Përshëndetja e mirëseardhjes

Të nderuar vizitorë,

Ju urojmë mirëseardhjen tek faqja jonë “Shqipëria në Spanjë”.

Është nder dhe privilegj i veçantë për mua t’i shërbej Republikës së Shqipërisë si ambasador në Mbretërinë e Spanjës. Bashkë me stafin e ambasadës ne punojmë për të përfaqësuar e promovuar interesat dhe vlerat e tij. Qëllimi i punës tonë është të thellojmë dhe fuqizojmë bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Spanjës.

Marrëdhëniet mes dy vendeve tona, të ndërtuara përgjatë historisë, janë ekselente. Kemi vullnetin e plotë për t’i thelluar më tej, në të gjitha sektorët dhe fushat e interesit. Në më të shumtën e tyre ndajmë vlera dhe standarde të njëjta. Të dy vendet tona janë pjesë e Aleancës së NATO-s. Shqipëria është vend kandidat i BE, familjes ku Spanja është tashmë anëtare.

Në faqen tonë do të gjeni informacione për aktivitetet e ndryshme të ambasadës, të reja nga zhvillimet në Shqipëri dhe shërbimet që ofrohen nga sektori konsullor për shtetasit shqiptarë e të huajt. Ju inkurajojmë të na vizitoni rregullisht. Lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni për informacione që keni nevojë përmes çdo kanali komunikimi me ne. Ne mirëpresim çdo koment apo sugjerim që do të keni.

Gazmend Barbullushi

Ambasador

Adresa

Embajada de Albania
Calle Lagasca, 68 . 1ºB,
28001 MADRID

Tel / Fax

Tel. +34 91 562 6985
Fax. +34 91 561 3775
Nr. i emergjencës:+34 606 376 830

E-MAIL

embassy.madrid@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00