MUND TE APLIKOHET, KURSE VETEM PER KARTE IDENTITETI JO. KARTA E IDENTITETIT MERRET VETEM E SHOQERUAR ME PASAPORTE.

Faza e tretë: 

Menjehere mbas perfundimit te aplikimit duhet te kryeni pagesen.

Karta e identitetit kushton:               16 Euro

Pasaporta biometrike kushton:        170 euro

Pagesa duhet të bëhet në bankën si me poshte dhe, kur të paraqiteni në Ambasadë, duhet të keni faturën me vete.

Albanska Ambassaden Stockholm, Capellavägen 7, 181 32, Lidingö

Banka SEB (Skandinaviska Enskilda Banken)

IBAN:    SE1450000000052778284052

BIC:       ESSESESS

VINI RE: PAGESA BEHET ME TRANSFERTE NGA LLOGARIA JUAJ NE LLOGARINE E AMBASDES; PRA JU DUHET TE PARAQITENI NE NJE DEGE TE BANKES KU KENI LLOGARINE TUAJ PER TE BERE PAGESEN. 

PAGESA DUHET TE BEHET PATJETER ME IBAN, SEPSE LLOGARIA ESHTE NE EURO, SIPAS TARIFES SE KUPONIT

Faza e katërt

Paraqitja në AMBASADË (Per marrjen e shenjave te gishtave dhe fotografim)

Pas aplikimit online, KERKOHET PATJETER PREZENCA E APLIKANTIT NE AMBASADE NE DITEN QE KENI ZGJEDHUR VETE GJATE APLIKIMIT

Kur aplikantit I ka skaduar pasaporta biometrike dhe karta e idnentitetit

Dokumentat qe duhet te kete me vete:

  1. Pasaporta biometrike e skaduar
  2. Karta e identitetit e skaduar.
  3. Fotokopje të dokumentave të mësipërm.

 

 

Kur aplikantit i ka skaduar vetëm pasaporta biometrike.

Dokumentat qe duhet te kete me vete:

  1. Pasaporta biometrike e skaduar
  2. Karta e identitetit shqiptare e vlefshme.
  3. Fotokopje të dokumentave të mësipërm.

 

 

Kur aplikantit i ka humbur pasaporta biometrike dhe karta e identitetit, ose njera prej tyre.

Dokumentat qe duhet te kete me vete:

  1. Akti i denoncimit i aplikuesit që ka humbur pasaportën biometrike dose kartën e identitetit shqiptare dhe faturen e pageses Ky shërbim fillon me aplikimin te : https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13658

  

  1. Denoncimi kushton 30 Euro dhe pagesa do te behet në kete numer llogarie:

 

Albanska Ambassaden Stockholm, Capellavägen 7, 181 32, Lidingö

Skandinaviska Enskilda Banken / SEB BANK

IBAN:   SE49 5000 0000 0527 7824 7726

S.W.I.F.T Address ESSESESS

 

Denoncimin për humbjen e pasaportes biometrike dhe/ose kartës se identitetit mund ta beni edhe në policinë e vendit ku ndodheni. Ne kete rast denoncimi duhet të jetë i përkthyer në gjuhën shqipe dhe i vulosur me vulë “APOSTILLE” nga Noteri Publik, pranë vendit ku jetoni.

 

  1. Fotokopje të dokumenteve të mësipërm.

 

Kur aplikanti aplikon për herë të parë për pasaporte biometrike dhe kartë identiteti.

Dokumentat qe duhet te kete me vete:

  1. Pasaportë e modelit të vjetër (jo biometrike)
  2. Fotokopje të dokumentit të mësipërm, 

 

 

Kur aplikanti ka aplikuar për pasaporte biometrike dhe/ose kartë identiteti të dëmtuara.

Dokumentat qe duhet te kete me vete :

  1. Pasaporta biometrike e dëmtuar.
  2. Karta e identitetit e dëmtuar.
  3. Fotokopje të dokumentave të mësipërm.

 

 

Kur aplikanti ka aplikuar për pasaporte biometrike dhe kartë identiteti PËR NDRYSHIM TË GJENERALITETEVE

Dokumentat qe duhet te kete me vete:

  1. Pasaportë dhe kartë identiteti shqiptare me identitetin e vjetër.
  2. Fotokopje të dokumentave të mësipërm.

Ju bejme me dije se ne momentin qe aplikoni (kur paraqiteni ne Konsullate) pasaporta e vjeter del jashte perdorimit, kesaj te fundit i prishet faqja e plastifikuar.

