Shqipëria merr Kryesinë e Bordit Drejtues të Qendrës së Ekselencës për Financat - CEF

Në datën 16 shkurt, ambasadori Pëllumb Qazimi u prit në takim nga Jana Repanšek, drejtore e CEF, Lubjanë. Nga muaji qershor 2022, Shqipëria merr Kryesinë njëvjeçare të Bordit Drejtues të Qendrës së Ekselencës për Financat - CEF. Kjo organizatë në mënyrë të vazhdueshme ka ofruar kontribut të vyer në fushat e menaxhimit të financave publike, politikave të taksave dhe administratës, sektorit bankar si edhe për lidership në menaxhimin e reformave. Shqipëria, krahas vendeve të tjera të Evropës Juglindore është përfituese e projekteve të ndryshme. Gjatë takimit është diskutuar dhe dakorduar edhe për veprimtari të përbashkëta ndërmjet CEF dhe Ambasadës së Shqipërisë.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Tavčarjeva ulica 10
1000 Ljubljana
Slovenia

Tel / Fax

Tel. +38615473650
Fax +38615473652
Nr. emergjence
+38631240760

E-MAIL

embassy.ljubljana@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
08:00 - 16:00