Dita e Shqipërisë në CAOC, Torrejon

Në bazën e NATO-s, Torrejon, Spanjë, u organizua më datë 9 janar 2020 Dita e Shqipërisë. Në Ceremoninë solemne u ngrit Flamuri Kombëtar dhe u luajt Himni i Flamurit. Morën pjesë Ambasadori i RSH në Madrid, z. Gazmend Barbullushi, dhe komandanti i bazës, LTG Rubén Carlos García Servert.

Në fjalën e tij përshëndetëse për trupat e pranishme Ambasadori falënderoi edhe njëherë vendet e NATO për solidaritetin dhe ndihmën e dhënë për përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019, theksoi rolin e rëndësishëm të Shqipërisë, anëtare të NATO-s, për sigurinë në rajon, si dhe kontributin e saj si Kryesi e OSBE-së për vitin 2020.

Adresa

Embajada de Albania
Calle Lagasca, 68 . 1ºB,
28001 MADRID

Tel / Fax

Tel. +34 91 562 6985
Fax. +34 91 561 3775
Nr. i emergjencës:+34 606 376 830

E-MAIL

embassy.madrid@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00