 

Pajisja me pasaporte biometrike per here te pare per shtetasit nen 16 vjeç.

 

Aplikuesi (femija) duhet te jete patjeter i regjistruar me heret prane Zyres se Gjendjes Civile perkatese ne Shqiperi.

Pas dates se aplikimit (pra kur paraqiteni ne perfaqesi PER FOTOT DHE SHENJAT E GISHTERINJVE) pasaporta eshte gati per rreth 4 jave.

Kerkohet patjeter prezenca e aplikantit (femijes) dhe e nje prej prinderve, ose kujdestarit ligjor, ose perfaqesuesit me prokure.

Dokumentat per aplikim:

  1. Pasaporta biometrike ose karta e idenitetit biometrike shqiptare e prindit qe e shoqeron femijen ose kujdestarit ligjor (si dhe dokumentacioni i kujdestarise), ose perfaqesuesit me prokure (si edhe prokura).
  2. Dokumentat e mesiperme duhet te jene edhe te fotokopjuara.

 

 

Rinovimi / ripajisja me pasaporte biometrike per shtetasit nen 16 vjeç.

Leshohet vetem pasaporte me afat vlefshmerie deri ne 5 vjet.

Kerkohet PARAQITJA NE AMBASADE E   e aplikantit (femijes) dhe e nje prej prinderve ose kujdestarit ligjor, ose perfaqesuesit me procure TE NOTERIUAR me vule apostile.

Dokumentat per aplikim:

  1. Pasaporta biometrike e skaduar e aplikantit.
  2. Pasaporta biometrike ose karta e idenitetit biometrike shqiptare e prindit qe e shoqeron femijen ose kujdestarit ligjor (si edhe dokumentacioni i kujdestarise), ose perfaqesuesit me prokure (si edhe prokura).
  3. Dokumentat e mesiperm duhet te jene edhe te fotokopjuara.

 

 

Kur aplikantit i ka humbur pasaporta biometrike.

  1. Ne rastin kur aplikuesi (femija) ka humbur pasaporten biometrike shqiptare, atehere duhet te paraqitet Denoncimi sipas mundesive te paraqitura me siper.
  2. Pasaporta biometrike ose karta e idenitetit biometrike shqiptare e prindit qe e shoqeron femijen ose kujdestarit ligjor (si edhe dokumentacioni i kujdestarise), ose perfaqesuesit me prokure (si edhe prokura).
  3. Fotokopje të dokumentave të mësipërm

 

VINI RE: PERSONAT QE JANE NE PRAG TE MOSHES 16 VJEC OSE E KANE KALUAR KETE MOSHE DHE NUK KANE KARTE IDENTITETI; QE TE BEHET I MUNDUR RINIVIMI I PASPORTES; DUHET PAJETER QE TE APLIKONI EDHE PER KARTE ID.

Ju bejme me dije se ne momentin qe aplikoni (kur paraqiteni ne Konsullate) pasaporta e vjeter del jashte perdorimit, pasi i prihet faqja e plastifikuar.

Pas dites kur paraqiteni ne perfaqesi PER FOTOT DHE SHENJAT E GISHTAVE) pasaporta behet gati per RRETH 4 jave.

PER T’U INFORMUAR NESE PASAPORTA JUAJ ESHTE GATI, NDIQNI NJOFTIMET E PERDITESUARA NE FAQEN FACEBOOK: “AMBASADA SHQIPTARE NE SUEDI”

 

 

MARRJA E PASAPORTES ME POSTE

(Dy zarfa. Pse?)

Për tërheqjen e pasaportës me postë duhet të keni parasysh, si më poshtë:

Se pari: posta duhet te jete e gjurmueshme (me kod gjurmimi).

Në zarfin që do të nisni në adresën e Ambasadës (Capellavägen 7, 181 32, Lidingö) vendosni:

1. Kuponin e pasaportës atë me ngjyrë blu, që keni marre në përfundim të aplikimit qe keni bere ne ambasade.

2. Fotokopje të dokumentit të identitetit të aplikuesit ose prindit në rastin e aplikimeve për femije. 

Shume e rendesishme!

3. Do te fusni gjithashtu edhe nje zarf te dyte, TE PARAPAGUAR (per postimin e pasaportes drejt jush) të pajisur paraprakisht me pulla rekomande (poste te gjurmueshme) me vlere sipas peshes se pasaportes si dhe do te shkruani qartë mbi te adresën tuaj. 

