Shërbime të Ambasadës

 

SHERBIMI

TARIFA

PERSHKRIMI

DOKUMENTA TE NEVOJSHEM

 

ME APOSTILLË

 

-- 

 

Shqipëria dhe Spanja janë anëtare të Konventës së Hagës e njohur edhe si ”Konventa e Apostiles”. Dokumentet e lëshuara në Shqipëri duhet të pajisen me vulën apostilë, para se të paraqiten në autoritetet e Spanjës. Dokumentet e lëshuara në Spanjë duhet të pajisen me vulë apostilë e më tej të paraqiten në autoritetet shqiptare. 

Ambasada në Madrid nuk mund të pajisë dokumente me vulë apostilë. 

 

Dokumente të lëshuara në vendet respektive.

 

CERTIFIKATA, VËRTETIME

 

30 €

 

Dokumente të lëshuara nga Ambasada në Madrid, të tilla si e Rregjistrimit Konsullor, vërtetime në mbështetje të dokumenteve që janë lëshuar në Shqipëri etj. Nuk lëshohen certifikata/vërtetime të Gjendjes Civile, ato merren në Shquipëri. Në këtë Ambasadë nuk lëshohen pasaporta biometrike dhe leternjoftimi të shtetasve shqiptarë.

 

 

Dokumente që mbështesin vërtetimin/certifikatën që kërkohet.

 

VERIFIKIM DOKUMENTI

 

10 €

 

Dokumente shqiptare që kërkohen të verifikohen nga autoritetet spanjolle.

 

 

Dokumente të ndryshme.

 

PËRPILIM PROKURASH DHE AKTESH NOTERIALE

 

30 €

 

Akte të ndryshme noteriale, autorizim personash të tjerë, deklarata etj. Nuk hartohen prokura për akte trashëgimie dhe specifike - ato hartohen pranë noterëve vendas.

 

 

Dokumente identifikues të personave që përfaqësohen.

 

LEJEKALIMI

 

30 €

 

Për shtetasit shqiptarë që nuk zotërojnë pasaportë për efekte udhëtimi në Shqipëri. Ka vlerë vetëm për një udhëtim, vetëm për në Shqipëri.

 

Dokumente të tjerë që vërtetojnë identitetin e kërkuesit, denuncim policor në rastet e humbjes së pasaportës.

 

 

Për të gjitha shërbimet, pagesat kryhen në llogarinë bankare të Ambasadës së RSH në Madrid që iu vihet në dispozicion qytetarëve shqiptarë apo të huaj kur plotësojnë kriteret e procedurave për shërbimet e kërkuara:

Llogaria bankare: Banco BBVA Cuenta Corriente : 0182-4028-73-0201546839

Adresa

Embajada de Albania
Calle Lagasca, 68 . 1ºB,
28001 MADRID

Tel / Fax

Tel. +34 91 562 6985
Fax. +34 91 561 3775
Nr. i emergjencës:+34 606 376 830

E-MAIL

embassy.madrid@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00