Mbrëmje për Shqipërinë, Descubriendo Albania

Mbrëmje interesante për Shqipërinë, organizuar më datë 16 shtator 2021, nga “Real Casino Madrid” dhe “Academia Diplomatica” me temë “Të zbulojmë Shqipërinë”

Një falënderim më se të përzemërt për organizatorët.

Prezantuan dhe diskutuan në panel:

Z. Gazmend Barbullushi, ambasador i Shqipërisë në Madrid

Z. Manuel Montobio, ambasador i parë i Spanjës në Tiranë, diplomat, shkrimtar dhe autor i  pesë botimeve kushtuar Shqipërisë

Z. Santiago de la Vela, kryetar ekzekutiv i Akademisë Diplomatike

Z. Eva Guillermina Fernandez Ortiz, drejtoreshë e Departamentit të Kulturës në Bashkinë e Santander, përkthyese në spanjisht e vepër “Shqipëria e Epërme”, të Mary Edith Durham, botim i këtij viti.

Z. Gerardo Seco Rodenas, dekan i Kryesisë së Casino de Madrid

Një falënderim të veçantë, gjithashtu, për z. Manuel Montobbio dhe znj. Eva Guillermina për prezencën e kontributet e tyre me mjaft brendi e interes në këtë mbrëmje.

Auditori i pranishëm u njoh me kërshëri me historinë e lashtë të Shqipërisë, lidhjet e saj me Spanjën, vetitë e shqiptarëve, identitetin, gjuhën dhe traditat e tyre unike.  

Adresa

Embajada de Albania
Calle Lagasca, 68 . 1ºB,
28001 MADRID

Tel / Fax

Tel. +34 91 562 6985
Fax. +34 91 561 3775
Nr. i emergjencës:+34 606 376 830

E-MAIL

embassy.madrid@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00