Kur te mberrije pasaporta lutemi njoftoni ambasaden me email: embassy.stockholm@mfa.gov.al

Shenim: me poste terhiqet vetem pasaporta. Ne rast se keni per te marre edhe ID (Karte identiteti) duhet te paraqiteni personalisht ne ambasade sepse per ID kerkohet serish identifikimi me shenje gishti.

 

 

LEJE KALIMI: RASTET KUR MERRET DHE MENYRA E MARRJES

 

a) Pajisja me Leje Kalimi bëhet kur shtetasit shqiptarë rezidentë ose me qëndrim të përkohshëm duhet të kthehen në Shqipëri dhe nuk kanë dokument të vlefshëm ose e kanë humbur ose ua kanë vjedhur dokumentin e udhëtimit. 

Në rastin e humbjes/vjedhjes së pasaportës, kërkesa duhet të shoqërohet me denoncimin përkatës pranë autoriteteve kompetente vendase.

Leja e kalimit është dokument emergjence me afat të shkurtër vlefshmërie dhe vetëm me një hyrje në Shqipëri.

Kërkesa për pajisje me leje kalimi pranë Ambasadës bëhet nëpërmjet aplikimit online në E-ALBANIA, në linkun: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9489 dhe dërgimit me postë të dokumentacionit të nevojshëm, që parashtrohet në këtë link.

 

PAGESA PREJ 30 EURO PER LEJEN E KALIMIT BEHET MENJEHERE PAS APLIKIMIT TE KJO LLOGARI BANKARE:

 

Albanska Ambassaden Stockholm, Capellavägen 7, 181 32, Lidingö

Skandinaviska Enskilda Banken / SEB BANK

IBAN:   SE49 5000 0000 0527 7824 7726

S.W.I.F.T Address ESSESESS

 

Vini re: 

Kur terhiqet ne ambasade leja e kalimit paraqiten keto dokumente:

  1. Mandati i pageses
  2. Pasaporta e skaduar
  3. 2 cope fotografi 4x5
  4. Fotokopje e biletes se avionit per ne Shqiperi.

 

 

MARRJA ME POSTE E LEJES SE KALIMIT

(Dy zarfa. Pse?)

 

Per marrjen me poste te LEJEVE TE KALIMIT

Mbas berjes se aplikimit online te E-Albania keto jane dokumentat qe duhet t'i dergoni me poste ne ambasade: 

a) Mandati pageses, 

b) 2 cope fotografi 4x5, 

c) Fotokopje e pasaportes se skaduar, 

d) Fotokopje e biletes se avionit per ne Shqiperi. 

Te gjitha keto duhet t'i keni ngarkuar me pare online edhe ne formularin e aplikimit.

Gjithashtu duhet te dini se brenda zarfit ku jane dokumentat e mesiperme, duhet te fusni edhe nje ZARF TJETER qe do te perdoret per kthimin e lejes se kalimit te ju. Ky zarf duhet te jete i parapaguar me poste te gjurmueshme, rekomande, pra duhet te kete pullat perkatese dhe adresen tuaj te shkruar qarte. Ne ate zarf do futet leja e kalimit qe do t'ju dergohet nga ambasada.

E rendesishme: 

Lejet e kalimit jane te vlefshme vetem per udhetim AJROR direkt per ne Shqiperi.

Vini re!

Kur te mberrije leja e kalimit, lutemi njoftoni ambasaden me e-mail: embassy.stockholm@mfa.gov.

Tërheqja e lejes së kalimit për personat e mitur deri 16 vjeç bëhet në Ambasadë me praninë e fëmijës dhe të të dy prindërve ose njërit prind, me pëlqimin e prindit tjetër. Pëlqimi jepet nëpërmjet një deklarate noteriale. Për të miturin me një prind ose me një kujdestar, kësaj kërkese i bashkëlidhen dokumente që konfirmojnë kujdestarinë mbi fëmijën.

