Zëvendës Ministrja e Drejtësisë Adea Pirdeni merr pjesë në Forumin Ministerial të Drejtësisë BE-Ballkani Perëndimor

Në ditën e dytë të Forumit Ministerial BE-BP të çështjeve të brendshshme e të drejtësisë, organizuar në Brdo në kuadër të Presidencës sllovene të Këshillit të BE-së, u takuan ministrat e drejtësisë nga vendet e BP dhe drejtues të institucioneve të BE-së. Shqipëria u përfaqësua nga zëvendës ministja e Drejtësisë Adea Pirdeni. Përveç ministrit të Drejtësisë të Sllovenisë ishin pjesëmarrës edhe komisioneri evropian për drejtësinë, përfaqësues të institucioneve evropiane të drejtësisë, si edhe përfaqësues të Francës dhe Republikës Çeke, vende që do të marrin dy presidencat pasardhëse të Këshillit të BE-së. Janë diskutuar një numër sfidash e projektesh të drejtësisë në vendet e BP. Theksi është vënë në shtetin e së drejtës, nevojën e trainimit të ekspertëve të drejtësisë, dixhitalizimin e sistemit të drejtësisë, etj. Zëvendës ministrja Pirdeni ka prezantuar për të pranishmit hapat reformues të sistemit shqiptar të drejtësisë, projektet që tashmë janë funksionale, si edhe hapat e mëtejshëm reformues në këtë fushë. Në forumin ministerial ishte i pranishëm edhe ambasadori Pëllumb Qazimi.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Tavčarjeva ulica 10
1000 Ljubljana
Slovenia

Tel / Fax

Tel. +38615473650
Fax +38615473652
Nr. emergjence
+38631240760

E-MAIL

embassy.ljubljana@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
08:00 - 16:00