
Forumi ministerial u organizua në kuadrin e Presidencës sllovene të Këshillit të BE-së, i cili u fokusua në rritjen e bashkëpunimit me vendet e Ballkanit Perëndimor në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit, ekstremizmit dhe menaxhimin e migracionit. Zëvendës ministri Lamallari ofroi për të pranishmit përvojën e Shqipërisë, arritjet dhe hapat në proces, duke nënvizuar rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit në kuadrin dypalësh e rajonal, si edhe me agjensi e institucione të BE-së. Ai gjithashtu zhvilloi një numër takimesh e bashkëbisedimesh si me Komisioneren Evropiane për Çështjet e Brendshme, drejtues të Agjensive Evropiane, etj. Zëvendës ministri në këtë forum ministerial shoqërohej nga ambasadori Pëllumb Qazimi.