Femija i sapolindur ose I mitur për t’u pajisur me leje kalimi, paraprakisht duhet të jetë regjistruar në zyrën përkatëse të gjendjes civile në vendin ku ka lindur dhe dokumenti shoqërues (certifikata e lindjes) duhet të jetë me vulën Apostille, e cila merret tek Noteri Publik.

b) Pajisja me Leje Kalimi bëhet gjithashtu për kthimin e trupit në rastin e vdekjes së një shtetasi shqiptar, pasi një agjenci funerale plotëson dokumentacionin dhe kryen procedurat e nevojshme pranë administratës vendase. Për të marrë informacion të plotë mbi dokumentacionin bazë dhe atë mbështetës për lëshimin e lejes për transport trupi, lutemi të na shkruani në adresën elektronike: embassy.stockholm@mfa.gov.alose konsultohuni në linkun:

https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9766

 

 

 

SHËRBIME TE TJERA KONSULLORE QË OFROHEN NGA AMBASADA

 Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Stokholm, Suedi ofron shërbime te tjera konsullore, si më poshtë:

  1. Asistencë konsullore:
    1. Asistencë për shtetasit shqiptarë të humbur
    2. Asistencë për shtetasit shqiptarë të ndaluar ose të burgosur
    3. Asistencë të përgjithshme
  2. Kërkesa për çështjet e shtetësisë (lënie, fitim ose rifitim)
  3. Akte noteriale:
    1. Autentifikim nënshkrimi
    2. Njësimi i kopjes me origjinalin
    3. Prokurë të posaçme
    4. Deklaratë noteriale
  4. Akte të Gjendjes Civile:
    1. Lidhje martese me shtetas shqiptar
    2. Lidhje martese me shtetas të huaj
    3. Regjistrim fëmije;
    4. Regjistrim martese;
    5. Regjistrim vdekje;
  5. Vërtetime:
    1. Vërtetim konsullor, i ndryshëm
    2. Vërtetim konsullor identiteti, apo mbi të dhënat e sakta
    3. Vërtetim i kopjeve të dokumenteve
    4. Vërtetim i verifikimit të gjendjes gjyqësore (Dëshmi Penaliteti)
    5. Vërtetim mbi vetëdeklarimin e humbjes/vjedhjes/bllokimit/dëmtimit të dokumenteve të udhëtimit (pasaportë ose letërnjoftim (kartë identiteti)
  6. Lëshim i vizave për shtetasit e huaj.

Çdo kërkesë e juaja ndaj Ambasadës për veprime konsullore duhet të vijë domsdoshmerisht online :

 

Pagesat për shërbime konsullore kryhen në monedhën EURO, në llogarinë e Ambasadës, në Bankën SEB, si me poshte:

 

Albanska Ambassaden Stockholm, Capellavägen 7, 181 32, Lidingö

Skandinaviska Enskilda Banken / SEB BANK

IBAN:   SE49 5000 0000 0527 7824 7726

S.W.I.F.T Address ESSESESSVini re: 

Përpara se të bëni pagesën në Euro, të aktivizoni në bankë opsionin “utlandsbetalning”, sepse përndryshe banka ju kthen lekët pas.

 

Shërbimet konsullore kryhen edhe nëpërmjet shërbimit postar, ku së bashku me dokumentet e kërkuara (në varësi të shërbimit të kërkuar nga qytetari) dhe mandat pagesën me tarifën përkatëse të shërbimit, dërgohet edhe një zarf bosh me pullë të parapaguar (sugjerojmë me numër gjurmimi për më shumë siguri dhe shpejtësi) me adresë kthimi, adresën tuaj të shënuar qartë dhe me germa të mëdha, në mënyrë që me përfundimin e procedurës përkatëse konsullore, t’jua postojmë dokumentin/tet në adresën tuaj

Përjashtohen nga ky rregull, rastet kur paraqitja e personave është detyrim në bazë të normave dhe akteve ligjore në fuqi (si, leje kalimi për të mitur/fëmijë, aktet noteriale, etj)

 

 

LËNIE/FITIMI OSE RIFITIMI I SHTETËSISË SHQIPTARE:

Për më shumë informacion lidhur me kryerjen e procedurave të lënies, fitimit ose rifitimit të shtetësisë shqiptare, konsultohuni me faqen zyrtare të MEPJ së Shqipërisë në adresën: http://punetejashtme.gov.al/ceshtjet-e-shtetesise/

 

 

REGJISTRIMI FEMIJEVE

 

Shërbimi i kërkuar mund të kryhet me anë të postës, pa qenë e nevojshme të paraqiteni në Ambasadë.

https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9767

 

Dokumentacioni i kerkuar:

