Festa Kombëtare

Me rastin e Ditës së Flamurit dhe 109 vjetorit të Pavarësisë, Ambasada Shqiptare në Madrid pati kënaqësinë të japë një pritje, të organizuar në datë 25 nëntor, 2021. Në nderim të kësaj dite të madhe morën pjesë personalitete të autoriteteve spanjolle, ambasadorë, miq, dashamirës dhe gjithashtu përfaqësues të komunitetit shqiptar në Spanjë.
 
Ambasadori, z.Gazmend Barbullushi, në fjalën e tij vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera që Shqipëria ka me Spanjën, të cilat kulmuan këtë vit me vizitën zyrtare të kryeministrit, z. Edi Rama, në Madrid. Ambasadori gjithashtu falenderoi Spanjën për mbështetjen e vazhdueshme e aktive që i jep Shqipërisë në proçesin e saj të integrimit evropian. 
 
Pjesë e këtij programi të pritjes ishte koncerti që dhanë dy artistët tanë virtuozë, znj. Mariana Pelari, në piano, dhe z. Florian Vlashi, në violinë, me pjesë shqiptare dhe spanjolle. 

Adresa

Embajada de Albania
Calle Lagasca, 68 . 1ºB,
28001 MADRID

Tel / Fax

Tel. +34 91 562 6985
Fax. +34 91 561 3775
Nr. i emergjencës:+34 606 376 830

E-MAIL

embassy.madrid@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00