Baza e të dhënave për studentët shqiptarë jashtë shtetit

Me qëllim rritjen e përkujdesjes ndaj studentëve që studiojnë jashtë shtetit dhe angazhimit më intensiv të tyre, me Vendimin e Këshillit të Ministrave, 504/2020, është krijuar baza e të dhënave shtetërore për studentët.Në këtë bazë të dhënash do të përfshihen studentët shqiptarë, shtetas shqiptarë me studime jashtë shtetit, dhe studentë shqiptarë, me shtetësi të huaj, që kanë janë mbështetur me bursë nga Republika e Shqipërisë.

Informacioni që do të përfshihet në këtë databazë ka të bëjë me të dhëna përmbi studentin dhe përmbi studimet.

- Të dhënat për studentin: emër, mbiemër, numër identiteti, adresë kontakti, vendlindje, ditëlindje.

- Të dhënat për studimet: periudha e studimeve, shteti pritës, universiteti ose institucioni i arsimit të lartë, fusha e studimeve, adresa elektronike e kontaktit.

Për studentët shqiptarë, me shtetësi të huaj, është i nevojshëm dhe burimi i financimit të bursës.

Këto të dhëna mund të dërgohen në adresat:

- Embajada de Albania, Madrid; Calle Lagasca 68-1D; 28001 Madrid;

- Me fax: +34 (91) 561 3775;

- Me email: embassy.madrid@mfa.gov.al / secretaria@elbania.es

Janë të ftuar të gjithë studentët me banim në Spanjë dhe në vendet që mbulon Ambasada në Madrid, Andorra, Marok e Mauritani, të bëhen pjesë e kësaj nisme.

Për çdo paqartësi mund të kontaktohet Ambasada: Tel.: +34 91 562 6985 ose e-mail: secretaria@ealbania.es

Adresa

Embajada de Albania
Calle Lagasca, 68 . 1ºB,
28001 MADRID

Tel / Fax

Tel. +34 91 562 6985
Fax. +34 91 561 3775
Nr. i emergjencës:+34 606 376 830

E-MAIL

embassy.madrid@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00