  1. Dokumentin origjinal (Akti ose certifikata e lindjes së fëmijës) lëshuar nga autoritetet e huaja, i pajisur me vulë apostile;
  2. Perkthimin e dokumentit ne gjuhen shqipe nga perkthyes zyrtar dhe Vertetim perkthimi ne Ambasade, nepermjet aplikimit online tek E-Albania, ose nese dokumenti eshte ne gjuhen angleze PERKTHIMIN NE AMBASADE, nepermjet aplikimit online tek: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9774
  3. Kopje të dokumenteve të identifikimit të prindërve (pasaportë ose kartë identiteti).
  4. Pëlqimi me deklaratë noteriale të prindit të huaj (nëse njëri nga prindërit është shtetas i huaj), për lejimin e regjistrimit të fëmijës në Shqipëri.
  5. Sherbimi i regjistrimit te fëmijës eshte falas.

 

 

LËSHIMI I VIZAVE:

Lëshohen viza për shtetas të huaj me qëndrim të përhershëm në Suedi, Norvegji, Finlandë dhe Islandë. Për më shumë informacion si dhe për shkarkimin e formularëve përkatës konsultohuni me faqen zyrtare të MPJ së Shqipërisë në adresën: http://www.punetejashtme.gov.al/al/sherbime/sherbime-per-te-huajt

 

VËRTETIM I KOPJEVE TË DOKUMENTEVE:

Vërtetohet kopja me origjinalin për të gjithë dokumentet e lëshuara nga administrata shqiptare. Dokumenti duhet të përmbajë nënshkrimin e titullarit që e ka lëshuar atë. Kjo procedurë kërkon aplikimin online në https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9780 dhe dërgimin në Ambasadë të dokumentit/eve origjinal mbi të cilin do të kryhet veprimi konsullor, dokument identifikimi (pasaportë ose kartë identiteti shqiptare), mandat pagesa me tarifën përkatëse të shërbimit, një zarf me pullë të parapaguar (sugjerojmë me numër gjurmimi për më shumë siguri dhe shpejtësi) me adresë kthimi, adresën tuaj të shënuar qartë dhe me germa të mëdha, në mënyrë që me përfundimin e procedurës përkatëse konsullore, t’ua postojmë dokumentin/tet në adresën tuaj.

 

Dëshmi Penaliteti:

Ju mundëson shtetasve shqiptarë marrjen e vërtetimit të gjendjes gjyqësore (Dëshmi Penaliteti) në dy gjuhë, shqip dhe anglisht. Procedura fillon me aplikimin online në linkun: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=12583. Dokumentet që dërgohen në Ambasadë për tu pajisur me këtë vërtetim janë:

1) Fotokopje e dokumentit te identifikimit (karte identiteti ose pasaporte)

2) Origjinalin e autorizimit te gjeneruar nga sistemi e-albania.al pas kryerjes me sukses te aplikimit tuaj, për kryerjen e verifikimit të gjendjes gjyqësore (Deshmise se Penalitetit), të cilin duhet ta printoni dhe nënshkruani.

3) Mandat pagese sipas tarifës përkatëse.

4) Një zarf me pullë të parapaguar (sugjerojmë me numër gjurmimi për më shumë siguri dhe shpejtësi) me adresë kthimi, adresën tuaj të shënuar qartë dhe me gërma të mëdha, në mënyrë që me përfundimin e procedurës përkatëse konsullore, t’ua postojmë dokumentin/tet në adresën tuaj.

 

VETËDEKLARIMI PËR HUMBJEN E DOKUMENTEVE TË IDENTIFIKIMIT:

Ky aplikim ofrohet për shtetasit shqiptarë të cilët duan të deklarojnë humbjen, vjedhjen, bllokimin ose dëmtimin e dokumentit të udhëtimit (Pasaportë ose Kartë ID) dhe iu mundëson kryerjen e procedurës, nëse dëshirojnë, për aplikim për Pasaportë dhe kartë ID direkt pas kryerjes së procedurës së Vetë Deklarimit (në Shqipëri ose Përfaqësitë shqiptare që e ofrojnë këtë shërbim). Për informacion më të detajuar, lutemi të na shkruani në adresën elektronike: embassy.stockholm@mfa.gov.al.

