Articles

Nënshkrimi i Marrëveshjes për Eleminimin e Taksimit të Dyfishtë me Finlandën

Albanian

Sot, me datë 08.06.2022, Ambasadorët Sh.T. Zj. Maimo Henriksson dhe Sh.T. Z. Virgjil Kule nënshkruan Marrëveshjen për "Eleminimin e taksimit të dyfishtë në lidhje me tatimet mbi të ardhurat dhe parandalimin dhe shmangien e evazionit tatimor" ndermjet Këshillit të Ministrave të Republikës së SHQIPËRISË dhe Qeverisë së Republikës së FINLANDËS.

NJOFTIM PASAPORTA DHE KARTA ID

Albanian

Njoftojmë të gjithë shtetasit të cilët kanë aplikuar për pasaporta dhe karta ID deri në datën:

22 KORRIK 2022,

të paraqiten në Ambasadë për tërheqjen e tyre.

Shërbimi i shpërndarjes ofrohet nga e hëna  deri të premten, nga ora 10:00 deri në orën 14:00.

......................................................................................................

UDHËZIM

PËR PERSONAT QË DUAN TË TËRHEQIN PASAPORTËN ME POSTË

Për tërheqjen e pasaportës me postë duhet të keni parasysh, si më poshtë:

Malmö, Suedi: Forumi Ndërkombëtar mbi memorien e Holokaustit dhe luftën kundër antisemitizmit1

Albanian

Nën kujdesin e KM Stefan Löfven, sot në Malmö organizohet Forumi Ndërkombëtar në kujtim të Holokaustit dhe Luftës kundër Antisemitizmit (International Forum on Holocaust Remembrance and Combating Antisemitism).
Në këtë aktivitet janë ftuar kryetarë shtetesh dhe kryeministra të vendeve të ndryshme. 
Në këtë Forum merr pjesë edhe një delegacion nga Shqipëria, i kryesuar nga Kryeministri z. Edi Rama, i cili shoqërohet nga Ambasadori i RSH në Mbretërinë e Suedisë, z. Virgjil Kule.  

Kryenegociatori i Shqipërisë, Ambasadori Zef Mazi, takon në Helsinki MPJ finlandez Pekka Haavisto, i cili konfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE.

Albanian

Kryenegociatori i Shqipërisë për integrimin e vendit në BE, Ambasadori Zef Mazi, zhvilloi më 8 tetor një vizitë zyrtare në Finlandë, ku u takua me MPJ, Pekka Haavisto. 
Në takim u shkëmbyen mendime për një numër çështjesh të rëndësishme, si bashkëpunimet rajonale, vendimet për kuadrin negociues për Shqipërinë dhe konferencën e parë ndërqeveritare, ngerçi dhe bllokimi i ecurisë për shkak te mosmarreveshjes midis Bullgarisë dhe Maqedoninë së Veriut, etj.

DREJTUAR MËSUESVE TË MËSIMIT PLOTËSUES TË GJUHËS SHQIPE

Albanian

Drejtuar Mësuesve të Mësimit Plotësues të Gjuhës Shqipe në Suedi, Norvegji, Finlande dhe Islandë:

Njoftim mbi shpalljen Ditë Zie Kombëtare të datës 21.03.2021

Albanian

Sot flamuri kombëtar i Republikës së Shqipërisë u ul në gjysmë shtizë në nderim të të ndjerit, Bashkim Fino, Kryeministër i Qeverisë së Pajtimi Kombëtar dhe deputet në një sërë legjislaturash.

Kalendari i festave zyrtare për vitin 2021

Albanian

14.03.2021

Dita e Verës*

22.03.2021

Dita e Nevruzit

04.04.2021

E diela e Pashkëve Katolike*

01.05.2021

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve*

02.05.2021

E diela e Pashkëve Ortodokse*

13.05.2021

Dita e Bajramit të Madh**

20.07.2021

Dita e Kurban Bajramit**

05.09.2021

Dita e Shenjtërimit të Shenjt Terezës*

28.11.2021

Dita Flamurit dhe e Pavarësisë*

29.11.2021

Linde: Shqipëria, shumë e suksesshme me sistemin e ri të drejtësisë

Albanian

Konferenca e përbashkët për shtyp me Ministren e Jashtme suedeze, Ann Linde:
 
Kryeministri Edi Rama: Mirëdita të gjithëve!
Sapo kemi përfunduar një takim shumë të dobishëm dhe natyrisht, shumë miqësor me ministren suedeze të Punëve të Jashtme dhe mund ta them me kënaqësi, edhe një mike të çmuar, e cila është sot këtu si kryetare e radhës e OSBE-së, pasi vitin e ardhëm Suedia merr kryesinë dhe njëkohësisht, si një partnere e angazhuar e Shqipërisë dhe e Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit Europian.

Cakaj vijon vizitën në Suedi, takon Wallensteen: Integrimi, Këshilli i Sigurimit dhe thellimi i bashkëpunimit, pikat ku kemi mbështetje maksimale

Albanian

Gjatë vizitës zyrtare në Stokholm, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, zhvilloi një takim edhe me Sekretaren e Shtetit në Kryeministri, Karin Wallensteen.
Ndër temat e diskutuara në takim ishte edhe angazhimi i përbashkët në kuadër të OSBE-së, në rrafshin politik, ekonomik dhe njerëzor.

Cakaj në Stokholm takohet me homologen Linde: Suedia mbështetje teknike të pakushtëzuar për negociatat

Albanian

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Ministren e Jashtme të Suedisë, Ann Linde, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Stokholm.
Në fokus të bisedimeve të takimit ishte puna e jashtëzakonshme e Agjencisë Suedeze të Zhvillimit dhe Bashkëpunimit (SIDA), në zhvillimin e Shqipërisë dhe mbështetjen teknike të grupit përgjegjës për negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Capllavägen 7, 181 32
LIDINGÖ, Stockholm

Tel / Fax

Tel. +46 8 7310920
Tel. emergjence
+46 73 57 42 350
Orari i pritjes se telefonatave: 10:00 – 14:00
Fax. +46 8 767 6557

E-MAIL

embassy.stockholm@mfa.gov.al (rekomandohet komunikimi me e-mail për çështje konsullore)

Orari zyrtar

E hënë- E enjte
09:00-17:00
E premte
09:00- 14:00