Ermonela Jaho shkëlqen në Teatro Real në Madrid

U çel në mbrëmjen e 12 dhjetorit në Teatro Real në Madrid sezoni i operës “La bohème”, të kompozitorit Giacomo Puccini.  Në premierë shkëlqeu me performancën e saj të magjishme sopranoja jonë, zn. Ermonela Jaho.

Në rolin e Mimì-t, znj. Jaho dhuroi emocione të jashtëzakonshme tek publiku me një me kombinim të adhurueshëm të nivelit më të lartë artistik si në ekzekutim, ashtu dhe interpretim të këtij roli.

Në përfundim të shfaqjes pati nderin dhe kënaqësinë të urojë e përgëzojë artisten tonë ambasadori, z. Gazmend Barbullushi.

Urimet dhe përgëzimet tona më të mira për zonjën Ermonela Jaho!

Adresa

Embajada de Albania
Calle Lagasca, 68 . 1ºB,
28001 MADRID

Tel / Fax

Tel. +34 91 562 6985
Fax. +34 91 561 3775
Nr. i emergjencës:+34 606 376 830

E-MAIL

embassy.madrid@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00