 

Mënyra e komunikimit me përfaqësinë: Për çdo sqarim apo informacion në lidhje me shërbimet konsullore të mësipërme, lutemi na shkruani në adresën elektronike: embassy.stockholm@mfa.gov.al

Vini re: Në çdo rast, kërkesat për shërbime konsullore duhet të vijnë nëpërmjet platformës së Shërbimit Konsullor Online (e-albania.al) dhe postës ku të siguroheni që të përfshini gjithmonë një zarf me pullë të parapaguar (sugjerojmë me numër gjurmimi për më shumë siguri dhe shpejtësi) me adresë kthimi, adresën tuaj të shënuar qartë dhe me germa të mëdha, në mënyrë që me përfundimin e procedurës përkatëse konsullore, t’ua postojmë dokumentin/tet në adresën tuaj.

 

INFORMACION PËR SHTETASIT SHQIPTAR TË ARRESTUAR NË VENDET SKANDINAVE

Çfarë duhet të bëni nëse jeni arrestuar në një vend të huaj?

Nëse jeni arrestuar në një vend të huaj, si mund të ndihmojë Ambasada?

 Nëse jeni i interesuar të keni mbështetjen e Ambasadës/Konsullatës shqiptare duhet doemos të jepni pëlqimin tuaj në momentin e arrestimit apo ndalimit. (Perndryshe ne e kemi te pamundur te marrim infrormacion per ju dhe per te informuar familjet tuaja)

 Një nga funksionet më të rëndësishme të Ambasadave dhe Konsullatave është të sigurohen që të drejtat e qytetarët Shqiptarë që arrestohen ose burgosen jashtë vendit respektohen plotësisht.

Përfaqësitë munden:

  • Të japin informacione të përgjithshme rreth sistemit gjyqësor të vendit (për informata specifike ju duhet të kontaktoni avokatin tuaj).
  • Të tërheqin vëmendjen e autoriteteve vendore për çështjet e shëndetit të të burgosurit (por vetëm nëse është e nevojshme dhe e mundshme për ta bërë këtë). Autoritetet lokale janë përgjegjëse për sigurimin ndaj të burgosurve me kujdesin e duhur mjekësor.
  • Të sigurohen që të burgosurit shqiptarë të marrin trajtim të njëjtë si të burgosurit e tjerë.
  • Të ndjekin me autoritetet e burgut, ankesat tuaja në lidhje me keqtrajtimin ose diskriminim eventual.
  • Në rastin e kërkesës apo pëlqimit të burgosurit për të marrë ndihmë konsullore, përfaqësuesi konsullor merr takim me te burgosurin apo autoritetet e burgut/punonjësit social të burgut.
  • Të informojë familjen/miqtë për paraburgimin tuaj, në rast të kërkesës apo pëlqimit të burgosurit.

 

Çfarë NUK mund të bëjë Ambasada/Konsullata:

  • Të sigurojë një trajtim më të mirë për qytetarët shqiptarë se të burgosurit e tjerë.
  • Të japë ose paguajë për këshilla ligjore.
  • Të paguajë lirimin me kusht, gjobat ose kostot e përfaqësimit ligjor.
  • Të hetojë një krim.
  • Të ndërhyjë ose ndikojë në sistemin gjyqësor vendor (në përputhje me Konventat e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike (1961) dhe konsullore (1963) dhe në përputhje me legjislacionin vendas, Ambasada/konsullata nuk gëzon asnjë tagër dhe asnjë të drejtë të ndërhyjë në çështjet gjyqësore të vendit pritës).
  • Të ndërhyjnë në procedurat ligjore ose çështjen e fajit apo të pafajësisë në një vend tjetër.
  • Të shtyjnë procedurat gjyqësore.
  • Të jap ndihmë financiare gjatë kohës që jeni në burg.
  • Të dërgojë pako/para në emër të miqve ose të afërmve.
  • Në disa raste, ambasada ose konsullata nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë të burgosurit me shtetësi të dyfishtë në vendin e kombësisë së tyre të tjera. Kjo është për shkak të ligjeve në vendin në fjalë.

 

Adresa

Ambasada Shqiptare
Capllavägen 7, 181 32
LIDINGÖ, Stockholm

Tel / Fax

Tel. +46 8 7310920
Tel. emergjence
+46 73 57 42 350
Orari i pritjes se telefonatave: 10:00 – 14:00
Fax. +46 8 767 6557

E-MAIL

embassy.stockholm@mfa.gov.al (rekomandohet komunikimi me e-mail për çështje konsullore)

Orari zyrtar

E hënë- E enjte
09:00-17:00
E premte
09:00- 14:00