EKSPOZITË FOTOGRAFIKE NË MADRID - "SHQIPËRIA .... NJË UDHËTIM NË KOHË"

Bashkia Leganés - Madrid, hapi më 10 shkurt 2017 ekspozitën fotografike "Shqipëria .... një udhëtim në kohë". Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri më 30 mars 2017, mund të vizitohet gratis nga ora 09:00 deri 21:00 në Centro Cívico Julián Besteiro, Avenida Rey Juan Carlos I, 30 Leganés, Madrid.

Nëpërmjet kësaj ekspozite vizitorët mund të njohin në detaje aspekte të jetës dhe zakoneve të shqiptarëve. Katër fotografë spanjollë Ana María Hernández, Isabel H. Huélamo, Pilar del Pozo nën drejtimin e Paco Morillo-s, sjellin para publikut spanjoll 32 fotografi, me katër vështrime personale të ndryshme mbi të njëjtën skenë dhe duke përkuar në kohë.
Fotografitë pasqyrojnë impaktin në ndjeshmërinë e këtyre fotografëve gjatë vizitës së tyre në Shqipëri. Nëpërmjet këtij udhëtimi në vendin tonë, dëshmohet mbi njerëzit dhe historitë e tij.

Adresa

Embajada de Albania
Calle Lagasca, 68 . 1ºB,
28001 MADRID

Tel / Fax

Tel. +34 91 562 6985
Fax. +34 91 561 3775
Nr. i emergjencës:+34 606 376 830

E-MAIL

embassy.madrid@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00