Kryenegociatori i Shqipërisë, Ambasadori Zef Mazi, takon në Helsinki MPJ finlandez Pekka Haavisto, i cili konfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE.

Kryenegociatori i Shqipërisë për integrimin e vendit në BE, Ambasadori Zef Mazi, zhvilloi më 8 tetor një vizitë zyrtare në Finlandë, ku u takua me MPJ, Pekka Haavisto. 
Në takim u shkëmbyen mendime për një numër çështjesh të rëndësishme, si bashkëpunimet rajonale, vendimet për kuadrin negociues për Shqipërinë dhe konferencën e parë ndërqeveritare, ngerçi dhe bllokimi i ecurisë për shkak te mosmarreveshjes midis Bullgarisë dhe Maqedoninë së Veriut, etj.
Ministrit Haavisto iu paraqit qëndrimi i qartë i Shqipërisë, perfshirë me argumentat, se përse duhet bërë sa më parë konferenca.  U theksua se alternativa e vetme është vijimi i procesit te integrimit.
Ministri Haavisto konfirmoi mirëkuptimin e palës finlandeze, përgëzimin dhe mbështetjen e saj për plotësimin nga Shqiperia të të gjithë kërkesave të Keshillit per mbajtjen e konferences. Qëndrimi i Finlandës ka qenë dhe është mbështetëse e qartë e vijimit të procesit të zgjerimit dhe se Shqipëria i ka plotësuar kërkesat për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.
Kryenegociatori Zef Mazi zhvilloi edhe një sërë takimesh me përfaqësues të institucioneve të ndryshme finlandeze. 
Gjatë vizitës në Finlandë, Kryenegociatori Zef Mazi u shoqërua nga Ambasadori i RSH në Finlandaë (jo rrezident), Virgjil Kule.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Capllavägen 7, 181 32
LIDINGÖ, Stockholm

Tel / Fax

Tel. +46 8 7310920
Tel. emergjence
+46 73 57 42 350
Orari i pritjes se telefonatave: 10:00 – 14:00
Fax. +46 8 767 6557

E-MAIL

embassy.stockholm@mfa.gov.al (rekomandohet komunikimi me e-mail për çështje konsullore)

Orari zyrtar

E hënë- E enjte
09:00-17:00
E premte
09:00- 14:00